Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Shqipėria nė luftėrat e Komnenėve me normanėt e Italisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Shqipėria nė luftėrat e Komnenėve me normanėt e Italisė   14/11/2007, 23:43

Shqipėria nė luftėrat e Komnenėve me normanėt e Italisė


Shekulli XI solli ndryshime thelbėsore nė strukturėn e brendshme ekonomiko-shoqėrore tė Perandorisė Bizantine si dhe nė marrėdhėniet e saj me botėn e jashtme. Hipja nė fron e perandorit Aleksi I Komneni (1081-1118), shėnon ardhjen nė fuqi tė aristokracisė ushtarake. Fillon epoka e artė e feudalizmit ushtarak, qė karakterizohet nga ekspansioni i pronės ushtarake tė kushtėzuar (pronies) dhe qė nė Shqipėri u shfaq me ngritjen e njė sėrė familjesh shqiptare, pjesėtarė tė tė cilave fitojnė prona, tituj dhe funksione tė larta nga pushteti qendror.
Nė planin e jashtėm, Perandoria Bizantine merr njė orientim tė qartė perėndimor qė do tė ruhet pėrgjatė gjithė sundimit tė dinastisė Komnene (1081-1185). Mė 1071 Bizanti humbi kėshtjellėn e tij tė fundit nė Italinė e Jugut, Barin. Nga ai ēast, kundėr territoreve bizantine filluan sulmet e paprera tė normanėve dhe tė kryqtarėve perėndimorė. Kjo dinamikė e re nė marrėdhėniet Lindje-Perėndim i vendosi trevat shqiptare nė qendėr tė ngjarjeve. Ato pėrbėnin tashmė kufirin skajor perėndimor tė Bizantit, ndėrkohė qė pėr fuqitė e reja tė perėndimit Shqipėria, me portet dhe me rrugėt gjatėsore tė saj, ku vazhdonte tė shquhej Rruga e vjetėr Mbretėrore (Egnatia), ishte ura ideale qė bėnte tė mundur avancimin e ushtrive pushtuese drejt Konstandinopojės. Pėr rrjedhojė, trevat shqiptare u bėnė vendi i pėrplasjeve tė mėdha ushtarake, kulturore e fetare, qė ndikuan sė tepėrmi zhvillimin historik tė tyre.
Pas pushtimit tė Barit, mė 1071, Robert Guiskardi arriti tė bashkojė tė gjitha zotėrimet e princėrve normanė tė Italisė sė jugut dhe krijoi njė mbretėri tė fuqishme, qė menjėherė i hodhi sytė nė anėn tjetėr tė Adriatikut. Nė pranverėn e vitit 1081, njė ushtri e madhe normane u nis nga portet e Brindizit e tė Otrantos nėn drejtimin e vetė Guiskardit dhe tė djalit tė tij, Boemundit. Ky i fundit me njė pjesė tė flotės zbarkoi nė brigjet e Vlorės dhe, brenda njė kohe tė shkurtėr, pushtoi kėtė qytet dhe qendrat e rėndėsishme strategjike tė Kaninės e tė Jerikos (Orikumit). Pjesa kryesore e ushtrisė normane, nėn drejtimin e Robert Guiskardit, zbarkoi mė nė jug, nė zonėn e Butrintit. Atė e bir iu drejtuan Durrėsit, i pari nėpėrmjet detit, kurse i dyti me anė tė njė marshimi nė rrugė tokėsore. Njė furtunė e befasoi Guiskardin nė Kepin e Gjuhės, duke mbytur pjesėn mė tė madhe tė flotės normane. Mbeturinat e ushtrisė sė tij arritėn tė bashkohen me forcat e Boemundit nė Glavinicė (Ballsh), ku mbėrritėn dhe pėrforcime tė reja nga Italia. Pasi pushtuan krejt “fushėn e Ilirikut” nė qershor 1081 ushtritė normane arritėn tė mbyllin rrethimin e Durrėsit.
Perandori bizantin, Aleksi I Komnen, me ēdo mėnyrė kėrkoi tė shmangė pushtimin e qytetit kryesor tė Adriatikut, qė hapte rrugėn drejt Selanikut e Konstandinopojės. Ai dėrgoi si komandant tė qytetit tė afėrmin e tij, Gjergj Paleologun. Me qėllim qė tė ndėrpriste komunikimin e forcave tė Robert Guiskardit me brigjet e Apulisė, Komneni lidhi njė aleancė me Venedikun, i cili vuri nė dispozicion tė perandorit bizantin flotėn e tij tė fuqishme, kundrejt njohjes sė privilegjeve tregtare nė territoret e Perandorisė Bizantine. Kjo marrėveshje, qė u pėrtėri disa herė nė vitet e mėvonshme, vendosi bazat e hegjemonisė sė Venedikut nė detet e nė tregjet bizantine.
Si rezultat i bashkėpunimit midis ushtrisė kryesore bizantine tė dislokuar nė lindje tė Durrėsit, garnizonit tė qytetit nėn gjeneralin Gjergj Paleologu dhe flotės veneciane nė ujėrat e Durrėsit, normanėt pėsuan disa disfata, nė tokė e nė det. Por nė njė betejė vendimtare jashtė mureve tė Durrėsit, ku mori pjesė vetė perandori bizantin Aleks Komnen, normanėt korrėn njė fitore tė madhe. Nė kėtė betejė bizantinėve u mungoi ndihma e princit Bodin tė Dioklesė, aleat i tyre, i cili nė momentin e fundit refuzoi tė pėrfshinte trupat e tij nė betejė. Aleksi I bashkė me mbeturinat e ushtrisė sė tij u tėrhoq nėpėr luginėn e Erzenit, nė qafėn e Kėrrabės e grykėn e Shkumbinit dhe mbėrriti nė Ohėr.
Ndėrkohė normanėt e Robert Guiskardit iu kthyen qytetit tė Durrėsit, tė mbetur pa mbėshtetje nga jashtė. Komandanti Gjergj Paleologu, qė kishte marrė pjesė nė betejėn e fundit, nuk kishte mundur tė rifutej nė qytet dhe qe larguar bashkė me perandorin. Nė kėtė mėnyrė ky i fundit ia besoi mbrojtjen e Durrėsit komandantit tė trupave tė Arbrit. Kronistja bizantine, Ana Komnena, e cila njėherėsh ishte vajza e perandorit Aleks Komneni dhe qė i pėrshkruan me hollėsi ngjarjet nė fjalė, sqaron se prijėsi shqiptar kishte titullin e lartė tė komiskortit. Me gjithė qėndresėn e durrsakėve, qyteti u mor nga normanėt nė prag tė dimrit. Tregtarė nga qyteti i Amalfit e i Venedikut, qė banonin nė Durrės, ua hapėn tradhtisht portat e qytetit normanėve.
Pas rėnies sė Durrėsit ushtritė normane u lėshuan drejt lindjes dhe nė pak kohė zunė trevat e Dibrės, Pologut e tė Devollit. Por nė pranverė tė vitit 1082 Robert Guiskardi u detyrua tė kthehej nė Itali, ku kishin shpėrthyer revolta tė princėrve normanė, tė nxitura edhe nga Aleksi I Komneni. Djali i Guiskardit, Boemundi, nuk mundi t`i mbajė pėr shumė kohė pozicionet e fituara. Nėn goditjet e ushtrisė sė rimėkėmbur bizantine dhe tė popullsive vendase, normanėt filluan tėrheqjen. Mė 1084 bizantinėt, tė ndihmuar nga banorėt e vendit, rimorėn Durrėsin. Po atė vit Robert Guiskardi vdiq nė zotėrimet e tij nė Itali dhe trupat e fundit normane u tėrhoqėn nga Shqipėria.
Deri nė fund tė sundimit tė perandorit Aleksi I Komnen, mė 1118, brigjet shqiptare u prekėn edhe dy herė tė tjera nga ushtri tė ardhura nga perėndimi. Mė 1096 nė portet e Durrėsit, Vlorės e tė Butrintit zbarkuan ushtritė e Kryqėzatės sė parė, tė drejtuara nga sovranė e princėr tė ndryshėm tė Evropės. Midis tyre ishte dhe Roberti i Flandrės dhe vetė Boemundi, sundimtari norman i Italisė sė Jugut. Njė tjetėr grupim kryqtarėsh, nėn komandėn e Rajmondit tė Tuluzės, mbėrriti nė Durrės nė rrugė tokėsore, nėpėrmjet Dalmacisė e Dioklesė. Nė Diokle, kryqtarėt ishin pritur “miqėsisht” nga princi Bodin, i cili tashmė ishte nė luftė tė hapur me pushtetin bizantin. Mbėrritja e luftėtarėve perėndimorė nė trevat, qė vite mė parė kishin qenė fushėbetejė mes normanėve e bizantinėve, e shqetėsoi sė tepėrmi Aleks Komnenin. Ai i porositi komandantėt e tij tė Durrėsit, Vlorės e tė viseve tė tjera qė tė ndiqnin me vėmendje lėvizjet e kryqtarėve dhe tė parandalonin ēdo pėrpjekje tė tyre pėr tė sulmuar e plaēkitur territorin bizantin. Megjithatė, Aleks Komneni iu shmang njė pėrplasjeje tė drejtpėrdrejtė me ta dhe bėri gjithēka pėr tė pėrshpejtuar largimin e kryqtarėve drejt lindjes. Ana Komnena dhe historianė perėndimorė, qė shoqėruan kryqėzatėn e parė, tregojnė se kryqtarėt e lodhur e tė rraskapitur nga lundrimi nė Adriatik, gjetėn nė tregjet e panairet e begata tė Durrėsit, Glavinicės e tė Adrianopojės (Gjirokastėr) prehjen dhe furnizimet e nevojshme pėr tė vazhduar marshimin e tyre drejt vendeve tė shenjta.
Megjithatė kontradiktat midis perandorit bizantin dhe prijėsve tė kryqėzatave, sidomos pasi kėta krijuan principatat e tyre nė lindje, erdhėn e u ashpėrsuan derisa pėrfunduan nė pėrleshje midis ushtrive tė krishtera. Veēanėrisht tė mprehta qenė pėrplasjet e Aleks Komnenit me armikun e tij tė vjetėr, Boemundin, qė kishte ngritur nė Siri njė principatė normane me qendėr nė Antioke. Nė pamundėsi pėr tė pėrballuar perandorin bizantin nė principatėn e largėt tė Lindjes, mė 1107 Boemundi u kthye nė Itali dhe filloi pėrgatitjet pėr njė invazion tė ri tė territorit bizantin.
Flota e madhe normane zbarkoi po atė vit nė viset e Vlorės, nga ku ushtritė e Boemundit iu drejtuan nėpėr tokė Durrėsit. Qyteti mundi t`u qėndrojė pėrpjekjeve tė pėrsėritura tė normanėve, tė cilėt pėrdorėn tė gjitha mjetet dhe teknikat e kohės pėr pushtimin e tij. Pa e hequr rrethimin e qytetit, Boemundi vazhdoi marshimin e tij drejt Lindjes. Perandori Aleks Komneni u pėrpoq tė ndalte pėrparimin e ushtrive normane duke bllokuar vendkalimet qė ēonin drejt Ohrit e Dibrės. Krahina e Arbrit, e papushtueshme pėr nga pozicioni strategjik e sistemet e fortifikuara tė saj, u bė teatri kryesor i veprimeve luftarake. Drejtimin e tyre perandor Aleksi ua besoi komandantėve tė shquar vendas, ndėr tė cilėt shquheshin Aleksandėr Kabashi (Kabasilla) e Eustath Kamizi. Vetė ai, me forca tė shumta ishte pozicionuar mė nė thellėsi, nė zonėn e Ohrit, Devollit e tė Kolonjės, nga ku mbėshteste njerėzit e tij tė angazhuar nė luftimet me normanėt nė Arbėr, Vlorė e nė Glavinicė. Pas disa muaj luftimesh rraskapitėse, ushtria normane, e bllokuar nė Ultėsirėn Perėndimore, u detyrua tė heqė dorė e tė kthehet nė Itali. Boemundi nėnshkroi nė kampin e perandorit bizantin nė Kolonjė njė marrėveshje poshtėruese pėr tė, sipas sė cilės ai hiqte dorė nga ēdo sulm kundėr territorit bizantin, prej zotėrimeve tė tij nė Itali e nė Siri (Antioke), si dhe e njihte veten si vasal tė Aleksandrit I Komnen.
Nėn sundimin e djemve tė Aleksit I, Johanit II (1118-1143) e Manuelit I Komnen (1143-1180), normanėt dhe bizantinėt bėnė secili nga njė pėrpjekje pėr tė kapėrcyer Adriatikun. Mė 1149 mbreti Ruxheri II i Sicilisė pushtoi Korfuzin dhe prej andej, pasi zbarkoi nė sterenė e Epirit, vazhdoi nė drejtim tė Tebės e tė Korintit. Por normanėt u detyruan tė tėrhiqen shpejt nga kėto qytete, qendra tė industrisė sė mėndafshit dhe ēuan nė Palermo, kryeqytet i mbretėrisė sė tyre, teknologjinė e prodhimit tė mėndafshit. Perandor Manueli I Komeni ishte i pari sovran bizantin qė imitoi Justinianin duke tentuar pushtimin e Italisė. Mė 1155 njė flotė bizantine e nisur nga portet shqiptare pushtoi qytetin e Ankonės. Nė pak kohė bizantinėt kapėn gjithė vijėn bregdetare nga Ankona nė Taranto. Por menjėherė perandori bizantin u ndodh pėrballė njė koalicioni fuqish armike, tė drejtuara nga mbreti norman Guljelmi I. Edhe Venediku, aleati i vjetėr i Bizantit, u rreshtua kundėr tij. Shumė shpejt trupat bizantine u larguan nga trevat italiane tė pushtuara prej tyre.
Nė vitin 1185 mbreti Guljelmi I bėri pėrpjekjen e fundit tė dinastisė normane tė Italisė pėr tė pushtuar territorin bizantin. Ky zbarkim i ri norman u parapri nga njė revoltė e banorėve tė viseve tė Vagenetisė (Ēamėri) kundėr pushtetit tė perandorit Androniku I Komneni (1182-1185). Me njė shpejtėsi tė pazakontė ushtritė normane pushtuan Durrėsin, strategu i tė cilit, Jan Vrana, parapėlqeu tė dorėzohej. Pas Durrėsit ushtritė normane u derdhėn nėpėr Rrugėn Mbretėrore (Egnatia) dhe mbėrritėn para qytetit tė Selanikut. Garnizoni i kėshtjellės, i pėrbėrė prej luftėtarėsh nga Kunavija e Arbrit ua dorėzoi qytetin perėndimorėve. Por kėsaj radhe, normanėt nuk arritėn tė konsolidojnė fitoret e tyre. Mė shumė se pėr meritė tė ushtrisė bizantine, ata u tėrhoqėn pėr shkak tė dobėsive tė organizimit e tė furnizimeve nė vende aq tė largėta nga bazat e tyre. Gjithsesi, Durrėsi e disa ishuj tė Jonit mbetėn edhe pėr disa kohė nė zotėrim tė normanėve. Me vdekjen e Guljelmit I nė krye tė Mbretėrisė sė Sicilisė erdhi sovrani gjerman Henriku VI, qė inauguroi sundimin e dinastisė Hohenshtaufen nė Italinė e Jugut. Sovranėt e rinj, bashkė me mbretėrinė, trashėguan nga paraardhėsit e tyre normanė politikėn e pushtimeve lindore. Jo mė kot mbreti Henriku VI Hohenshtaufen, sipas kronistit bizantin Niketa Konjati, e konsideronte veten “ zot tė tokave qė shtrihen nga Durrėsi nė Selanik”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
 
Shqipėria nė luftėrat e Komnenėve me normanėt e Italisė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Kultura kombėtare-
Kėrce tek: