Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Pėrhapja e krishterimit nė Shqipėri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Pėrhapja e krishterimit nė Shqipėri   14/11/2007, 23:28

Pėrhapja e krishterimit nė Shqipėri
Shqipėria ėshtė pėrcaktuar si njė nga vendet mesdhetare, ku krishterimi depėrtoi qysh nė shekujt e parė. Autori i shek. VI, Kosmas, i pėrfshin iliro-shqiptarėt nė grupin e popujve qė nė kohėn e tij kishin pėrqafuar krishterimin. Durrėsi, Nikopoja ishin qendrat kryesore bregdetare, nga ku feja e re u pėrhap pastaj nė thellėsi tė katėr provincave ilire: tė Prevalit, Dardanisė, Epirit tė Ri dhe tė Epirit tė Vjetėr. Qė nė shekujt e parė tė erės sė re, nė qendrat urbane tė kėtyre trevave pėrmenden bashkėsitė e para tė krishtera, si dhe ngrihen ndėrtesat e para tė kultit tė ri. Tė tilla ndėrtesa, bazilika e pagėzimore (baptistere) tė shek. IV-VI, ruhen edhe sot pjesėrisht nė rrethet Durrės, Shkodėr, Lezhė, Mat, Apoloni, Elbasan, Dibėr, Ohėr, Tiranė, Vlorė, Gjirokastėr, Sarandė, Butrint e akoma mė nė jug.
Hershmėrinė e krishtėrimit shqiptar e provojnė gjithashtu njė sėrė emrash vendesh qė u referohen martirėve tė parė tė Lindjes, kulti i tė cilėve ka qenė i pėrhapur nė shek. IV-VI. Tė tilla janė toponimet Shirgj (Shėn Sergj), Shubak (Shėn Baku), Shėndekla (Shėn Tekla), Shėn Vlashi, qė ndeshen nė Shkodėr, Durrės, Himarė e deri poshtė nė Ēamėri (Shėn Vlash, Shėn Tekla). Tė lidhur me kultin e martirėve nė fjalė si dhe me historinė e hershme tė krishterimit, janė toponime tė tilla tė huazuara nga vendet e Lindjes, si Rozafė (vend nė Siri, ku u varros Shėn Baku e Shėn Serxhi), Barbullush (Barbalista, vend buzė Eufratit, ku u masakrua Shėn Baku), Sebaste, Jeriko.
Persekutimet e mėdha kundėr tė krishterėve regjistruan edhe nė Shqipėri martirė tė shumtė, kulti i tė cilėve u ruajt nė shekuj. Mė tė shquarit ndėr kėta martirė janė Shėn Asti, peshkop i Durrėsit, Shėn Terini nga Butrinti, Shėn Donati, peshkop i Evrojės (Paramithi), Lauri dhe Flori nga Dardania etj. Po nė kėtė kohė nė toponomastikėn e vendit futen emra tė krishterė tė tipit Shėngjin, Shėn Gjergj, Shupal (Shėn Pal), Shmil (Shėn Mėhill), Shėn Koll apo Shėn Nik (Shėn Nikollė), Shėmri (Shėn Mėri), Shėndėlli (Shėn Ilia), Shėngjergj, Shtish - Shėn Matish (Shėn Matheu), Shingjon, Shėgjun (Shėn Gjon), Shėn Ndreu etj., etj. Tė gjithė kėta emra bėjnė pjesė nė fondin e hershėm tė toponomastikės sė krishterė (shek. I-VII). Tė tilla toponime, qė nė Ballkan nė njė masė e nė njė shtrirje tė tillė gjenden vetėm nė trevat shqiptare, lidhen gjithsesi me periudhėn para vendosjes sė sllavėve nė shek. VI-VII. Pėrhapja e tyre sa nė viset bregdetare, aq edhe nė viset e thella malore larg bregdetit, ėshtė njė e dhėnė mė shumė qė provon se kėto hapėsira mbetėn nė thelb tė paprekura nga ngulimet e sllavėve paganė dhe se edhe pas dyndjeve sllave tė shek. VI-VII, popullsia vendase autoktone u ruajt e paprekur nė pjesėn mė tė madhe tė Ilirisė sė Jugut.
Pavarėsisht nga pėrpjekjet pėr mbytjen e fesė sė re, krishterimi u afirmua nė Shqipėri nė mėnyrė pėrfundimtare. Pas persekutimeve tė mėdha tė shek. IV, burimet historike flasin pėr njė strukturė kishtare mjaft tė konsoliduar. Ajo ishte e organizuar mbi bazėn e provincave administrative tė epokės sė Dioklecianit. Nė qendrėn e ēdo province ndodhej kisha mitropolitane dhe aty e kishte selinė kryepeshkopi. Nėn juridiksionin e kėtij tė fundit ndodheshin peshkopėt e dioqezave vartėse (sufragane). Kėshtu, nė katėr qendrat kryesore kishtare nė trevat shqiptare ishin kryepeshkopatat e Shkodrės (Prevali), Justiniana Prima (Dardania), Durrėsi (Epiri i Ri), Nikopoja (Epiri i Vjetėr). Kryepeshkopi i Shkodrės kishte nėn varėsi 3 peshkopata vartėse (sufragane), ai i Shkupit 5, i Durrėsit 8 dhe i Nikopojės 9. Me pėrhapjen e krishterimit nė viset e brendshme, numri i peshkopatave sa vinte e rritej. Kėshtu, nė shek. X mitropolia e Durrėsit kishte tashmė 14 peshkopata vartėse (sufragane) mes tė cilave: Tivari, Licini (Ulqini), Shkodra, Drishti, Dioklea (Genta), Pulti, Elisoni (Lezha), Kruja, Stefaniaka, Kunavia, Cėrniku. Siē shihet, nė atė kohė juridiksioni i mitropolisė sė Durrėsit ishte shtrirė drejt veriut duke pėrfshirė brenda saj provincėn e dikurshme tė Prevalit. Siē ndodhte shpesh, njė pėrhapje e tillė e pushtetit fetar kishte pasuar shtrirjen nė atė drejtim tė juridiksionit politiko-administrativ tė Durrėsit (krijimi i temės sė Durrėsit nė shek. IX). Kryepeshkopėt kishin pėr detyrė tė emėronin, tė shkarkonin, tė transferonin e tė shuguronin peshkopėt e juridiksionit tė tyre. Pėr zgjidhjen e problemeve tė ndryshme qė kishin tė bėnin me administratėn kishtare tė provincės sė tij, kryepeshkopi thėrriste periodikisht sinodin provincial. Nga ana e tyre, kryepeshkopėt, tė shoqėruar herė-herė edhe nga peshkopė tė dalluar, merrnin pjesė nė koncilet ekumenike, ku mblidheshin pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė klerit tė botės sė krishterė, pėr tė diskutuar mbi problemet e dogmės dhe tė organizimit kishtar. Kėshtu, nė Koncilin e famshėm tė Nikesė, mė 431, mitropoliti i Durrėsit i shoqėruar nga sufraganėt e tij, nėnshkroi aktin pėrfundimtar qė dėnonte herezinė nestoriane. Nė Koncilin tjetėr tė rėndėsishėm, nė atė tė Kalcedonisė tė vitit 451, ku u zgjidhėn pėrfundimisht grindjet dogmatike mbi natyrėn e Krishtit, morėn pjesė edhe Lluka, mitropolit i Durrėsit, Evandri, peshkop i Dioklesė dhe Euzebi, peshkop i Apolonisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
 
Pėrhapja e krishterimit nė Shqipėri
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Kultura kombėtare-
Kėrce tek: