Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Shqipėria dhe Bizanti

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Shqipėria dhe Bizanti   14/11/2007, 23:29

Shqipėria dhe Bizanti
Pas ndarjes sė Perandorisė Romake nė dy pjesė, mė 395, trevat iliro-shqiptare hynė nė pėrbėrje tė Perandorisė Bizantine, siē quhet zakonisht pas kėsaj date Perandoria Romake e Lindjes sipas emrit antik tė kryeqytetit tė saj, Bizant, qė pėr nder tė Konstandinit tė Madh u quajt Konstandinopojė.
Ashtu siē i kishin dhėnė nė shek. III-IV Perandorisė Romake njė numėr perandorėsh e gjeneralėsh tė shquar, po ashtu gjatė periudhės sė hershme bizantine (shek. V-IX), trevat iliro-shqiptare i dhanė Perandorisė Bizantine disa perandorė, ndėr tė cilėt shquhen nė mėnyrė tė veēantė Anastasi I nga Durrėsi (491-518) dhe Justiniani I nga Taurisium i Shkupit (527-565). Me reformat dhe me masat e zbatuara nė administratėn civile e ushtarake, kėta dy perandorė pėrgatitėn kalimin nga antikiteti nė mesjetė dhe hodhėn bazat e asaj qė do tė ishte perandoria mė jetėgjatė nė historinė e qytetėrimit mesdhetar.
Pozicioni skajor nė kufi me Italinė, me tė cilėn interesat e Bizantit mbetėn deri nė fund tė lidhura ngushtė, pėrcaktoi rolin e jashtėzakonshėm tė trevave iliro-shqiptare nė kuadrin e Perandorisė Bizantine. Ato u kthyen nė njė nyje komunikimi tė Lindjes me Perėndimin dhe anasjelltas. Njė rol tė tillė e favorizonte ekzistenca e porteve tė rėndėsishme gjatė bregdetit tė Adriatikut e tė Jonit ose e arterieve rrugore qė fillonin prej tyre dhe zgjateshin nė thellėsi tė Gadishullit duke lidhur bregdetin me qendra tė tilla tė rėndėsishme, si Nishin, Shkupin, Ohrin, Sofjen, Kosturin, Selanikun, Adrianopojėn e vetė Konstandinopojėn. Ashtu si nė shekujt e lashtėsisė, rruga Egnatia vazhdoi ta luante rolin si vija kryesore e komunikimit midis provincave tė Perandorisė nė rrafshin perėndim-lindje. Pėrgjatė traktit perėndimor tė rrugės Egnatia (Durrės-Apoloni-Peqin-Ohėr) janė zhvilluar disa nga betejat mė tė pėrgjakshme tė historisė bizantine. Perandorėt bizantinė i kushtuan vėmendje tė veēantė mbrojtjes strategjike tė trevave iliro-shqiptare. Perandori Justiniani, sipas biografit tė tij, Prokopit tė Cezaresė, ndėrtoi nga e para apo rimėkėmbi 168 kėshtjella nė katėr provincat ilire: tė Dardanisė, Prevalit dhe tė dy Epirėve. Nga ana e tij, Anastasi I e rrethoi qytetin e tij tė lindjes, Durrėsin me mure madhėshtore qė shihen ende sot. Veē Durrėsit, pikėmbėshtetje tė pushtetit bizantin nė Shqipėri pėrbėnin Tivari, Shkodra, Lezha, Kruja, Dibra, Prizreni, Shkupi, Berati, Devolli, Kolonja, Adrianopoja etj. Mbrojtja e tyre dhe e territorit nė juridiksionin e tyre, u ishte besuar forcave e komandantėve vendas. Trupa ushtarake iliro-shqiptare shėrbenin gjithashtu nė vise tė tjera tė Perandorisė, sa nė Lindje aq edhe nė Perėndim. Nė kohėn e perandorit Justinian, ushtarė iliro-shqiptarė shėrbenin nė ushtrinė bizantine me qėndrim nė Itali. Nė njė nga mbishkrimet e asaj kohe tė gjetura nė Itali, bėhet fjalė pėr “numrin e madh tė ilirėve” (numerus felix Illyricianorum). Edhe nė shekujt e mėvonshėm, reparte nga trevat iliro-shqiptare shėrbenin nė provincat bizantine tė Italisė e nė provinca tė tjera nė Evropė e Azi.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
 
Shqipėria dhe Bizanti
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Kultura kombėtare-
Kėrce tek: