Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Shqiptarėt e hershėm dhe “Kultura e Komanit”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Shqiptarėt e hershėm dhe “Kultura e Komanit”   14/11/2007, 23:21

Shqiptarėt e hershėm dhe “Kultura e Komanit”

Nė vitin 1898 u ra nė gjurmė tė njė varreze tė madhe, pranė Kalasė sė Dalmaces, nė fshatin Koman tė Pukės. Nė vazhdim u zbulua njė numėr i madh varrezash tė ngjashme, rreth 30, tė pėrhapura kryesisht nė Shqipėrinė e Veriut e nė atė tė Mesme. Shpėrndarja gjeografike, tipologjia, inventari dhe kronologjia e njėjtė e kėtyre varrezave i ka shtyrė studiuesit tė identifikojnė nė to kulturėn e hershme mesjetare shqiptare, tė quajtur "Kultura e Komanit" (shek. VI-VIII). Nė vitet e fundit zbulime tė "Kulturės sė Komanit" janė bėrė edhe nė Shqipėrinė e Jugut si dhe pėrtej kufijve shtetėrorė, nė Mal tė Zi, Kosovė, Maqedoni e nė Greqi.
"Kultura e Komanit" ėshtė kultura e njė populli qė nė shek. VI-VIII ishte nė kapėrcyell tė dy epokave, nga ajo e vonė antike, nė periudhėn e hershme mesjetare. Tipologjia e varreve, orientimi i tyre, inventari i armėve, i veglave tė punės dhe i stolive, me praninė e elementėve tė shumtė tė simbolikės ilire, e lidhin "Kulturėn e Komanit" me tė kaluarėn ilire tė kėtyre trojeve dhe me banorėt e lashtė tė tyre, ilirėt.
Por, pėrveē elementėve tė vazhdimėsisė ilire, "Kultura e Komanit" pėrmban edhe elementė tė rinj, qė lidhen me periudhėn e hershme bizantine. Durrėsi, baza mė e rėndėsishme e Perandorisė Bizantine nė perėndim, ishte qendra nga ku nė thellėsi tė trevave shqiptare mbėrrinin importet dhe, nė pėrgjithėsi, ndikimet bizantine. Kėto tė fundit shquhen qartė nė disa grupe stolish, si tokėza rripi, brosha tė praruara, vathė etj. Por, mbi tė gjitha, ndikimi bizantin materializohet nė elementė tė artit, pra dhe tė besimit kristian. Tė tillė janė vathėt me motive palloi, skena tė Eukarestisė ose unaza me formula e lutje tė krishtera.
Ndėrkohė qė nė shumė nga stolitė e gjetura nė varrezat e "Kulturės sė Komanit" dallohet qartė mbijetesa e motiveve pagane (p.sh. disku diellor), prania edhe e motiveve kristiane dėshmon se bartėsit e "Kulturės sė Komanit" kishin pėrqafuar, ose ishin duke pėrqafuar, besimin e krishterė. Nė kėtė kohė, pra nė shek. VI-VIII, krishterimi, i pėrhapur nga qendrat urbane, si Durrėsi, Shkodra, Ohri etj., kishte mundur tė depėrtonte edhe nė zonat e brendshme rurale, ku dėshmohet "Kultura e Komanit".
"Kultura e Komanit", qoftė nė trashėgiminė e saj tė kulturės sė lashtė ilire, qoftė me elementet e reja tė periudhės sė hershme bizantine e, nė fund, me shenjat e qarta tė besimit tė krishterė, ėshtė specifike pėr hapėsirėn ku dėshmohen shqiptarėt nė mesjetė. Ajo i dallon nė mėnyrė tė qartė, bartėsit e saj, shqiptarėt, nga fqinjėt e tyre tė rinj e tė vjetėr, sllavėt e grekėt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
 
Shqiptarėt e hershėm dhe “Kultura e Komanit”
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Kultura kombėtare-
Kėrce tek: