Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Dyndjet e popujve, ngulimet sllave nė Ballkan

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Dyndjet e popujve, ngulimet sllave nė Ballkan   14/11/2007, 23:25

Dyndjet e popujve, ngulimet sllave nė Ballkan
Nėn sundimin e Dioklecianit e mė tej tė Konstandinit, Perandoria Romake iu pėrshtat njė organizimi tė ri administrativ. Njėsia mė e madhe administrative u bė prefektura, qė pėrmbante disa dioqeza, tė cilat nga ana e tyre ishin tė ndara nė njė numėr edhe mė tė madh provincash. Prefektura e Ilirikut (praefectura praetorio per Illyricum), pėrfshinte dioqezat e Dakisė e tė Maqedonisė.
Nė kėtė tė fundit bėnin pjesė pronvincat e Prevalit, Dardanisė, Epirit tė Vjetėr dhe Epirit tė Ri, qė pėrfaqėsonin hapėsirėn gjeografike tė banuar nga pasardhėsit e ilirėve, shqiptarėt, pėrgjatė gjithė mesjetės e deri nė kohėt e reja. Funksionari mė i lartė i prefekturės sė Ilirikut, prefekti i pretorit pėr Ilirikun, e kishte selinė e vet nė Selanik. Po kėtu ndodhej edhe selia e kryetarit tė kishės sė kėsaj prefekture.
Ndonėse nuk ndodhej nė kushtet e dėshpėruara ku e kishte zhytur kriza e thellė ekonomike, shoqėrore e politike pjesėn perėndimore tė Perandorisė Romake, edhe Perandoria Romake e Lindjes po i vuante pasojat e krizės sė kapėrcimit tė dy epokave. Brishtėsia e strukturave tė saj shtetėrore e ushtarake doli nė pah gjatė ballafaqimit me dyndjet e popujve gjatė shek. IV-VII.
Megjithėse nuk pėrkonin me drejtimin kryesor tė dyndjes sė popujve, trevat shqiptare nuk mbetėn tėrėsisht jashtė tyre. Inkursionet e gotėve, gotėve tė lindjes (ostrogotėve) dhe atyre tė perėndimit (vizigotėve) aty nga fundi i shek. IV prekėn edhe trevat iliro-shqiptare.
Popujt qė u dyndėn dhe invaduan Ballkanin shkaktuan dėme e rrėnime tė mėdha nė tė cilat u futėn. Pėr periudhėn e “dyndjes sė popujve” burimet e shkruara janė mjaft tė rralla dhe pėrbėhen nga kronikat bizantine. Historianėt qė janė marrė me kėtė periudhė e kanė shpeshherė tė vėshtirė t’i akordojnė kėto burime midis tyre. Edhe materiali tjetėr burimor, arkeologjik ėshtė i pamjaftueshėm.
Sipas burimeve tashmė tė njohura vizigotėt, pas betejės sė Adrianopojės tė vitit 378, arritėn deri nė brigjet e Adriatikut. Nė marrėveshje me perandorin Theodhosi I, e me kusht qė tė kryenin shėrbimin ushtarak, ata u lejuan tė vendoseshin nė pjesėn veriore e perėndimore tė Gadishullit Ballkanik, dhe ndėrprenė pėr njė kohė sulmet e tyre. Dyndjet e “barbarėve” vazhduan edhe pas ndarjes sė Perandorisė Romake nė dy pjesė tė veēanta, nė atė tė lindjes dhe nė atė tė perėndimit (395).
Tė dyja pjesėt e perandorisė u detyruan pėr njė kohė tė gjatė t’u bėnin ballė sulmeve e invazionit tė “barbarėve”. Pėr pjesėn lindore tė Perandorisė, atė Bizantine, njė rrezik tė madh pėrbėnin asokohe gotėt e perėndimit qė ishin vendosur nė Gadishullin Ballkanik. Prijėsat e tyre kishin arritur tė zinin poste tė larta si komandantė tė besėlidhur - foederati, sikurse u quajtėn “barbarėt”. Kėta tė fundit ishin tė pakėnaqur nga marrėdhėniet me perandorinė. I pari u ngrit Alariku, prijėsi i vizigotėve, me pretekstin se nuk u ishin paguar rrogat e premtuara si tė besėlidhur. Me forcat e Alarikut u bashkuan edhe gotė tė tjerė tė vendosur nė krahina tė ndryshme tė Ballkanit; kryengritėsit filluan plaēkitjen e Greqisė dhe tė trevave iliro-shqiptare. Perandoria Bizantine mundi tė dalė nga kjo gjendje, pas paqes qė bėri me Alarikun nė vitin 398, duke lejuar vendosjen e ushtrive gote nė krahinat jugperėndimore tė Gadishullit si tė besėlidhur dhe duke e emėruar prijėsin e tyre si kryekomandant tė ushtrive bizantine nė Ilirik. Pas 10 vjetėve Alariku me vizigotėt u largua pėr nė Itali, ku nė vitin 410 pushtoi Romėn.
Sulmet e gotėve shkaktuan njė rėnie tė mėtejshme tė ekonomisė fshatare e qytetare, shkretimin e shumė krahinave. Ja si e ka pėrshkruar gjendjen Hieronimi nga Stridoni i Dalmacisė: “Mė vjen tė rrėnqethėt kur mendoj tė tregoj shkatėrrimet nė kohėn tonė, ka mė tepėr se 12 vjet qė gjaku shkon rrėke. Gotėt, sarmatėt, alanėt, markomanėt shkretojnė, shkatėrrojnė dhe plaēkitin Trakinė, Maqedoninė, Thesalinė, Dakinė, Akajen, Epirin dhe gjithė Panoninė. Kudo dhunė, kudo psherėtima, kudo fytyra e tmerrshme e vdekjes; pėr kėtė dėshmitare ėshtė Iliria, dėshmitare ėshtė Trakia, dėshmitar ėshtė edhe vendi ku kam lerė, ku ēdo gjė u shkatėrrua, pėrveē qiellit e tokės, ferrave dhe pyjeve tė dendura”.
Afėrsisht, nė mesin e shek. V Gadishullin Ballkanik e sulmuan hunėt tė komanduar nga Atila, duke shfrytėzuar rastin qė ushtria bizantine ishte e zėnė nė luftė me vandalėt. Brenda pak vjetėve ai pushtoi e grabiti shumė qytete tė trevave iliro-shqiptare, nė mėnyrė tė veēantė, Dardaninė. Burimet bashkėkohėse e pėrshkruajnė Dardaninė si njė vend tė shkretuar. Me vdekjen e Atilės federata hune u prish dhe kėshtu pushuan sulmet e tyre kundėr Perandorisė Bizantine.
Nė vitin 479, trevat iliro-shqiptare tė pėrfshira nė provincėn e Epirit tė Ri, u goditėn nga sulmi mė i rėndė i ostrogotėve tė udhėhequr nga Teodoriku. Ostrogotėt, rreth 50 mijė veta, ndėr tė cilėt 10 mijė luftėtarė, u lėshuan nga vendbanimet e tyre provizore nė Traki dhe nėpėrmjet rrugės Egnatia depėrtuan deri nė viset bregdetare pranė Durrėsit. Vetė kjo qendėr e rėndėsishme ra nė duar tė ostrogotėve. Perandoria Bizantine bėri ē'qe e mundur pėr t'i larguar tė porsaardhurit nga ato treva, qė ishin tė njė rėndėsie strategjike tė jashtėzakonshme pėr perandorinė. Nė fakt ostrogotėt shumė shpejt u detyruan tė tėrhiqeshin prej andej.
Nė periudhėn midis viteve 500-517 hordhi hunėsh tė nisura nga rrjedha e poshtme e Danubit, pėrshkuan viset ballkanike deri nė Epir e Thesali, duke shkretuar gjithė vendin. Bregdeti i Shqipėrisė vuajti nė atė kohė edhe nga sulme tė ostrogotėve tė organizuara nga Italia, ku ky popull ishte vendosur qysh prej fundit tė shek. V.
Gjithsesi, pas kalimit tė ostrogotėve nė perėndim (488), nė pjesėn lindore tė Perandorisė intensiteti i sulmeve tė “barbarėve” u ul ndjeshėm. Kjo gjendje qetėsie relative do tė zgjaste deri nė dhjetėvjeēarėt e parė tė shek.VI, kur nė kufijtė veriorė u shfaqėn popuj tė rinj: bullgarėt, avarėt, antėt, gepidėt, e mbi tė gjitha sllavėt. Inkursionet e tyre u intensifikuan qysh nė kohėn e sundimit tė perandorit Justinian. Rreth vitit 548 njė turmė e madhe sllavėsh plaēkiti e shkretoi disa provinca, duke depėrtuar deri nė afėrsi tė Durrėsit. Komandantėt ushtarakė tė Justinianit nuk guxuan t'i futnin trupat e tyre nė luftim dhe u mjaftuan t'i ndiqnin nga larg veprimet e sllavėve. Inkursionet sllave u pėrsėritėn thuajse rregullisht edhe nė vitet pasardhėse.
Me qėllim qė tė frenonte zbritjet e “barbarėve” nga kufijtė veriorė, perandori Justinian me origjinė nga Taurisium i Dardanisė, mė i madhi i perandorėve tė periudhės sė hershme bizantine, i kushtoi vėmendje ngritjes sė njė sistemi fortifikatash nė disa breza, qė fillonte nga vija kufitare e Danubit, nė veri, dhe zhvillohej valė-valė duke zbritur nė drejtim tė jugut. Sipas Prokopit tė Cezaresė, historian i oborrit tė Justinianit, vetėm nė atdheun e tij, nė Dardani, perandori bizantin meremetoi 61 kėshtjella dhe ndėrtoi nga themelet 8 kėshtjella tė tjera. Njė ndėr kėto kėshtjella, e quajtur pėr nder tė tij Justiniana Prima (Shkupi), u ngrit nė vendlindjen e perandorit, Taurisium.
Numri i kėshtjellave tė ndėrtuara nė tė katėr provincat e Ilirisė sė Jugut arriti nė 168.
Por kėto masa mundėn t'i frenojnė vetėm pėrkohėsisht sulmet e popujve “barbarė”. Kėto u bėnė edhe mė kėrcėnuese, kur me sllavėt u bashkuan edhe avarėt, njė popull luftarak nomad. Pas vdekjes sė Justinianit (565), hordhitė sllave shpeshherė sė bashku me avarėt ose tė prira prej tyre, u lėshuan nė drejtim tė jugut. Rrugėt e rrahura prej tyre zbrisnin nga rrjedha e Danubit nė drejtim tė jugut e juglindjes, ku synonin tė godisnin qendra tė tilla, si Selanikun, Adrianopojėn e vetė Konstandinopojėn. Mė 586 Selaniku u rrethua nga sllavėt, tė cilėt e vazhduan marshimin e tyre nė jug, deri nė Peloponez.
Por sulmi mė i fuqishėm avaro-sllav nė Ilirik qe ai i vitit 609. Hordhitė sllave shkretuan vise tė tėra nė Maqedoni, Thesali, Beoci e deri nė Peloponez, prej nga arritėn me anije edhe nė ishujt e Egjeut e deri nė Azinė e Vogėl. Nga kjo valė u prekėn edhe provincat e Dardanisė e tė Epirit tė Vjetėr. Atė kohė Selaniku pėsoi rrethimin mė tė gjatė tė tij. Nė qytet erdhėn dhe u strehuan edhe tė ikur nga viset mė veriore, ndėr tė cilėt edhe nga Nishi.
Megjithėse drejtimi kryesor i dyndjeve avaro-sllave ishin viset jugore tė Ballkanit dhe qendrat e mėdha si Selaniku e vetė Konstandinopoja, inkursionet shkatėrruese nuk kursyen edhe brezin perėndimor tė trevave iliro-shqiptare. Nė radhė tė parė prej tyre vuajtėn viset dalmatine dhe provinca e Prevalit. Nė vitin 592 njė pararojė avaro-sllave arriti tė shtyhej deri nė qytetin e Lezhės. Disa vjet mė vonė prej sllavėve u pushtua dhe u shkretua pėrfundimisht Salona. Banorėt e qytetit dalmatin gjetėn shpėtim nė ishujt pranė e nė Split. Nė provincėn e Prevalit, u rrėnua qyteti i Dioklesė, banorėt e tė cilit kaluan nė Tivar. Qendrat e tjera, si Budua, Ulqini, Shkodra, Lezha, rezistuan dhe patėn vazhdimėsi jete edhe nė shekujt e ardhshėm.
Ndryshe nga popujt e tjerė, dyndjet e sllavėve nė Ballkan u shoqėruan me njė dukuri tė re, atė tė ngulimeve. Nė vendet e shkelura prej tyre, sllavėt u ngulėn duke formuar tė ashtuquajturat "Sklavini" (vende tė sllavėve). Nė fund tė shek.VI e fillim tė shek. VII, Sklavini tė tilla ishin formuar nė Maqedoni, Traki, Thesali, Beoti e, nė njė numėr mjaft tė madh, nė Peloponez. Prej Maqedonie, grupe tė veēanta sllavėsh arritėn tė depėrtojnė dhe tė vendosen nė lartėsitė pėrgjatė luginės sė lumit Devoll e Osum, por pa formuar bashkėsi kompakte.
Nė bregdetin dalmat, duke filluar nga gryka e Kotorrit e sipėr, u vendosėn tributė sllave tė trebinjėve, kanavlitėve, zaklumėve, narentanėve. Konstandin Porfirogjeneti, perandor e historian bizantin i shek. X, i numėron kėto bashkėsi si fise sllave. Por diokleasit, qė banonin mė poshtė grykės sė Kotorrit, ai nuk i pėrfshin ndėr popujt sllavė. Nė fillim tė shek.VII, perandor Herakli lejoi vendosjen e dy fiseve tė mėdha sllave, tė kroatėve dhe tė serbėve. Kėta tė fundit zunė vendet e pėrshkuara nga lumenjtė Lim e Drina e sipėrme bashkė me Pivėn e Tarėn, luginėn e Ibrit dhe rrjedhėn e sipėrme tė Moravės perėndimore. Nė jug dhe nė perėndim serbėt kufizoheshin me diokletė si dhe me trebinjėt e zaklumėt sllavė, qė ndonjėherė njėsohen me serbėt. Bėrthamėn e vendeve serbe e pėrbėnte krahina e Rashės, qė e merrte emrin nga kėshtjella me tė njėjtin emėr, nė veri tė Novi-Pazarit tė sotėm. Nė jug vendet e serbėve arrinin deri nė burimet e lumit Lim.
Nė pėrfundim tė dyndjeve tė popujve gjatė shek. IV-VI e sidomos tė kolonizimit sllav tė shek. VI-VII, pėrbėrja etnike e trevave ballkanike, pėsoi modifikime tė ndjeshme. Nė viset danubiane, nė ato tė Istries, tė Dalmacisė e tė rajoneve tė brendshme u vendosėn nė mėnyrė mjaft intensive popullsitė e reja sllave: trebinjatėt, kanavlitėt, paganėt, serbėt, kroatėt. Masa sllavėsh u vendosėn nė zonėn e Nishit dhe pėrgjatė luginės sė Vardarit, e deri nė Selanik. Prej kėndej, grupe tė veēuara depėrtuan nėpėr luginat e Devollit e Vjosės, duke zėnė kryesisht lartėsitė pėrgjatė tyre. Ngulime sllave pati edhe nė malėsitė midis Thesalisė dhe Epirit (malet e Pindit). Vendosje masive tė bashkėsive sllave pati nė Traki e Greqi, veēanėrisht nė Gadishullin e Peloponezit. Historiani bizantin i shek. X, Konstandin Porfirogjeneti, thotė se nė atė kohė Peloponezi "ishte sllavizuar plotėsisht". Gjithsesi, burimet historike, tė dhėnat arkeologjike e ato gjuhėsore, i kanė shtyrė studiuesit tė dalin nė pėrfundimin se brezi perėndimor i Ballkanit qė pėrfshihej nė provincat diokleciane tė Prevalit, Epirit tė Ri dhe tė Epirit tė Vjetėr, me njė shtyrje ku mė shumė e ku mė pak tė thellė drejt brendėsisė, ėshtė ndėr rajonet mė pak tė prekur nga kolonizimi sllav. Pėrkundrazi, popullsia e hershme autoktone iliro-shqiptare u pėrforcua nė kėtė gjerėsi gjeografike me grupe tė tjera iliro-shqiptare tė ardhura nga viset e brendshme, ku invazioni sllav kishte qenė masiv. Njė zhvendosje e tillė e popullsisė autoktone iliro-shqiptare drejt zonave mė tė sigurta jugore dėshmohet pas rėnies sė Nishit, tė Dardanisė e tė Salonės nė bregdetin dalmat pas vitit 612.
Gjithsesi, burimet historike tė mesjetės sė hershme, ndėrsa flasin pėr krijimin e zonave kompakte tė sllavizuara (sklavini) nė viset fqinje tė Dalmacisė, Rashės, Maqedonisė, Peloponezit etj., nuk pėrmendin ekzistencėn e tė tillave nė katėr provincat e Ilirikut Perėndimor. Mbijetesa, historikisht e dokumentuar, nė kėto treva tė qyteteve antike, e qendrave dhe e strukturave kishtare, si dhe prania ndonėse e dobėsuar e pushtetit bizantin flasin pėrgjithėsisht pėr ekzistencėn kėtu tė kushteve pak a shumė normale tė jetės nė shekujt e errėt tė mesjetės.
Grupet e izoluara sllave qė kishin arritur tė depėrtonin drejt luginave tė Devollit e Osumit, nuk arritėn tė organizoheshin nė bashkėsi kompakte. Pėr mė tepėr, duke filluar me Justinianin II, me qėllim qė tė siguronte ndėrlidhjet jetike me bregdetin adriatik nė boshtin e rrugės Egnatia, Perandoria Bizantine shpėrnguli popullsi tė tėra sllave nga viset qė ishin nė rrezen e saj duke i ēuar nė Azinė e Vogėl.
Fuqizimi i shtetit bullgar, sidomos gjatė sundimit tė carėve Simeon e Samuel, nė shek. IX - X, u shoqėrua me depėrtime grupesh sllave, pėrkatėsisht bullgare, qė u vendosėn kryesisht nė vendet e prekura qė mė parė nga kolonizimi sllav. Por, me rėnien e Perandorisė Bullgare dhe me rivendosjen e pushtetit bizantin nė kėto treva, bashkėsi tė tėra sllave u shpėrngulėn nga perandorėt bizantinė dhe u vendosėn nė Traki e nė Azinė e Vogėl. Kjo vlen nė radhė tė parė pėr zona me rėndėsi strategjike, siē qe Shqipėria. Grupe tė tjera, nė marrėdhėnie me popullsinė vendase erdhėn vazhdimisht duke u tretur e duke u asimiluar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
 
Dyndjet e popujve, ngulimet sllave nė Ballkan
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Kultura kombėtare-
Kėrce tek: