Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Kanceri i gjirit “njė sekret” akoma i paidentifikuar qartė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
AdmiraL
Webmaster
Webmaster


Male
Numri i postimeve : 1911
Age : 96
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Kanceri i gjirit “njė sekret” akoma i paidentifikuar qartė   21/3/2008, 02:40

Numri i femrave tė diagnostikuara me kancer nė gji ėshtė rritur ndjeshėm vitet e fundit gati nė ēdo vend tė botės. Progresi me hapa tė shpejtė i sėmundjes, jo vetėm qė pėrbėn njė problem serioz pėr vendet e zhvilluara, por rrezik pėrbėn pėrparimi i kėsaj sėmundje nė vendet nė zhvillim nė Evropėn Lindore, Azi, Afrikė etj. Popullsia e kėtyre vendeve ėshtė pak e informuar mbi rrezikun e kėsaj sėmundjeje, faktorėt ndikues, simptomat e para dhe mėnyrat e kurimit e diagnostikimit. Kjo pėr faktin se edhe aparaturat moderne dhe teknikat e ndjekura pėr diagnostikimin e sėmundjes janė shumė pak tė njohura nga kėto vende dhe shumė prej tyre nuk i disponojnė. Tė qenit femėr pėrfshin rrezikun e tė qenit tė ekspozuara ndaj rrezikut tė pėrhapjes sė kancerit tė gjirit. Ky rrezik sa vjen e rritet me kalimin e moshės. Ėshtė kjo arsyeja pse femrat, sidomos ato qė i kanė kaluar tė 40-at, tė bėjnė njė kontroll tė rregullt tė paktėn njė herė nė vit.
Gjashtė muaj mė parė Liu Lichun zbuloi se kishte kancer nė gji. Pėr 40-vjeēaren nga Mongolia, kjo ishte njė sėmundje misteriozė tė cilėn ajo nuk e njihte. Ajo nuk kishte dėgjuar kurrė pėr tė, apo pėr monograminė e mastektominė, dy teknika moderne pėr diagnostikimin e kancerit. Liu Luchin nuk kishte dėgjuar raste ku njė i sėmurė me kancer t’i kishte shpėtuar vdekjes. Pasi zbuloi se ajo kishte kancer malinjit nė gjirin e majtė, mėsoi se kanceri i gjirit ishte forma mė vdekjeprurėse e tumoreve. Vetėm nė kohėn kur ajo mėsoi pėr sėmundjen qė kishte, dėgjoi se rreth 500 000 femra tė tjera vuanin nga i njėjti kancer. Nė SHBA nė ēdo tetė gra njėra prej tyre diagnostikohet me kancer nė gji. Nė vende tė ndryshme aziatike jo vetėm popullsia por dhe mjekėt edhe pse kanė dėgjuar kaq shumė pėr sėmundjen vdekjeprurėse dhe teknikat e ndjekura pėr diagnostikimin dhe kurimin e saj, janė shumė pak tė njohura me to. Kjo bėn qė popullsia e kėtyre vendeve tė jetė mė e rrezikuar jo vetėm nga prekja, por edhe nga niveli i lartė i vdekshmėrisė nga kanceri i gjirit. Sėmundja ėshtė e pranishme nė ēdo moment jo vetėm nė vendet e industrializuara nė Amerikėn Veriore dhe Evropėn Perėndimore, por edhe nė vendet nė zhvillim nė Azi, Afrikė, Evropėn Lindore dhe Amerikėn Latine. Edhe popullsia shqiptare ėshtė shumė pak e informuar mbi sėmundjen mė vdekjeprurėse tė shekullit, diagnozat dhe teknikat pėr trajtimin e saj. Sipas statistikave tė realizuara nė dy vitet e fundit vihet re njė rritje e numrit tė femrave shqiptare tė diagnostikuara me kancer nė gji. Faktorėt ndikues mund tė jenė tė ndryshėm duke filluar nga kjo faktorėt gjenetikė dhe trashėgimia e deri te dhėnia e gjirit pėr fėmijėn, mungesa e aktivitetit tė rregullt seksual, abortet, stresi kronik, injektimet nė gji, qėndrimi i tejzgjatur nė diell, mėnyra jo e shėndetshme e jetesės, obeziteti, pirja e duhanit dhe abuzimi me pijet alkoolike. Ekspertė tė shumtė janė shprehur “Ju mund tė shkoni nė ēdo vend tė botės, qoftė edhe nė ato mė tė zhvilluarat, por nuk do tė mundni tė kuroni sėmundjen, mjafton tė uleni dhe tė prisni vdekjen. Mos harroni se varfėria ėshtė kancerogjeni numėr njė”. Edhe pse vazhdojnė kėrkimet pėr zbulimin e shkaktarėve dhe mėnyrės sesi progreson sėmundja, akoma ka shumė pėr tė bėrė, sepse mbetet si detyrė parėsore e shkencės zbulimi i metodave kuruese pėr tė luftuar kancerin nė tė gjitha format e shfaqjes sė tij. Studimet kanė treguar se tė predispozuara pėr t’u prekur nga kanceri i gjirit janė jo vetėm femrat e racės sė zezė por edhe ato tė racės aziatike, sidomos pas viteve 40 tė jetės dhe me fillimin e menopauzės.

Kėshilla pėr tė shmangur kancerin nė gji

1- Bėni vizita mjekėsore sa herė ndjeni shqetėsime, por edhe kur e ndjeni veten mirė.
2- Bėni njė jetė tė shėndetshme, bini nė peshė, nėse jeni mbipeshė.
3- Pėrpiquni tė minimizoni stresin.
4- Mundohuni tė keni njė aktivitet seksual tė rregullt.
5- Ushqehuni duke ndjekur njė dietė tė caktuar. Hani ushqime qė janė tė pasura me vitaminė A, E dhe C, p.sh., karota, spinaq, kajsi dhe agrume. Ėshtė mirė qė ato t‘i bėni pjesė tė pandashme tė dietės suaj ditore.
6- Mos harroni se lindja e fėmijės dhe ushqimi me gji janė shumė tė rėndėsishme pėr shėndetin e gjirit tuaj.

Terapitė pėr trajtimin e kancerit tė gjirit
Ēdo vit kanceri i gjirit zbulohet i pranishėm nė mė shumė se 1 milion gra nė botė dhe mė shumė se 400 mijė gra vdesin nga ēdo vit nga kjo sėmundje. Instituti Kombėtar Amerikan i Kancerit thotė se, numri i grave qė diagnostikohen me kancerin e gjirit po shtohet. Por si pėrhapet ky kancer dhe cilat janė mundėsitė e kurimit tė tij? Kanceri mund tė fillojė nė ēdo organ apo ind tė trupit. Por qelizat mund tė pėrhapen nga tumori fillestar dhe tė lėvizin pėrmes rrjedhjes sė gjakut nė pjesė tė tjera. Gjatė viteve tė fundit, studiuesit kanė krijuar ilaēe qė pėrmirėsojnė shanset e grave me kancer nė gji. Ka disa lloje tė kancerit tė gjirit. Studiuesit thonė se trajtimi varet gjerėsisht nga terapia e pėrdorur, pėrdorimi i ilaēeve qė reagojnė mbi qelizat specifike tė kancerit

Tumori i gjirit nė varėsi tė moshės
Ashtu siē ndodh me pjesėn mė tė madhe tė tumoreve epiteliale, pėrqindja e sėmundjes rritet me rritjen e moshės. Pėr tumorin nė gji, grafiku ėshtė nė rritje deri nė menopauzė, pastaj zvogėlohet nė vitet e para tė menopauzės, pėr tė rinisur rritjen me kalimin e moshės. Kėshtu, nė mė shumė se 80 pėr qind tė rasteve, tumori nė gji prek gratė mbi 50 vjeēe. Prandaj ka rėndėsi kėshillimi me mjekun specialist dhe diagnostikimi. Termografia pėrdoret gjerėsisht nė praktikėn klinike bashkėkohore pėr matjen dhe regjistrimin e nxehtėsisė, e cila shkaktohet nga pjesė tė ndryshme tė trupit ose gjėndrave tė gjirit. Nxehtėsia qė lėshon trupi nė pjesė tė ndryshme matet nė bazė tė qarkullimit tė gjakut nė enė, kėshtu qė qarkullimi i ngadaltė i gjakut prodhon mė pak nxehtėsi.

Kėrkimet kunder progresit tė kancerit
Shkencėtarėt e kancerit janė tė mendimit se ne jemi nė fundin e epokės sė re nė kėrkimet mbi kancerin. Diagnostikimet dhe trajtimet mė tė fundit janė nė rrugė tė mbarė dhe me njė fjalė do tė thotė rritje nė pėrqindjen e tė mbijetuarve. Janė duke u bėrė hapa tė mėdhenj nė ketė drejtim falė ndihmės sė kėrkimeve themelore tė kryera mė parė. Ekipet kėrkimore synojnė tė realizojnė 10 qėllime deri nė vitin 2020 pėrkundrejt progresit, i cili do tė jetė i njėtrajtshėm. Mjekėt synojnė tė reduktojnė numrin e duhanpirėsve nga 12 nė 8 milionė, duke reduktuar kėshtu edhe rastet e tė sėmurėve me kancer, duke dyfishuar trajtimet pėrmirėsuese me sa mė pak efekte anėsore dhe shtimin e realizimin e mundėsive qė pacientėt tė diagnostikohen qė nė stadet fillestare.

Faktorėt e kancerit te meshkujve
Edhe pse akoma nuk janė realizuar studime specifike pėr kėtė lloj kanceri, pėr vetė faktin se shfaqja e tij ėshtė shumė e rrallė, kanceri i gjoksit te meshkujt ka pėsuar rritje gjatė kohės. Po tė krahasohet me vitet e tjera edhe rastet e shfaqjes sė kancerit tė gjirit te femrat kanė pėsuar njė rritje tė madhe. Nė tė dyja sekset, kanceri lidhet me hormonin estrogjen, kėshtu qė obeziteti, mbipesha, mund tė pėrbėjė njė faktor. Qelizat dhjamore prodhojnė estrogjen. Kėshtu ndodh edhe me kimikatet nė mjedis apo ndryshimet nė mėnyrėn e jetesės. Sipas specialisteve tė Qendrės sė Kancerit, nevojitet njė studim shumė mė i hollėsishėm, sepse njė pjesė e meshkujve tė prekur nga kanceri i gjoksit nuk kanė qenė tė rėndė nė peshė apo mbipeshė.

_________________
*AdmiraL* and «Hollywood»® - the World is MinE...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://AdmiralhackeR.hi5.com
 
Kanceri i gjirit “njė sekret” akoma i paidentifikuar qartė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shoqėria :: Shėndeti-
Kėrce tek: