Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Merreni gjakun tonė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Merreni gjakun tonė   22/3/2008, 17:56

Kengetare dhe artiste te ndryshem ne Shqiperi u sensibilizuan keto diten dhe deshen te dhurojne gjak per te lenduarit e Gerdecit. Ja disa deshmi prej tyre

Nėse kėngėtari Andi Shkoza, i aksidentuar nė tragjedinė e Gėrdecit, do tė kishte nevojė pėr njė transfuzion gjaku, shumė prej kolegėve tė tij me siguri qė do t’i gjendeshin pranė. Por jo vetėm!

Ndonėse nuk ėshtė kėngėtare, “Miss Shqipėria 2005”, Edlira Mema, duke e pasur grupin e gjakut “0 pozitiv”, ėshtė nė gjendje qė t’u dhurojė gjak gjithė personave nė nevojė, e kėtu nuk bėn pėrjashtim as Andi. Para dy ditėsh, e shtyrė nga ndjenja e humanizimit, 20-vjeēarja iu drejtua njė qendre spitalore kėtu nė kryeqytet, me dėshirėn e mirė pėr tė qenė sadopak e dobishme nė gjithė kėtė situatė tė rėndė. “Dėgjoja ēdo ditė nė televizor thirrjen pėr tė dhuruar gjak dhe nga kjo mė bėri tė mendoj se dhe unė duhet tė bashkohem me kėta njerėz tė pafajshėm. Por, duke qenė se unė kam bėrė njė tatuazh, e kisha tė ndaluar qė tė bėja transfuzion dhe mė erdhi vėrtet keq qė u ktheva nė shtėpi pa dhėnė edhe unė ndihmesėn time”, thotė pėr gazetėn “Korrieri” Edlira Mema.

Ashtu si dhe fituesja e ēmimit tė parė nė edicionin e 46-tė tė Kėngės nė RTSH, Olta Boka, me grupin e gjakut “A pozitiv”, por ajo e ka tė pamundur qė tė jetė dhuruese nė kėtė moshė. “Duke qenė se unė jam 16 vjeēe, nuk mė lejohet qė tė jap gjak, sepse me aq sa unė jam informuar, nėn moshėn 18-vjeēare nuk lejohet qė tė bėhet transfuzion. Kjo do tė thotė qė deri mė tani unė nuk kam bėrė asnjėherė njė tė tillė, madje edhe kur e kam parė si diēka tė nevojshme. P.sh., tragjedia e fundit ishte vėrtet e rėndė, por pavarėsisht dėshirės, e pata tė pamundur qė tė dhuroja gjak”, pohon Olta.

Edhe bashkėmoshatarja tjetėr e saj, Greta Koēi, deri mė tani nuk ka provuar kurrė qė tė dhurojė gjak, sepse mosha e vogėl nuk ia lejon kėtė gjė. Grupi i saj ėshtė “A plus”, por deri mė tani kėngėtarja e suksesshme nuk ka pasur tė nevojshme as dhurimin dhe as marrjen e gjakut.

Kėngėtarja simpatike Orinda Huta ėshtė gjithė e gatshme pėr tė qenė pranė njerėzve qė kanė nevojė pėr gjak. “Grupi im ėshtė “A pozitiv” dhe tė dielėn unė u drejtova tek spitali i QSUT-sė pėr tė dhuruar gjak. Po ishte krejtėsisht e pamundur qė tė depėrtoja, pasi kishte goxha radhė. Kam qėndruar pėr tri orė me radhė e nuk munda tė hyja dot. Kjo ishte hera ime e dytė qė doja tė isha dhuruese, pas njė herė tjetėr qė mbaj mend ndodhi nė gjimnaz, kur vinin mjekė nėpėr shkolla pėr tė marrė kampione gjaku”, thotė Orinda.

Ndėrsa kėngėtares Anjeza Branka sa herė i pėrmend nocionin e gjakut, ajo bie nė gjendje tė fikėti. “Grupi im ėshtė “0 pozitiv”, por edhe pse quhem dhuruese, sėrish mė mungon vullneti qė tė dhuroj gjak, pasi e kam tejet tė vėshtirė. Nuk kam menduar kurrė qė tė bėj transfuzion e kėtė nuk do ta bėj asnjėherė”, shprehet me bindje ajo.

Shumė personazhe tė njohur kanė shfaqur interes krejt rastėsisht pėr tė mėsuar grupin e gjakut, edhe pa qenė e nevojshme pėr tė marrė apo dhuruar. “Sepse sa mė shumė e informuar, aq mė mirė ėshtė jo vetėm pėr mua, por pėr tė gjithė njerėzit”, pėrfundon kėshtu kėngėtarja Anjeza Branka.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
 
Merreni gjakun tonė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shtypi dhe Politika :: Show Biz-
Kėrce tek: