Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Garderoba e Julkes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Garderoba e Julkes   8/4/2008, 23:44

Qė Julkės i pėlqen tė jetė e veshur si vajzė e vogėl kjo dihet tashmė. Por ja qė veshjet e saj pėrveēse pėr t’iu pėrshtatur natyrės sė saj tė ėmbėl, shėrbejnė edhe pėr t’i sjellė buzėqeshjen qė herėt nė mėngjes. Jo mė kot gjithēka nė gardėrobėn e saj ėshtė diellore. Prandaj dhe Julkėn nuk keni pėr ta parė kurrė tė ngrysur
Njė natyrė lozonjare si ajo e saja, njė emėr i lezetshėm dhe njė zė i ėmbėl, s’do mund tė mendoheshin kurrė brenda rrobave me ngjyrė tė zezė dhe modeleve klasike. As Brenda kėpucėve lustrafine e kostumeve me prerje serioze. E veshur nė mėnyrė tė tillė Julka nuk do tė dilte kurrė nga shtėpia.

Nė dollapin e saj ajo ka vendosur rregulla tė tjera. Asnjė rrobė nuk mund tė kalojė kanatet e stėrmėdha nėse nuk ėshtė e ėmbėl sa duhet, nėse nuk ka dizenjo interesante, nėse nuk ka ngjyra tė ndezura e sigurisht nėse nuk ėshtė e ēmendur mjaftueshėm. Vetėm nėse ajo ėshtė e bindur se njė rrobė i ka tė gjithė kėto, atėherė po qė ėshtė e sigurt se mund ta bėjė pjesė tė gardėrobės sė saj. E meqė gjėrat janė kėshtu si janė, e meqė tė vera ėshtė nė kulmin e saj, raftet feksin nga ngjyrat.
Nėpėr varėse janė radhitur fustanet e ylbertė dhe janė nxjerrė nga skutat ku ishin strukur ditėve tė dimrit tė gjitha ēantat portokalli, jeshile, me lodra, me qershiza, tė gjitha bluzat e pambukta me lule, gjithė shallet e mėndafshtė me pika e viza qė vendosen nė kokė, tė gjitha sandalet me ngjyra tė ndezura, tė gjitha rrobat e banjės shumėngjyrėshe, tė gjithė aksesorėt e ēmendur. E sigurisht tė gjitha xhinset, tė cilat Julka i do vėrtet shumė. “Unė jam natyrė sportive. Pa xhinset dhe pa atletet as qė mund ta mendoja veten”. Me takat nuk ka arritur kurrė tė vendosė marrėdhėnie miqėsore. “Takat vetėvrasėse i vesh vetėm atėherė kur skena e bėn tė pashmangshme njė veshje, qė pavarėsisht se pėr mua ngelet Brenda natyrės sportive, kėrkon tė tjera rregulla qė s’ke ē’bėn duhet t’u bindesh pėr tė respektuar publikun”.
E megjithatė, nėpėr ato dhjetėra kuti mund tė gjesh me shumicė edhe kėpucė e sandale me taka. Sepse, sado qė Julka i urren, ca detajeve tė lezetshme qė ia bėjnė me sy qė tutje vitrinave nuk u thotė dot “jo”. Dhe kur vjen puna pėr tė dalė dyqaneve, Julka nuk ngopet kurrė. “Zakonisht mė pėlqen tė bėj shopping gjatė udhėtimeve, por edhe kėtu blej shumė rroba. Madje ka qenė njė kohė kur bashkė me mikeshėn time tė ngushte ēdo fundjavė zbraznim dyqanet”. Tani ėshtė nė atė fazėn qė i ka dhėnė fjalėn vetes tė mos bėjė mė “prapėsi”. “Po pėrpiqem tė mbaj veten e tė mos bėj shumė shpenzime pėr rrobat, por…”. Me siguri qė edhe pse mund tė duket, ky betim nuk ėshtė aspak i thjeshtė pėr t’u mbajtur. Sepse mjafton qė t’i dalė pėrpara njė fustan apo bluzė me tone tė ėmbla, qė Julka tė vrapojė pėr ta blerė. Ngjyrave e ka vėrtet tė vėshtirė t;u rezistojė. Jo vetėm qė I pėlqen qė ēdo rrobė tė ketė ngjyra tė ndezura” jeshile, tė kuqe, tė verdha, portokalli…, por janė pikėrisht ngjyrat qė e bėjnė tė buzėqeshė edhe kur njė ditė nuk i ka nisur aq mirė sa duhet. Vetėm tė gjendet para dollapit tė saj dhe: “Mjafton njė fustan me ngjyra pėr ta nisur ditėn me buzėqeshje”.
Sidomos tani qė flokėt nuk i ka mė tė kuqe, ėshtė e lirė tė veshė ē’tė dojė. “Me atė ngjyrė mė dukej vėrtet se ishte e vėshtirė tė kombinoja gjėrat qė mė shkonin me flokėt. Kurse tani qė i kam tė verdha mė shkojnė tė gjitha”. Madje tani mund tė luajė edhe mė mirė me kombinimet. Janė ca detaje qė syrit tė saj tė mprehtė nuk mund t’i shpėtojnė. E kur diēka kėrcet nė veshjen e saj ajo ėshtė gati tė pėrmbysė gjithēka vetėm e vetėm qė ato qė ka vendosur tė veshė tė jenė nė tė njėjtėn linjė ngjyrash. “Dua qė veshja tė mė kombinojė deri edhe nė detajet mė tė imėta”. Dhe detajet pėr Julkėn janė vėrtet gjėrat e padukshme: vathėt sapo mikroskopikė qofshin, kapėsja e flokėve apo bishti i syzeve. Gjithēka e kombinuar.
E pėr tė qenė e kėnaqur deri nė fund, Julka ka zgjedhur edhe markat e saj tė preferuara, ku plotėson gjithmonė tekat e saj tė ėmbla: Diesel, Miss Sixty, Pepe Jeans. Me kėto etiket nė rrobat e saj vajza lozonjare ėshtė e bindur qė mund tė dalė e qetė nga shtėpia dhe t’i shtojė humorit tė saj edhe ca doza ėmbėlsie mė shumė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
 
Garderoba e Julkes
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shtypi dhe Politika :: Show Biz-
Kėrce tek: