Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com


 
PortalPortal  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 ..::Haha::..

Shko poshtė 
AutoriMesazh
BoraBardh
Senior Member
Senior Member
avatar

Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 31
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

MesazhTitulli: ..::Haha::..   21/3/2008, 16:25

Ka vdekur Hajdari



Nė mbrėmje dikush thirri tek dyert e oborrit tim.

Doli djali im i vogėl tė shihte se kush ishte e ē`donte.

Kur u kthye mė tha:

-Babi, ishte njė djalė i Taloviqe e tė thirri se kishte

vdekur Hajdari, po varrosej nesėr.

Tė nesėrmen me kolegėt gazetarė shkuam nė Kodrėn

e Dėshmorėve pėr ta pėrcjellur varrimin e

njė komandanti. Kur e pash Hajdarin nė livadhe

duke ruajtur bagėtinė u thash kolegėve:

-A e shihni kėtė plak, mbrėmė kam qenė i thirrur

tė marr pjesė nė varrimin e tij qė ėshė dashur tė bėhej sot.

Ata mė shikuan me habi, ngase nuk e dinin se lajmi kishte qenė i rremė.



Ēelėsat



Duke ecur nėpėr trotuarin e njė rruge nė Mitrovicė,

shoku me tė cilin isha, kur i pa dy vajza nga drejtimi

i kundėrt mė thotė se do t`i mashtrojė. Posa u

afruan ai nxori njė palė ēelėsa, po i sjell rreth gishtit

e po iu thotė:

-I shihni kėta ēelėsa, janė tė mercedesit tim.

-Qenkan si tė traktorit tonė-ia ktheu njėra.





Byreku


Mė heret ēmimi i byrekut dallonte,

varėsisht se a ishte me mish a me

djath. Pasi e hėngra byrekun, kur

desha ta paguaj, byrekxhiu mė pyeti:

-E patėt me mish, apo me djath?

-Vallahi nuk e di-ia ktheva, as

s`kishte djath, as mish, ishte vetėm pite.



Ka gullash-s`ka gullash



Hyra nė njė gjelltore nė Skėnderaj

dhe pyeta se ē`kishte pėr tė ngrėnė.

Ai djaloshi qė punonte aty m`i numėroi

disa lloje gjellrash e i ha se kishte

edhe gullash. Kur i thashė tė mė

sillte njė gullash, ai ma ktheu:

-M`falni por gullash nuk ka.

-Po ju thatė se ka.

-Unė tė thash, se ashtu m`ėshtė mėsuar goja.



As me mish as me qyfte



Ditėn tjetėr, po nė atė gjelltore, derisa

po drekoja, hyri njėri qė e kishte kuletėn

e hollė. Gjellbėrėsi i thotė se ka pasul me

mish, ai ia kthen:

-A s`ka me qyfte a, atėherė ma sillni pasulin pa mish.



A ka biēikleta nė Mitrovicė?



Me Enver Bimbashin e Llaushės njė herė

shkuam me autobus nė Mitrovicė. Posa

zbritėm nga autobusi, unė me hapa mė

tė mėdhenj e lash atė bukur larg.

Ai po mė thėrret e po mė pyet:

-Halil, a din, a ka biēikleta me ble nė Mitrovicė?

-Pse – i thash, a biēikletė ke ardhė tė blesh a?

-Jo, mė tha- por desha ta marr njė,

mbase mund tė vij me biēikletė pas teje.



Kur ėshtė e shtunė nė Skėnderaj?



Nė bifenė e Radios, nė Mitrovicė,

pinim kafe me shokėt e punės.

Pasi ra fjala pėr ditėt e tregut,

njė shok mė pyeti:

-Kur ėshtė e shtunė nė Skėnderaj?

-Tė hėnėn-iu pėrgjegja shpejt e shpejt.



Kush ėshtė ky plak?



Bashkė me dhėndrrin po udhėtonim

me makinė nga Theranda pėr nė Prizren.

Diku rrugės, ai e takoi njė shok tė vetin

dhe e mori. Posa hyri ai shoku e pyeti pėr

mua, dhėndrrin tim:

-Kush ėshtė ky plak?

-Baballaku-iu prgjigj, ky.

-Mendova mos ėshtė babai yt kaq i ri

-ia ktheu ai shoku.



Tegllat n`aeroplan



Duke udhėtuar me aeroplan nga Prishtina

pėr nė Dyzeldorf tė Gjermanisė e dėgjova

kėtė dialog tė njė plaku e njė plake:

Plaku: Ēka dreēin i marrshe kėto teglla me speca?

Plaka: Pėr djalin, plak. Atje s`ka speca.

Ēka po ta zėnė tash rrugėn tegllat.

Plaku: Jo, rrugėn nuk po ma zėnė,

por bėri e u rrėzua aeroplani, tegllat thehen

e na prejnė.



Drutė e Xhelės si thuprat e mėsuesit



Me Kajtazin nga Skėnderaj po pinim ēaj.

Nė ndėrkohė erdhi edhe Xhela nga Qubreli.

Ai e ftoi qė ta shkarkonin traktorin me dru tė

mira pėr dimėr. Kur i shkarkojnė, Kajtazi i

pakėnaqur me drutė, i kishte thėnė Xhelės:

-Kėto drutė tua qenkan si ato thuprat me

tė cilat na rrihte mėsuesi nė shkollė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
..::Haha::..
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Argėtim dhe Zbavitje :: Humori-
Kėrce tek: