Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Fjalė tė urta

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
BoraBardh
Senior Member
Senior Member


Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 30
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

MesazhTitulli: Fjalė tė urta   2/4/2008, 23:20

Besa


Hidhėroju dikujtė aq sa ka dituri.

Ajo qė ke frikė tė gjen.

Ai qė s'ka gojė, vdes pa ardh dita.

Ai qė s'tutet me fjalė, s'tutet as me pushkė.

Atė qė pėshtyn, mos e lėpij.

Atė qė tė qėllon me gur, mos e qėllo me bukė.

Ai qė hyn nė lumė edhe do laget.

Burri flet pėrpara syve e jo pas shpine.

Burri njė herė ka lerė, nji herė do tė vdesė.

Burri o tė fal, o tė var.

Burri s'matet me pėllėmbė po me zemėr.

Burri o tė mbyt, o tė fal; i ligu as tė mbyt, as tė fal.

Ēakallit lėshoi ujkun.

Ēkul dhėmbin, tė tė shėndoshen kryet.

Ē'pret nga ai qė trembet ngas hija e tij.

Dajaku ka dalė nga xheneti.

Delen e mplakė frika nga ujku e gėrshėra.

Derri do plumbin, nuk zihet me duar.

Ditėgjati s'bėhet ditėshkurtėr me nėmė.

Drunė e shtrėmbėr e djeg zjarri.

Dhe kau i mirė po s'e ngacmove, s'tėrheq nė brazdė.

Dhelprės me dhelpėri, ujkut me trimėri.

E nxehta del me tė nxehtė, e ftohta me tė ftohtė, helmi me helm.

Frika nuk e len lepurin me u majtė.

Frika ruan vreshtin, bekēiu nuk ėshtė gjithnjė.

Frika nuk e lė lepurin tė vėrė dhjamė.

Fusha bėn baltė, mali bėn furtunė.

Gozhda nxjerr goxhdėn.

Gungaēit vetėm varri ia drejton samarin.

Guri i rrumbullkėt nuk zė vend.

Gjalpin e ruan kripa.

Gjersa tė mejtonet i mėnēuri, i marri mbaroi punėn.

I madh ėshtė edhe plepi, por e fėlliqin sorrat.

Ku do tė dijė hėna se lehin qentė.

Ku ngul hunė var hejbet.

Ku rafsha mos u vrafsha.

Kur i morėn armėt Lekė Dukagjinit, tha: "Ma mirė me thon qe Leka, se qe
vorri i Lekės".

Kur ke zemėr ke edhe krahė.

Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij.

Kush kėrkon gjen.

Kush ėshtė trim me mend, se trima budallenj ka sa tė duash.

Kush ka dhėmbė tė fortė, breh dhe kockėn.

Kush ka frikė nga hija e tij, le tė mos tundet nga vendi.

Pushka don pushkėn.

Pyet detin sa lumenj derdhen nė tė.

Qeni i pangopur tė ha.

Qeni i tėrbum do vra, se tėrbon dynjanė.

Rrallė vritet burri qė ka shumė armiq.

Si mjer peshkatari qė ka frikė nga lumi.

S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat.

Shqerra qė s'thėrret mėmėn humbet.

Trimėria e kthen plumbin mbrapsht.

Trimi e ka me vete fatin.

Trimin vraje, po mos e shaj.

Uji rrjedh pikė-pikė e ha gurin. J

Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet.

Amanetin e mban toka.

Amanetin as deti nuk e mban, e qet nė lėndinė.

Besa asht ma e fortė se vdekja.

Besa e burrit, pesha e gurit.

Burri i mirė flet njė herė.

Burri lidhet pėr gjuhe, kali pėr kapistre.

Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala.

Deti njihet nė valė, burri njihet nė fjalė.

Ku ėshtė besa aty ėshtė dhe shpresa.

Mos ki frikė nga hasmi, po nga miku i rremė.

Nga del fjala del dhe shpirti.

Po nuk e pate tė ligun brenda, nuk tė vjen nga jashtė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BoraBardh
Senior Member
Senior Member


Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 30
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

MesazhTitulli: Re: Fjalė tė urta   2/4/2008, 23:24

Atdheu


Ara ime varri im.

Ardhin galat dhe prishėn folenė e bilbilit.

Atdheu e nana nuk harrohen.

Atdheu mbi tė gjitha.

Ai qė lė arėn e vet, nget arėn e huaj.

Balta mė e ėmbėl se mjalta.

Bijė vendi pikė argjendi.

Bukė e hi nė shtėpi.

Ēdo hi nė vatrėn e tij.

Ēdo komb t'i vėrė vetes njė vlere, atė i venė dhe tė huajt.

Ēdo zog kėrkon folenė e tij.

Dardha bie nėn dardhė.

Derė e botės s'ėshtė strehė e kokės.

Duaje atdhenė si shqiponja folenė.

Duaj at e duaj nėnė, por mė shumė duaj atdhenė.

Dy duar pėr njė kokė, koka pėr atdhenė.

Dheu zhuritet por bari mbin pėrsėri.

Qeni leh tek stani i tij.

Fjala nė vend tė huej, bahet gur.

Guri i rėndė nė vend tė vet.

Gjeli nė pleh tė tij kėndon mė mirė.

Gjeli mbret mbi pleh tė vet .

Gjuha dhe njerėzit janė tapia e vendit.

Gjuha bashkon kombin.

Gjuha ruhet atje ku shkruhet.

I ikuri dhe i vdekuri s'kanė hatėr.

Kur tė jesh nė dhe tė huaj, dita tė bėhet njė muaj.

Kush ka vdekė pėr atdhe, nuk ka vdekė por ka le.

Mace e botės vjen nė shtėpi, pėr tė pėrmbysur tenxheret.

Mbrohe atdhenė si shqiponja folenė.

Njė nėnė nuk na ka bėrė, po njė vend kemi tė tėrė.

Nji zogu qė i prishet foleja hidhet degė mė degė.

O shtėpi, o bukė e hi, nuk gjendet varri si ti.

Qeni te shpia e vet gjithmonė asht trim.

Shqiponja fluturon nė qiell, po folenė e bėn nė tokė.

Arnaut, he arnaut, nė vend tė bukės po blen barut.

Besė e shqiptarit si purteka e arit.

Dy milion kur hanė bukė, dyqind milion kur bėjmė pushkė.

Gjakut tė derdhur tė shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan.

Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janė kėrrusur kurrė.

Shqipėria ėshtė e vogėl, po shqiptarėt janė shpirtmėdhenj.

Shqiptari kryet e pren dhe besėn s'e then.

Shqiptari kur jep fjalėn, ther djalėn.

Shqiptari me armė e shokė, s'i lutet kurkujt mbi tokė.

Shqiptari pėr mik asht tret e asht fik.

Shqiptari s'ha pulė tė ngordhur.

Shqiptari s'lė hak pa marrė e borxh pa larė.

Shqiptari shqiptarit nuk ka k'i mburret pėr trimėri.

Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasė frikė.

Shqiptari vetin e jep e shokun s'e jep.

Shqiptari vritet por pushkėn nuk e hedh.

Shqiptari s'e han trupin me bukė.

Toskė e gegė, pemė nga njė degė.

Kush rren shtetin, rren vetin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BoraBardh
Senior Member
Senior Member


Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 30
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

MesazhTitulli: Re: Fjalė tė urta   2/4/2008, 23:31

Mėnēuria


Dinaku tė shkon ujė nėn rrogoz.

Dita e mirė, qė menatė njihet.

Dita me diell duket qė nė mėngjes.

Djathin, mirė qė e hėngri miu, po shėllirėn kush e piu.

Duhet ndarė kashta nga kokrrat.

Dy shaka bėjnė njė tė vėrtetė.

E treta e vėrteta.

Fėmija dhe budallai belbėzojnė tė vėrtetėn.

Foli derės tė dėgjojė dritarja.

Foli plakės tė dėgjojė nusja.

Fshati qė duket s'do kallauz.

Gėnjeshtra ėshtė njė plagė, dhe nė u shėroftė tė le nishan.

Gėnjeshtra nuk ka as dorė, as kėmbė, as bisht, as rrėnjė.

Gjarpėri ecėn dhe fshin gjurmėt me bisht.

Gjuha e ka rrėnjėn nė zemėr.

Po nuk e njohe hidhėrimin, nuk do tė kuptosh dhe gėzimin.

Hileqari nuk tė shef nė sy, po shef nė tokė.

Ka, qė dhe gomarin mashkull e bėjnė me barrė.

Kritika ėshtė ilaē i hidhur, po ilaē ama.

Kur dhelpra nuk arriti rrushtė, tha se janė tė thartė.


Kur fjala del nga zemra, godet nė zemėr.

Malli i prishur nuk shitet pa gėnjyer.

Me pasė bishtin ta presin, me mos e pasė ta njesin.

Mė mirė me tė hidhurat mė pėrpara e tė ėmbėlat pas.

Mos e ban penin tra.

Me sa ka peshk pa halė, aq ka dhe tė bukur pa fjalė.

Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj.

Nuk i gjenden gjarpėrit kėmbėt.

Nuk luan ferra kot.

Nuk mbulohet dielli me shoshė.

Nuk qaj se s'dua burrėn, po bėj zakonė.

Po tė lavi, tė levi dhe bishtin t'a krevi, hap sytė se tė gėnjevi.

Qeni tund bishtin pėr tė mbajtur miqėsinė.

Rena a nana e tana tė kėqijave.

S'dalin dyzet ujqėr nga njė drizė.

S'i bėn mjekra priftėrinjtė.


Siē na dinė, qofshim, siē jemi, mos qofshim.

S'mbushet thesi me gėnjeshtra.

Shakaja ėshtė gjysma e tė vėrtetės.

Ti kemi sahanėt pa kapakė.

Ustai, ustanė e njef nė zanat.

Atij i plasin sytė, e tjetri e pyet pėr vetullat.

Barku i gjerė, truri i ngushtė.

Budallai shkon tek e ngasin.

Burimi i mirė duket nė thatėsirė.

Ē'i do qeni brekėt.

Ē'ke moj zemėr qė rėnkon; koka bėn, koka pėson.

Ēobani i mirė e njeh bagėtinė me blegėrimė.

Deshi tė vej vetullat, nxorri sytė.

Deti ka ujė boll, po me u pi s'pihet.

Edhe kau ka gjuhė tė mėdha, por nuk flet dot.

E mirė edhe fuqia, por ca mė mirė urtija.

Hesapi nuk bėhet pa hanxhinė.

Gjej vendin e bėj kuvendin.

Gjuha dredhon se mendja e mėson.

Hekuri rrihet sa ėshtė i nxehtė.

Humbi sėpatėn, i rruat bishti.

Kali i mirė shton torbėn e tij.

Kalit tė mirė shtoi tagjinė.

Koha vjen pėr atė qė di ta presė.

Ku qe, asgjėkundi, ēfarė bėre, asgjė.

Kur del dielli, tė gjithė e dinė nga bie lindja.

Kur gabon i menēuri ēuditet budallai.

Lepuri nė mal, kusia nė zjarr.

Mate punėn jo me atė qė mbjell, po me atė qė korr.

Ma mirė tė kesh mend se pare.

Mendja ėshtė nė majė tė gjuhės.

Mendja e lehtė rėndon tė zonė.

Me njė gur, ti vrave dy zogj.

Mė bli nji kalė e nji shalė o baba, se kam gjet njė patkua.

Mos bėj petulla me ujė.

Mos e humb si Xhaferri simiten.

Mos fol si e ėma e zeqos nė majė tė thanės.

Mos hidh tė thatėn mbi tė njomė.

Mos prish sixhaden tė arnosh xhyben.

Mos shit qen tė blesh kėlyshė.

Mos kėrko gjilpėrėn nė kasollen e kashtės.

Mos u mbyt me njė pikė ujė.

Ndoqe fillin gjete lėmshin.

Nė luftė duhen shtatė hile njė trimėri.

Nga dy tė vėshtira, mė e lehta, mė e mira.

Nuk sheh syri po sheh mendja.

Nuk tė ngroh zjarri i kashtės.

Nuk tė thonė: "Qysh ke qenė, po qysh je".

O djalė nė vend tė huaj, si tė bjerė daullja luaj.

Oxhaku le tė jetė i shtrembėr, tymi tė shkojė pėrpjetė.

Peshku nė det, kusija nė zjarr.

Pėr gjithė vend ka pleq me mend.

Po tė mos kishte budallenj, me kė do qeshnim.

Po pate dhen gjen edhe bari.

Prishja e shtėpisė vjen nga mend.

Kam inat po nuk kam takat.

Sa tė mbledhėsh ti rrusht, tjetri ka ngrėnė njė kosh.

S'mbartet ujė me shportė.

Si ėshtė vendi bėhet kuvendi.

S'jepet njė pelė pėr njė thelė.

S'ka varfėri i menēuri.

Shtatin pyll e mendjen fyll.

Shumė lule dalin nė prill, por pakė rrojnė.

Tė bėnin mizat mjaltė, do t'i kishim qypat plot.

Thesi i zbrazėt s'qėndron nė kėmbė.

U habit pas lėngut, harroi thelat.

Vajtėm pėr lesh e dualėm tė qethur.

Vetėm budallai ėshtė i kėnaqur gjithmonė nga vetja.

Vėthėt i nxorra po vėrėt i kam.

Ai qė lakmon mė shumė, ėshtė gjithmonė i varfėr.

Ē'bėhet rrallė, bėhet pėr mall.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BoraBardh
Senior Member
Senior Member


Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 30
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

MesazhTitulli: Re: Fjalė tė urta   2/4/2008, 23:39

Thjeshtesia


Ai qė do tė zihet, zihet edhe me macen.

Duro sa mund, gėzohu pa fund.

Dhe durimi ka kufi.

Dhisė kur i hanė brirėt, gjen shoqe ti pėrpjekė.

Edhe guri pėlcet kur nxehet.

E mjel sa e mjel lopėn pastaj i bie me kėmbė dhe e derdh.

Fjal e ėmbėl thyhen tė fortin.

Fjala e mirė nė ditė tė keqe.

Dhembi kafshon shpesh gjuhėn, megjithatė ata mbeten miq.

Gurit tė rrokullisur dhe tė dehurit mos i del pėrpara.

Hiq inatin gjej rehatin.

I buti thyen tė fortin.

Kur piqen dy vezė, njėra do thyhet.

Kush nuk e urdhėron dot vehten, pajtohet kollaj me tė keqen.

Kush e qit koburen, se fut pa zbrazur.

Lumi i thellė, nuk rrėmben.

Me gojė i afron, me gojė i largon shokėt.

Me njoftė veten asht urti, me qeverisė veten, ėshtė trimni.

Mėngjesi ėshtė mė i menēėm se nata.

Mos i fryj zjarrit se tė djeg.

Mos merr si pushka e jevgut.

Mos nxirr vrerė prej goje tė hidhėrohesh, po nxirr sheqer tė ėmbėlsohesh.

Nga mėrzitja e minjve, i vuri zjarrė mullirit.

Nuk thyen dhėmbė fjala e mbarė.

Pėr inat tė sime vjerre, vete fle me mullixhinė.

Pėr pleshtin djeg jorganin.

Rrugė e gjatė pret shkurtėr.

Sa ti trazosh urėt aq mė shumė ndizen.

Sherri do nge, davaja do para.

Shkallėt ngjiten shkallė-shkallė.

Ti prite tė paktėn, prite dhe tė shumtėn.

Trim i mirė quhet ai qė pėrcjell zemėrimin.

Uthulla e fortė plas gurin.

Hajde baba tė dėftej arrat e malit; Hajde gjyshe tė tė kallzoj ato tė gjyshit.

As topi i Ali Pashės s'e tund.

Atij qė nuk e do, i thuaji: "Tė hyftė vetja nė qejf".

Avash Beg se ka hendek.

Ay qė ecėn me krye pėrpjetė, bie nė gropė.

Baste e budalla, motėr e vėlla.

Breshėri e rreh, e dhija bishtin pėrpjetė.

Daullja bie pėr ata qė kanė veshė.

Del ēiraku mė i mirė se ustai.

Dy gjela nė njė vikt, s'kėndojnė.

Dhi e krimbur, bishtin pėrpjetė.

Edhe vali je, shiko ku ishe dje.

Ena bosh zhurmon mė tepėr.

Ėshtė nga ai gur qė thyen ēekan.

Fjala pa punė, si peshku pa lumė.

Fjalė pak e punė shumė.

Fol me ty, fol me murin.

Gjėmon voza qė nuk ka verė.

Gjithkush leu, mentė e veta pėlqeu.

Hiqu det se do shkojė lumi.

I gjen mushka drutė.

I mbushet mendja, atij qė ka mend.

Jashtė valles dinė tė gjithė tė kėrcejnė.

Kalliri me bukė, s'e ngren kryet pėrpjetė.

Kėlyshi sado tė lehė nuk tė kafshon.

Kollaj tė thuash vreshtė, po duhet rrushi.

Kur ngjite pėrpjetė, shiko dhe tatėpjetė.

Kur u ba horri pashė, vrau t'anė.

Kush ka matur veten, ka matur gjithė botėn.

Kush s'kupton, i japin tė kuptojė.

Lumi i thellė, s'ka ushėtimė.

Marrija ma e madhe asht me kujtue vedin tė menēėm.

Mendjemadhi niset me kalė, kthehet me kėmbė.

Mė parė mėso veten, pastaj tė tjerėt.

Mos i zbulo petėt byrekut, se i dalin lakrat.

Mos mėso ustanė, po merri zananė.

Mos u kapardis si gjeli nė plehra.

Mos u mat me hijen e me njerėzit.

Mos u mat me hijen e pasdrekes.

Nė portėn e tė shurdhit mos trokit.

Nga ferra e vogėl del lepuri i madh.

Nuk mėsohet plaku si do krehur mjekra.

Njeriu sido qė tė bėjė, nuk e kapėrcen dot hijen e tij.

Pas lufte tė gjithė bėhen trima.

Pula bėn venė e kakaris sa zgjuan mėhallė, pela bėn mushkėn dhe nuk ndihet fare.

Pyetėn mushkėn, cilin ka baba; "kam dajo kalėn" - tha.

S'e lenė hunda me pa larg.

S'ka lezet nė kokėn e zgjebur, shamia e mėndafshtė.

S'ka tė shurdhėt, mė tė shurdhėt nga njeriu qė s'don dije.

Sorra e mbante veten pėr pallua, po kur pa kėmbėt e saj qau.

S'tunden malet me pėrralla.

Teneqe e prishur, ka zė tė gėrvishur.

Ti mbaje veten ulėt, pa tė ngrenė tė tjerėt.

Ti qesh me tė tjera, po bota qesh me ty.

Trimėrinė pas luftės e urtėsinė pas kuvendit s'e ha as qeni.

Trimi qė lėvdohet, nuk tė vret.

U bė dhija me tremb ujkun.

U bo veja me mėsue pulėn.

U hap dheu, doli njė plesht.

U mbars mali, polli njė mi.

Unė vij nga mė rrahėn, ti mė tregon shkopinjtė.

U rrit kungulli dhe mori dhenė.

Zuri qeni njė lepur, nuk quhet zagar.

Ai qė e ka provue din edhe me tė mėsue.

Bėne vath e ve nė vesh.

Bėj si tė thotė mė i madhi.

Bleta din si bėhet mjaltėt.

S'di gomari tė haj tagji.

Dami tė bėhet mėsim.

Kush s'pyet mbetet budalla.

Kush u dogj nga qulli, i fryn edhe kosit.

Njeriu pa shkollė, asht si pemė e egėr.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BoraBardh
Senior Member
Senior Member


Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 30
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

MesazhTitulli: Re: Fjalė tė urta   2/4/2008, 23:44

Drejtesia


Atė qė merr me njė dorė, kthehe me tė dyja.

Ban mirė e harro, ban lig e kujto.

Bėj nder e gjej qeder.

Edhe ėngjėlli, edhe djalli, janė brenda tek i gjalli.

Edhe kopėsht i mbret tė jetė, njė gjemb brenda do e ket.

E keqja nuk harrohet, e mira po.

E mira dhe e keqja nuk kanė fund.

E mira nuk ka tavan, e liga s'ka taban.

Ha njėzet e nėntė kafshita me gjellė, s'thua gjė, tė tridhjetėn thatė dhe bėn kiametin.

I ligu kur tė hipėn mbi shpinė, nuk din me zbritė kurrė.

I ligu tė puth e tė kafshon.

I ligu ngatėrron dhe yjet nė qiell.

I mirė sa mė s'ka, kur fle nuk ha.

Jo i mirė sa tė tė lėpijnė, jo i keq sa tė tė pėshtyjnė.

Kur pi ujė, kujto burimin.

Kur s'mė bėn nder, mos mė bėj qeder.

Malli i keq shifet nė bojė, dhe njeriu i keq shifet nė sy.

Pėr ēdo punė qė bėnė, mejto se ke edhe vdekje.

Pyka e vet e shkyn lisin.

Pyll pa derra s'ka.

Qen i bardhė, qen i zi, qen i kuq, qen murrash, qen balash, qen ėshtė …

Qeni kur kėrkon tė hajė tė zonė, vritet.

Qepa, qoftė e re, qoftė e vjetėr, po era qepė vjen.

Qeni edhe me sapun tė lahet, era qen do tė vijė.

Rrit kėlyshėt tė tė hanė kokėn.

Rrufeja nuk bie nė hale.

Sėpatės bish mos iu ban.

Ska din zemra, atje shkon mendja.

Tė mirėn nė e hedh prapa, e gjen pėrpara.

Ai qė e ka trupin e drejtė, nuk ka frikė se i del hija e shtrembėr.

Ai qė e ka mizėn nė kapuē, e ka vjedh bletėn.

Bėni si them unė, e mos bėni si bėj unė.

Bie molla qė ka krimbin.

Buēja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentė prapa.

Ēika pa nder, si lulja pa erė.

E drejta pa forcė, s'tė pi ujė.

E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi.

Fajat janė qė pjellin ligjin.

Faji ėshtė jetim, s'i ka dalė zot njeri.

Fajin e ka gomari, nuk e ka samari.

Fjala e drejtė ėshtė e shkurtėr, fjala e shtrembėr ėshtė e gjatė.

Gabimi falet njėherė, e jo pėrherė.

Gjithkush ka dy kandarė, njė pėr vete, njė pėr tė tjerėt.

Hatėri tė lė pa brekė.

Hesapi i qėruar, tė nxjerr tė nderuar.

Ka tė menēur pėr tė marrė.

Koka e falur s'pritet.

Kur falet e liga, dėnohet e mira.

Kur ke tė drejtė, lėviz dhe malet.

Kur qeth, bėn qime, kur ha, bėn thėrrime.

Kur tė gjen njė vdekje, tė ngushėllojnė; po kur tė gjen turpi, ē'tė thonė?

Kusari para se tė vjedh, bėn hazėr vendin.

Kush ha bukė, bėn thėrrime.

Kush ka ngrėnė mjaltin, ka mizėn pas veshit.

Kyēi vihet pėr tė ndershmin, pa rezili shpon murin.

Malin lėvroje pėr lisin, fushėn pėr misrin.

Mė parė vra ujkonjėn: pastaj mbyt kėlyshėt.

Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti.

Nderi vjen e ikėn, por turpi vjen e nuk ikėn.

Nė tė humbi unaza, gishti ta ka fajin.

Ngarkoje tjetrin aq sa mban.

Nuk ėshtė e drejtė me u ba dikujt nanė e dikujt njerkė.

S'hahet nė vend tė djathit.

S'hahen bashkė turp e bukė.

Zoti vonon, po nuk harron.

Vritet faji e jo njeriu.

Ariu s'i arrinte dot goricat e thoshte: "Qenkan tė pa pjekura".

Atij i thonė: "Ja ujku", ay thotė: "Ku ėshtė gjurma".

Ay qė tė do, tė qorton, ay qė nuk tė do, tė lėvdon.

Ē'bluan mendja, zbulon pija.

Ē'ka barku, nxjerr bardhaku.

Difton fėmija, ē'ka shtėpia.

Dinaku hyn nė pus e del pa lagur.

Dinaku tė ēon nė dyzet ēezma e s'tė jep ujė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BoraBardh
Senior Member
Senior Member


Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 30
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

MesazhTitulli: Re: Fjalė tė urta   2/4/2008, 23:48

Liria


Ai qė ndėrton me djersė, mbron me gjak.

Ai qė bahet i butė si dele e hanė ujqtė.

As veshi tė mos mbajė plur, as kėmba tė mos durojė gjemb.

Bilbili te kafazi s'kėndon nga qejfi, po nga marazi.

Breshka po ferrėn don.

Buka e botės s'tė ngop.

Buka e botės, laku i kokės.

Burri nuk shtrihet as pėr sė vdekmi.

Ēdo mal e din barrėn e vet.

Ēdo njeri ėshtė mbret nė shtėpinė e tij.

Ēdo shpresė fluturon me krahėt e saj.

Ē'hall ke, vėshtroje.

Dasėm pa mish nuk ka.

Dasma do mish, lufta do gjak.

Dele e butė nė qafė tė ujkut.

Dora e huj tė krun, po jo ku tė kruhet.

Ec me kėmbė tueja e jo me mend e huaja.

E di gjalmi ē'ka torba.

E di vetė gomari ku i vret samari.

Gunė e huaj s'tė mban ngrohtė.

Gjithkush teshat i lan nė shtėpinė e vet.

Hallet e mia i di trari im.

Hall me qč e hall me buaj, po mė keq me qč tė huaj.

I zoti ia sheh plagėn kalit, nėn samar, se qiraxhiu, ngrihet e shkon.

Jeton bleta majė malit, jeton dhe miza nėn bisht tė kalit.

Kali i botės s'tė nxjerr jashtė portės.

Kafshata e huaj tė mbet nė fyt.

Kėmba e di se ku e vret kėpuca.

Kur se mbajnė njėzet e katėr tuejt, nuk e mbajnė as katėrdhetė e tetė tė huejt.

Kur m'i punonin arat, u liga dhe u thava, kur i punova vet, u maha dhe u ringjalla

Kur s'ka trimni, s'ka liri.

Kush mba vesh botėn, prish kokėn.

Kush merr mendjen e botės, i sjell dėm kokės

Kush s'lufton pėr liri, robėrinė e ka nė shpi.

Kush unj qafėn i bie zverkut.

Ku tė ha, kruaje.

Leku i huj, peshon rėndė nė xhep.

Liria fitohet e nuk dhurohet.

Liria fitohet vetėm me gjak.

Liria i ka rrėnjėt nė gjak.

Liria nuk blehet me para e me tokė, po fitohet me gjak e me kokė.

Lira vjen kur s'i duhesh vdekjes.

Mė mirė njė ditė nė liri, se njėqind vjet nė robni.

Mė mirė i lig e i lirė, sesa shėndoshė e me zinxhirė.

Mė mirė nėn hijes ne ferres sime, sesa nėn hijen e fikut tonė.

Mė mirė njė ditė gjel, sesa tre ditė pulė.

Mė mirė Sokol njė herė, se sorrė gjithherė.

Mashė e tjetrit mos u bėj.

Me dorėn e tjetrit, mos vrafsh as gjarprin.

Me duart e mija rrafa kokėn time.

Mė e urtė se delja nuk ka, por edhe asaj i ngjiten ferrat pas.

Mė mirė gomar, po tėndin, se kalė, po tė botės.

Mė mirė nėn dhč i mbuluar, se mbi dhč i gjynjėzuar.

Mė mirė tė vdesėsh duke luftuar, sesa tė rrosh i gjynjėzuar.

Mė mirė tė vdesėsh nė kėmbė, sesa tė jetosh nė gjunjė

Mė mirė zog e nė liri, sesa bilbil e nė kulvi.

Mikun nderoje dhe vėre nė qoshe, po ozt shtėpie tė jesh vetė.

Mish tė ngordhur edhe egėrsira nuk ha.

Mjer ai qė pret nga tjetri!

Mjer puna ime, qe se bani dora ime.

Mos shko maz pas pele.

Mos shko pas qerres sė tjetrit.

Mos u ban mjaltė, se tė han mizat.

Nėn hije as bari nuk ngren krye.

Nuk rron peshku pa ujė.

Njė gjė qė tė merr dora, mos prit tė ta japin.

Njė punė qė s'e bėn vetė, mos kėrko tė gjesh tė metė.

Pėr ēdo punė, puth dorėn tėnde.

Po nuk nderove veten, s'tė nderon njeri.

Pyet shtatė a tetė, e bėj si di vetė.

Qafa e unjur, koka e prerė.

Qėndro shtyllė e mos u bėj urė.

Rrushi varet nė degėt e vet.

S'bėhet dasma pa thyer kupa.

Gjithsecili nė punėn e tij ėshtė zot.

S'mbahet shpirti me falimnders.

Syri i tė zotit plehron arėn.

Shqiponja nuk gjuan miza.

Trimėria dhe liria janė si nanė e bijė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BoraBardh
Senior Member
Senior Member


Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 30
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

MesazhTitulli: Re: Fjalė tė urta   2/4/2008, 23:51

Puna


Ai qė pėrton sot, pendohet mot.

Bujku i mirė, ia merr me zorr bukėn tokės.

Burri nė shtėpi, si dreqi nė xhami.

Ēelėsi qė punon, nuk ndryshket.

Dembeli ėshtė nėna e tė gjithė veseve.

Dera e pėrtimit, caku i mjerimit.

Dita pa punė nata pa gjumė.

Dora me baltė buka me mjaltė.

Dora e larė, zorrė e tharė.

Edhe ujėt po tė rrijė nė njė vend qelbet.

Gruaja qė nuk do tė gatuajė, shosh gjithė ditėn.

Gjykon puna, s'gjykon guna.

Hekuri sa punohet, aq zbukurohet.

I mjeri ai qė s'mendn pėr pleqėri.

Kau qė nuk vete nė arė e pret sėpata.

Kazma nė dorė, buka nė gojė; kazma ne katua, trasta del pėr miell hua.

Kush ka turp, vdes pėr bukė.

Kush mori udhė, dhe do tė lodhet.

Kushtrimi del pėr tė ligshtin, pse trimi kujtohet vet.

Lima dalėngadalė bėri tranė gjilpėrė.

Malet tunden, po nuk bien.

Me fal gjakun ėshtė burrni.

Mos kij turp nga kush s'ka turp.

Mos prit tė tė kėrkojė e mira, po kėrkoje.

Mushka do dru, e demi kular.

Mos u fshi si miu prapa poēes.

Nė kurdhėn e nxehtė, s'rrihet me ēekan druri.

Njeriut iu bėj njeri, qenit bėniu qen.

Po kėrciti dhėmbėt qeni i qėndro me shkop nė dorė.

Po nuk qau fėmija, nuk i jep nėna sisė.

Po nise njė udhė, do kaptosh dhe sheshe, dhe male, dhe gurė.

Kėnga pėr darkė, brenga pėr drekė.

Ku ka bletė, ka dhe mjaltė.

Ku ka zemėr ka dhe krahė.

Kullote dhinė tė tė mbushė kusinė.

Kur s'ke mbjellė, s'ke ēfarė korr.

Kur s'ke punė luaj derėn.

Kush fėrkon pulėn, ha edhe vezėn.

Kush fle ngorhtė ka edhe ftohtė.

Kush i kullot deshėt, ai qeth dhe leshėt.

Kush nuk di ē'ėshtė lodhja, ai nuk di ē'ėshtė ēlodhja.

Kush pėrton vdes urije.

Kush rri nė pemė, ha edhe kokrrat.

Kush s'punon, dheut i rėndon.

Kush zė brumė do tė gatuajė.

Me mirė "punė e mbarė", se "mirė se tė gjej".

Me lopatė ari dhe shat argjendi tunden e lėkunden edhe malet nga vendi.

Mirė se tė gjej, o hija e madhe!- mirė se vjen o dembel hamė- A kamė leje tė rri pak? Po pate me hangėr rri sa tė duash.

Mos rri si nusja nė dasėm.

Moti ndihmon atėqė punon.

Nga puna po nuk rrodhi, domosdo do pikojė.

Nuk mund tė dalė punė e madhe nga ai qė nuk do tė voglėn.

Njė ujė qė nuk ecėn s'pihet.

Paraja nuk i zgjedh njerėzit.

Po shkove me tė kėrciturit gishtėrinjtė sot, mos u anko nga tė kėrciturit e zorrėve nesėr.

Pula qė kėndon nė mbrėmje nuk bėn vezė nė mėngjes.

Puna e rinisė, jorgan i pleqėrisė.

Qan ara se nuk i vjen fara.

Ruaj dhinė tė pish qumėshtin.

Sa mė shpejt kositet livadhi; aq mė shpejt lind bari.

S'bėhet vreshti me urata, po me shata e lopata.

S'gjuhet me zagar lidhur.

Nuk zihet pleshti me dorashka.

Shpjere gojėn te buka e jo bukėn te goja.

Trupi shėndoshet me tė punuar, mendja ndėrtohet me tė mėsuar.

Ujku e ka qafėn e trashė, se ka kambėt e shpejta.

Vure vezėn more pulėn.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BoraBardh
Senior Member
Senior Member


Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 30
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

MesazhTitulli: Re: Fjalė tė urta   2/4/2008, 23:56

Maturia


As copėn e madhe mos e ha pa u menduar.

Ē'del nga goja, hyn nė vesh e del pėr hunde.

Dardha dhe sėpata e kanė bishtin mbrapa.

Dasma nuk shihet nė fillim, por nė fund.

Dijet e mėdha janė nė fjalė tė shkurtra.

Dy kunguj nėn njė sqetull s'mbahen.

Dy vesh dhe njė gjuhė, fol pak e dėgjo shumė.

Dhjetė herė mat, njė herė pre.

Fjala dhe plumbi kur dalin s'kthehen mė.

Gazi i madh, kthehet nė helm.

Gjuha flet e fshihet, shpina pret e rrihet.

Gjella me kripė e kripa me karar.

Gjuha eshtra s'ka, eshtra thyen.

Gjuha tė lidh, gjuha tė zgjidh.

Ha tė rrosh, jo rro tė hash.

Janė tė urtė tė marrėt sa pa thėnė fjalėt.

Kashata e madhe tė ngec nė fyt.

Kėmba e madhe tė shqyen kėpucėn.

Kur tė hedhėsh gurin, mate gjer ku arrin.

Kur flet shkopi tė vret.

Kur han bukė misri, kujto bukė thekri.

Kur s'di not mos u fut nė ujė.

Kush ha shumė i del pėr hunde.

Kush shef ma sėpari barkun, asht i mangėt nga trutė.

Lakmia, lakfyt.

Lisi nuk pritet me nji tė rame.

Lulja e kėputun nuk mbin ma.

Mė mirė njė pulė nesėr, se nji vezė sot.

Mos dalė goja para mendjes.

Mos i bjer tė mirės me shkelm.

Mos i hyr valles, kur nuk di ta hedhėsh.

Mos kėrko vezė tė pjekura nė hell.

Ngopet deti me lumenj?

Nuk mba ujė orizi.

Njė fjalė qė e dinė dy veta, e dinė gjithė bota.

Pi rakinė e jo mendjen.

Po fole shumė, sikur xhevahire tė thuash, kakėrdhi bėhen.

Po t'i marrėsh lopės tėrė qumėshtin, ngordh viēi.

Qefi prish qefin.

Tamahu tė shpie nė gjynah.

Tė falurit e shumtė i vjen rėndė dhe perėndisė.

Ujėt e turbullt mbysin burrin, fjalėt e shumta pėrziejnė katundin.

Ujku kur ndien erėn e dhenėve, harron qė ata kanė barinė prapa.

U mbush kupa do tė derdhet.

Unė i ha kumbullat, atij i mpihen dhėmbėt.

Unė baj barrėn, ti djersin.

Vera sa ma e ėmbėl tė jetė, ma fort tė zenė.

Vreshtė shumė mos ven, shpi shumė mos ban, miq shumė mios xen.

Nata s'ka shahit.

As para pushkės, as prapa mushkės.

Atje ku fle ujėt, atje ėshtė mė thellė.

Barka mbytet edhe pėr njė lėkurė lepuri.

Bisha tėrbohet keq, kur sheh se po i vjen fundi.

Bie njė gurė e shkoqet njė mur.

Buka qė thyet s'ngjitet mė.

Ēdo gjė forcohet, nė themel.

Ē'ka humbe mos e kėrko, ē'ke nė dorė mos e lėsho.

Ēohet njė i marrė e qet njė gur nė ujė, ēohen njėzet tė urtė e s'mund ta nxjerrin.

Dimrit iu bėj hazėr qė nė behar, e beharit qė nė dimėr.

Dita ka sy, nata ka veshė.

Duhet me i fry lugės para se me tė djeg.

Dha pesė e hyri nė valle, jep dhjetė e s'del dot.

E dardhė ėshtė dhe bora, po tė thanė duart.

Edhe pas luftės armėt duhet me i mbajtė.

E ke zogun nė dorė, mbaje.

Fusha ka sy, mali ka veshė.

Gishtėrinjtė i fut nė mjaltė e i lėpin, po nuk i kafshon dot se tė dhembin.

I marri ē'flet nuk din, i urti ē'din nuk flet.

I zoti duhet tė ruajė arėn e vet.

Jo si cjapi te kasapi.

Kali nuk mbahet pėr bishti, po prej freri.

Ka thėnė Nastradini, edhe nė diell merr ombrellė.

Kur s'ke mace, bėjnė minjtė dasėm.

Kij frikė nga njė njeri qė frikėn ta ka.

Kujto qenė e bėj gati shkopin.

Kur shkon pėr udhė merr shkop dhe gurė.

Kur t'i hypėsh kalit, shifi patkonjtė.

Kush vret nuk flet.

Me zjarrin dhe ujin nuk bėhet shaka.

Mos luaj me gurė po e pate shtėpinė me xhama.

Mos shkel nė dėrrasė tė kalbur.

Mos shko si breshka te nallbani.

Mos shko si cjapi te kasapi.

Mos u zėr pėr degėsh, po pėr rrėnjėsh.

Nata ėshtė me barrė, s'dihet ē'pjell.

Nga njė vėrė e vogėl, rrjedh e gjithė fuēia.

Nji shkėndi ndez nji mal.

Pėr njė dorė kashtė e vret samari mushkėn.

Pėr njė pe, pėr njė gjilpėrė, vate dėm njė punė e tėrė.

Ruaju tė tė ruajė perėndia.

Ruhu nga thėngjilli i mbuluar.

Sė ligės ruaju, e mira tė ndjek vetė nga pas.

S'lidhet kali me pč.

Shkon njė herė, bėhen gjurma; dy tri herė bėhet udhė.

Ujku mjergull kėrkon.

Zė goje qenin, bėj hazėr shkopin.

Shtėpija pa fėmijė, si nata pa yje.

Ma i keqi vėlla tė merr hakėn.

Motra jemi, shoqe s'jemi.

Ndarja ėshtė mė e mira e tė ligave.

Krushka pėr dhėndrin gjen peshk majė malit.

Gjumi natės i randė i bėn keq ditės.

Gjumi nė dėborė ėshtė shkesi i vdekjes.

Mos pyet sa vjeē je, po ē'shėndet ke.

Nuk mbushet pusi me pėshtyma.

As kėmishės sė shtatit s'ėshtė pėr t'i besu.

Besove, bėre mirė, s'besove, ca mė mirė.

Ē'ka shtėpia tė mos marrė vesh fqinjėria.

Do tė ruash sekretin nga armiku, mos ia thuaj as mikut.

Esapi i shtėpisė nuk del nė pazar.

E thėna dhe e bėra janė larg.

I marri premton dhe budallai shpreson.

Kur qesh djalli e ka punėn keq.

Mba murin mos bie.

Me thėnė e me tė bėrė shkon nė mes njė lum i tėrė.

Mė gėnjeve njė herė, harram e paē, mė gėnjeve tė dytėn hallall.

Mos u bėj thes i ēpuar.

Mos dėgjo ē'thotė ai pėr vete, por dėgjo ē'thonė bota pėr tė.

Ma kanė sharė pelėn se kanė sy ta blenė.

Nė mė rrefsh sė pari tė vraftė Zoti, nė mė rrefsh sė dyti, tė ndihmoftė Zoti.

Kur tė thonė ngordhi ujku, atėherė ruaj gomarė.

Mos i jep shkopin harbutit, se tė vret me shkopin tėnd.

Nuk ėshtė ar gjithė qė ndrit.

Nuk i varen ujkut mėlēitė nė qafė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BoraBardh
Senior Member
Senior Member


Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 30
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

MesazhTitulli: Re: Fjalė tė urta   3/4/2008, 00:01

Miqėsia


Ari nė zjarr provohet, miku nė rrezik kuptohet.

Armiku s'pritet me fjalė, por me plumb.

Armiku mė i rrezikshėm ėshtė, ai qė harrohet.

As buka nuk haet vetėm.

Atje ku luftojnė dy, fiton i treti.

Kur merr dėrrasa tė plasur, ēahet e tėra.

Kur je veti i dytė, tė ngoh dhe fryma e shokut.

Lulja e kėputur nuk lėshon mė.

Me mikun ha e pi, tė dhėnė e tė marrė mos ki.

Mendja me mendjen, pjellin mėndje.

Me njė ka nuk bėhen pendė.

Me nji tra nuk mban shtėpia.

Mėson nga armiku mė shumė se nga miku.

Miku i mirė tė nderon shtėpinė, miku i vjetėr nuk hidhet poshtė.

Miku ėshtė mik deri sa nuk pėrzihet nė hallet e shtėpisė.

Miku harrohet po tė largohet.

Miku i mirė vjen nga porta.

Nuk bėhet stani me dhi tė egra.

Njeriu ka nevojė mė tepėr pėr dashuri, se pėr lavdi.

Njeriu pa shokė, si muri pa tokė.

Miku i mikut tim, ėshtė edhe miku im.

Njė krah s'mban kala.

Njė zog qė ndahet nga klloēka, e ha shqipja.

Pa djalė e pa gocė rrova, pa shok nuk rrova.

Pėr njė shamatė, lypen dy veta.

Punėn nuk e bėn njė gisht, po e bėn grushti.

Qentė le tė lehin, karvanet tė shkojnė pėrpara.

Ruajmė nga miku, se nga armiku ruhem vetė.

S'bėhet lėmi me njė kalli.

S'bėhet stani me lepura.

S'mblidhen lepujt nė vath.

S'mbushet thesi me njė kokėrr.

Syri ėshtė mė i mprehtė se kordha.

Shejtani kur nuk ka punė rreh tė birin.

Shokė bashkė, e bukė veē.

Trimi i mirė me shokė shumė.

Shoku sa duhet, aq qortohet.

Shtėpinė e mbajnė tė gjitha shtyllat.

Tek nusja hanė e pinė, te dhėndrri gja nuk dinė.

Tė mė mbrosh atje ku s'jam, se ku jam mbrohem vetė.

Uji fle, hasmi s'fle.

Ankohet kalorėsi se po i varen kėmbėt.

As nuk kam, as mė mbarohen.

Bjer, o zot, mikun; tė haj dhe i zoti i shtėpisė.

Bota tė jep aq sa t'i kesh dhėnė asaj.

Bukė e kripė e zemėr.

Ēilet dera, rritet ndera.

Dora lanė dorėn, tė dyja lajnė faqet.

Edhe pula jote nė kopshtin e botės tė duket e majmė.

Fshati digjet, kurva krihet.

Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara.

I mirė pėr shokė, e i lig pėr vete.

Bukėn tėnde ha, hall tė botės qa.

Ēezma i lan tė gjithė, veten nuk e lan.

I fundit ja do qaj, ja do qeshė.

I qan hallin kalorėsit.

I zoti i shtėpisė, rri nė fund tė urave tė zjarrit.

Jo gjithmonė "mirė se tė gjeta" po edhe "mirė se erdhe".

Kafeja ėshtė e zezė, po tė zbardh faqen.

Nga fryn era kthen gėzofin.

Kam qeshur tė tjerė, mė mbiu nė derė.

Keq mė vjen, po dėm s'mė bėhet.

Ku s'tė thėrresin, mos shko; ku s'tė pyesin, mos kuvendo.

Kėpucari i ka kėpucėt e grisura.

Kėrkon tė zėrė gjarpėrin me dorė tė botės.

Kopraci s'tė jep tė zezėn e ullirit.

Ku bien daullet tė ēojnė kėmbėt vetė.

Ku rėnēa mos u vrafsha.

Kur tė kem me thasė, tė tė jap njė trastė.

Kur tė vjen nevojtari nė derė, po s'pate gjė, jep njė gotė ujė.

Kush ha vetėm, vdes dhe vetėm.

Kush shkon pa thirrė, kthen pa u pėrcjellė.

Kush vete i paftuar, e gjen sofrėn pa shtruar.

Kush vjen rrallė, ha bakllavanė, kush vjen shpesh ha pėrsheshė.

Le gomari qė na ngordhi, po s'na lėnė as mizat rehat.

Lype se s'ta jep, merre se nuk thotė gjė.

Mali me mal s'piqen, po njeriu do piqet.

Me ēfarė syri do mė shofėsh, me atė do tė shof.

Merr belanė e botės e vė nė krye tė votrės.

Miku i afėrt nuk ka nder, se vjen pėrherė.

Miku i thirrur, duhet pėrcjellun.

Miku nuk vjen pėr thelė e lėng, po pėr fjalė e pėr kuvėnd.

Mikut i lėshohet vendi dhe i dėgjohet kuvendi.

Mirmėngjes, me interes.

Mos qesh nė shok, se e gjen nė kokė.

Mos e lėndo ku i dhemb.

Nė daltė djalė tė na rrojė, nė daltė ēupė, tė tė rrojė.

Nė shtėpinė e tė varurit, nuk zihet litari me gojė.

Nuk dua mish e kabuni, po dua, ner e sajdi.

O bark, o qerrata, kėtu gjete, kėtu ha.

Pa para njeriu ha dhe njė thes me kripė.

Peshku nė det, kripa nė tokė, po bashkohen nė tigan.

Prifti mė pėrpara bekon mjekrėn e tij.

Pula bėri venė, gjelit i dhemb barku.

Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janė gjithmonė plot.

Qenit hidhi njė kockė, tė pushojė.

Rrugėn pėr te miku, mos e lėr tė zėrė bar.

Sevapi as shitet, as blihet.

Sqepari bishtin e shokut e gdhend, tė tijin jo.

Ta shef bojėn, sa ta ka nevojėn.

Trimi nderon trimin, i menēmi tė menēmin, i ligu tė ligun.

Unė ha kumbulla, ty tė mpihen dhėmbėt.

Ustaj nuk ka shtėpi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Fjalė tė urta   3/4/2008, 17:38

e paske bo me punime bre BoraBardh Hahaha
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
BoraBardh
Senior Member
Senior Member


Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 30
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

MesazhTitulli: Re: Fjalė tė urta   3/4/2008, 19:43

ja e baj qysh duhet \ qysh ika hije .. ja e la krejt pilot
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Odise
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 93
Age : 71
Location : canada
Registration date : 02/03/2009

MesazhTitulli: Re: Fjalė tė urta   30/4/2009, 11:15

Ruaji shoket
sic ruan pikturat, dhe vendosi ata
nen driten me te mire.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Odise
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 93
Age : 71
Location : canada
Registration date : 02/03/2009

MesazhTitulli: Re: Fjalė tė urta   30/4/2009, 11:15

Mendo me pak ,
se cfare mendojne te tjeret per ty,
dhe me shume,
se cfare mendon ti per ata.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Odise
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 93
Age : 71
Location : canada
Registration date : 02/03/2009

MesazhTitulli: Re: Fjalė tė urta   30/4/2009, 11:16

Po te mund te fillonte jeta ime nga e para
atehere do te beja po te njejtat gabime,
vetem se shume me heret.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Odise
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 93
Age : 71
Location : canada
Registration date : 02/03/2009

MesazhTitulli: Re: Fjalė tė urta   30/4/2009, 11:17

Mos ndiq vetem rruget e shtruara
Shko ne nje rruge te pashkelur
dhe ler nje gjurme pas.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Odise
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 93
Age : 71
Location : canada
Registration date : 02/03/2009

MesazhTitulli: Re: Fjalė tė urta   30/4/2009, 11:17

Sekreti per te mbetur gjithmone i ri eshte
te jetosh sinqerisht,
te hash ngadale,
dhe te genjesh rreth moshes
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Odise
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 93
Age : 71
Location : canada
Registration date : 02/03/2009

MesazhTitulli: Re: Fjalė tė urta   30/4/2009, 11:17

Ate dite qe arrin te qeshesh per here te pare
me veten tende,
je rritur vertet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Odise
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 93
Age : 71
Location : canada
Registration date : 02/03/2009

MesazhTitulli: Re: Fjalė tė urta   30/4/2009, 11:18

Mencuria nuk vjen automatikisht me kalimin e viteve.
Asgje nuk vjen me vitet
- pervec rrudhave
kuptohet , vetem vererat behen me te mira ne vite
por, nese rrushi ka qene i mire.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Odise
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 93
Age : 71
Location : canada
Registration date : 02/03/2009

MesazhTitulli: Re: Fjalė tė urta   30/4/2009, 11:19

Kush jeton simbas te gjitha regullave
humb gjithe kenaqesite.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Odise
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 93
Age : 71
Location : canada
Registration date : 02/03/2009

MesazhTitulli: Re: Fjalė tė urta   30/4/2009, 11:19

Ne skemi asnje arsye per te qene krenar me talentin qe kemi
ajo qe vlen eshte si e perdorim ate.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Odise
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 93
Age : 71
Location : canada
Registration date : 02/03/2009

MesazhTitulli: Re: Fjalė tė urta   30/4/2009, 11:20

Nje gabim eshte vetem nje tjeter
menyre per te bere dicka.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Odise
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 93
Age : 71
Location : canada
Registration date : 02/03/2009

MesazhTitulli: Re: Fjalė tė urta   30/4/2009, 11:20

Ne jemi mesuar te kemi respekt per ankthet tona,
por duhet te mesojme te kemi respekt per veten dhe nevojat tona.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Odise
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 93
Age : 71
Location : canada
Registration date : 02/03/2009

MesazhTitulli: Re: Fjalė tė urta   30/4/2009, 11:20

Kur jemi te rinj mesojme ,
kur jemi te vjeter kuptojme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Odise
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 93
Age : 71
Location : canada
Registration date : 02/03/2009

MesazhTitulli: Re: Fjalė tė urta   30/4/2009, 11:21

Nese nuk fal dot vetveten
atehere si mund te falesh te tjeret?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Odise
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 93
Age : 71
Location : canada
Registration date : 02/03/2009

MesazhTitulli: Re: Fjalė tė urta   30/4/2009, 11:21

Nese nuk tregon te verteten per veten
nuk mund te tregosh dot as per te tjeret.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Fjalė tė urta   Today at 10:55

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Fjalė tė urta
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Argėtim dhe Zbavitje :: Kafja e Forumit-
Kėrce tek: