Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Marrėdhėniet e pronės nė fshatin shqiptar nė shek. VIII-X.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Marrėdhėniet e pronės nė fshatin shqiptar nė shek. VIII-X.   14/11/2007, 23:32

Marrėdhėniet e pronės nė fshatin shqiptar nė shek. VIII-X.
Bashkėsia fshatare dhe ngastrat ushtarake.
Kalimi nė periudhėn e mesjetės edhe nė Shqipėri e zhvendosi qendrėn e gravitetit ekonomik nė fshat, ku qe pėrqendruar edhe masa dėrrmuese e popullsisė. Funksioni ekonomik i qyteteve u rrudh dhe kėto, duke pėrjashtuar Durrėsin edhe ndonjė tjetėr, pėrgjithėsisht mbijetuan si qendra administrativo-ushtarake e peshkopale. Disa syresh, si Skampa, Apolonia, Bylis, Amantia, Onkezmi, Euroia etj., pushuan sė ekzistuari si qendra tė banuara qė nė tė dalė tė periudhės antike.
Qeliza jetėsore e shoqėrisė shqiptare u bė bashkėsia fshatare, njė grupim njerėzish i organizuar mbi bazėn e njė territori tė pėrbashkėt dhe tė interesave tė pėrbashkėt. Lidhjet e gjakut te bashkėsia fshatare ruajnė deri diku rėndėsinė e tyre, por ato nuk janė mė kryesore, si dikur nė bashkėsinė fisnore. Organizimi nė bashkėsi e kapėrcente nė ndonjė rast kuadrin e njė vendbanimi fshatar, duke pėrfshirė disa tė tilla. Kėshtu lindėn bashkimet krahinore, qė u njohėn si tė tilla edhe nė kuadrin e organizimit administrativ e kishtar bizantin. Duke filluar nga shek. VIII, tė tilla nė trevat shqiptare pėrmėnden: Kunavia, Stefaniaka, Pulti, Devolli, Kolonja, Himara, Vagenetia.
Organizimi dhe funksionimi i bashkėsive fshatare nė Perandorinė Bizantine nė fazėn e hershme (shek. VII-VIII) pasqyrohet nė njė dokument juridik tė kohės, nė tė ashtuquajturin "Ligji bujqėsor" (nomos georgikos). Ligji nė fjalė kishte vlerė pėr tė gjitha territoret ballkanike tė Perandorisė Bizantine dhe, nė kėtė kuadėr, edhe pėr trojet shqiptare. Mjaft norma dhe institucione, qė gjejnė pasqyrim nė "Ligjin bujqėsor", u futėn nė tė drejtėn dokesore dhe si tė tilla mbijetuan deri nė kohėt e reja nė fshatin shqiptar.
Ėshtė e qartė qė "Ligji bujqėsor" pasqyron gjendjen e bashkėsive fshatare nė fazėn e shpėrbėrjes, kur prona private po karakterizonte gjithnjė e mė shumė marrėdhėniet e pronės.
Fshatarėt, tė cilėt jo rastėsisht quhen aty "zot" (kyrios), kishin tokėn e tyre arė, vreshtat, kopshtet, qė, sė bashku me shtėpinė dhe me bagėtitė, pėrbėnin pasurinė kryesore vetjake tė familjes fshatare. Mullinjtė, dhe shpeshherė edhe pyjet, ishin pronė e individėve tė veēantė. Si pronė vetjake, arat, vreshtat, kopshtet, bagėtia etj., mund tė trashėgoheshin, tė shkėmbeheshin, tė ndaheshin, tė jepeshin me qira, tė liheshin peng, madje mė vonė edhe tė shiteshin, veē brendapėrbrenda bashkėsisė. Pra, siē shihet, qė nė kohėn e "Ligjit bujqėsor" ekzistonin premisat ligjore pėr polarizimin shoqėror nė gjirin e bashkėsisė, nėpėrmjet grumbullimit tė mjeteve e pasurive nė pak duar.
Dhunimi ēfarėdo i pronės individuale ndėshkohej me masa qė shkonin nga zhdėmtimi e deri nė dėnime tė ashpra trupore, si me rrahje, damkosje me hekur tė nxehtė, me verbim apo me prerjen e dorės. S'ka dyshim qė ndėshkime tė tilla tė vrazhda pasqyrojnė ndikimin qė ushtroi mbi tė drejtėn bizantine e drejta dokesore e popujve barbarė, qė erdhėn e u vendosėn nė territorin bizantin nė shek. V-VII.
Me gjithė konsolidimin e pronės individuale, dispozitat e "Ligjit bujqėsor" tregojnė se, nė kohėn e veprimit tė tij, pronėsia e pėrbashkėt nuk ishte zhdukur pėrfundimisht. Kullotat, pyjet, ujėrat, tokat djerrė, vazhdonin tė ishin pronė e bashkėsisė dhe tė administroheshin nga kjo. Bashkėsia kishte njė fond tokash tė lira e tė papunuara, qė herė pas here ua ndante sipas nevojave anėtarėve tė bashkėsisė duke zbatuar sistemin e shortit (kleros). Njė mbeturinė e kohėve, kur tokat ishin pasuri e pėrbashkėt, ishte edhe sistemi i "arave tė hapura", sipas tė cilit, me pėrfundimin e korrjeve, bagėtitė mund tė kullosnin lirisht nė ngastrat e njėrit apo tjetrit. Po ashtu, arat e braktisura, pas njė afati tė caktuar, i ktheheshin pėrsėri bashkėsisė. Kjo mund t`i pėrdorte pėr tė kompensuar anėtarėt e bashkėsisė qė kishin nevojė pėr ngastra tė reja shtesė ose qė dėshironin tė ndėrronin tokėn e mėparshme. Bashkėsia, gjithashtu, kujdesej pėr veprimtari me interes tė pėrbashkėt, pėr shfrytėzimin e ujrave, pėr pajtimin e barinjve qė kullotnin tufat e fshatit dhe qė i shoqėronin ato nė shtegtimet nga kullotat verore nė ato dimėrore, pėr pajtimin e mjeshtėrve zejtarė qė kryenin punime pėr nevoja tė bashkėsisė dhe tė anėtarėve tė veēantė tė saj.
Njėsi bazė shoqėrore e bashkėsisė ishte familja e madhe patriarkale, qė bashkonte disa breza dhe qė drejtohej nga mė plaku. Tė parėt e familjeve, pjesėtarė tė bashkėsisė, formonin "kėshillin e pleqve", i cili trajtonte dhe zgjidhte nė bazė tė dokeve, tė gjitha problemet qė kishin tė bėnin me marrėdhėniet e brendshme tė bashkėsisė, si dhe me marrėdhėniet e saj me bashkėsitė fqinje dhe me pushtetin qendror.
Gjithsesi, bashkėsia fshatare pasqyron periudhėn e pasigurisė, qė karakterizoi kalimin nga koha e vjetėr nė kohėn e mesme, tė shoqėruar me pėrmbysje tė mėdha ekonomike, shoqėrore, etnike e kulturore. Duke u ofruar mbrojtje dhe solidaritet antarėve tė saj, bashkėsia fshatare pėrfaqėsonte njė zgjidhje tė pėrshtatshme pėr pėrballimin e kushteve tė reja.
Por ajo, siē lėnė tė kuptohet edhe vetė nenet e "Ligjit bujqėsor", mbetej njė formė organizimi shoqėror kalimtare drejt shoqėrisė feudale. Farėt e diferencimit shoqėror janė tė dukshme nė tė. Dokumente tė shek. VIII-X provojnė se nė gjirin e bashkėsive qe diferencuar shtresa e "tė fuqishmėve" (dynatoi) apo e "tė mėdhenjve" (megistanes). Inventari arkeologjik i varrezave tė ndryshme tė gjetura nė vendin tonė, dhe qė i pėrkasin kėsaj periudhe tė vėnies nė lėvizje tė procesit tė feudalizimit, ofron nga ana e tij prova tė prekshme, materiale, tė diferencimit shoqėror qė po pėrvijohej nė shoqėrinė shqiptare.
Krahas varreve me objekte tė ēmuara, si unaza floriri, monedha e pajisje luftarake, gjenden mė sė shumti edhe varre me inventar tė varfėr, ku qenė varrosur ata qė nė "Ligjin bujqėsor" quhen "tė skamurit" (aporoi). Kėta punonin ngastrat e tė tjerėve dhe jepnin pėr kėta tė dhjetėn e prodhimit ose punonin si rrogtarė tė thjeshtė (mistotė).
Pėrveē faktorėve tė brendshėm, nė diferencimin shoqėror nė gjirin e bashkėsive ndikoi dhe shteti. Duke e konsideruar bashkėsinė njė njėsi fiskale, pėrveēse njėsi administrative, shteti mblidhte prej tyre rregullisht detyrime, tė cilat rėndonin jo njėlloj mbi anėtarėt e bashkėsisė. Pėr t`u shpėtuar tatimeve, tė varfėrit e gjenin shpesh herė rrugėzgjidhjen nė shitjen apo braktisjen e ngastrave tė tyre.
Megjithatė, njė gjė e tillė nuk sillte zvogėlimin e sasisė sė rentės, qė i jepej shtetit nga bashkėsia, sepse ky zbatonte sistemin e garancisė kolektive (alelengyon), sipas tė cilit bashkėsia paguante edhe pėr ata anėtarė qė nuk qenė nė gjendje tė paguanin ose qė kishin braktisur ngastrat e tyre ose ua kishin shitur tė tjerėve. Nė kėtė rast tė fundit, me qėllim qė tė mos prishej homogjeniteti i bashkėsisė, ligji pėrcaktonte se tė drejtėn pėr blerjen e njė ngastre tė njė anėtari tė bashkėsisė e kishte sė pari fqinji i tij e pastaj njė pjesėtar ēfarėdo i saj. Kjo normė, qė synonte tė pengonte depėrtimin e pronarėve tė huaj nė bashkėsi, quhej e drejta e parablerjes (protimesis).
Nė kohėn ku nė Bizant sunduan perandorėt e "dinastisė maqedone", shek. IX-XI, njohėn njė pėrhapje tė gjerė tė ashtuquajturat "ngastra ushtarake" (stratiotika ktemata). Kėto shteti bizantin ua shpėrndante bujqve me kusht qė kėta tė kryenin shėrbimin ushtarak. Sistemi i "pronave ushtarake" njohu pėrhapje tė gjerė nė kohėn e riorganizimit politiko-administrativ tė Perandorisė Bizantine dhe tė ndarjes sė territorit tė saj nė provinca ushtarake (tema). Sistemi i temave, themeli ekonomik e shoqėror i tė cilit ishte prona e vogėl e bujkut-ushtar (stratiotit), u bė shtylla kurrizore e shtetit dhe e ushtrisė bizantine. Ndaj perandorėt bizantinė bėnė tė pamundurėn pėr t`i ruajtur tė paprekura "ngastrat ushtarake" nga sulmi i pronarėve tė mėdhenj. Por nėse pėr njė farė kohė ata ia arritėn kėtij qėllimi, duke nxjerrė edhe legjislacion tė posaēėm nė mbrojtje tė pronės sė vogėl, me kalimin e kohės u pa qartė se procesi i gllabėrimit tė ngastrave tė vogla ishte i pandalshėm. Rrėnimi i kėtyre tė fundit, qofshin ato prona tė stratiotėve apo tė anėtarėve tė bashkėsive fshatare, shkaktoi fillimin e njė krize tė gjatė e tė pandalshme ekonomike, financiare e ushtarake qė pėrfundoi nė fund tė fundit me vetė shembjen e Perandorisė Bizantine.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
 
Marrėdhėniet e pronės nė fshatin shqiptar nė shek. VIII-X.
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Kultura kombėtare-
Kėrce tek: