Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Otitet mund te sjellin dhe humbjen e degjimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
BoraBardh
Senior Member
Senior Member


Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 30
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

MesazhTitulli: Otitet mund te sjellin dhe humbjen e degjimit   20/3/2008, 17:24

Otitet kane dhimbje te forta dhe jane te shpeshta tek femijet. Ato prekin si femijet ashtu dhe te rriturit, te cilet duhet ti kushtojne kujdes pasi mund te sjellin shurdhim dhe humbjen e degjimit.

Veshi eshte i perbere nga disa pjese : veshi i jashtem, veshi i mesem dhe veshi i brendshem.

Veshi i jashtem perfshin llapen dhe gropen e veshit deri ne timpan. Veshi i mesem permban timpanin dhe zgavren e tij, ndersa veshi i brendshem permban zgavren e timpanit qe eshte vendosur pas tij dhe qe perfshin afersine me kocken temporale. Ai na lejon perceptimin e tingujve.

Veshi i mesem komunikon me nazo-farinksin (pjesen e mbrapme te gojes dhe te hundes) ne saje te nje kanali qe quhet « tubi i Eustakit ». Ja pse otiti ndodh shpesh pas nje infeksioni te rinofarinksit, gjate perhapjes se mikrobeve. Dallojme dy lloj otitesh : te jashtem dhe te brendshem.

Otitet e jashtme

Otiti i jashtem shprehet permes nje dhimbje te forte ne nielin e veshit te jashtem, i cili zakonisht eshte i skuqur dhe dhimbja ndihet ne kanalin e degjimit. Personi ka nje ndjesi djegese dhe dhimbja eshte e vazhdueshme. Otitet e jashtme favorizohen nga perdorimi i krueseve te veshit ose nga pishinat.

Trajtimi mjeksor qendron ne perdorimin e anti-inflamatoreve, antibiotikeve, pra ne forme pikash apo antibiotike te marre ne menyre te zakonshme. Nese dhimbjet jane shume te forta, mund te futet ne kanalin e veshit nje pambuk me alkool, i cili duhet nderruar cdo dy dite.

Otitet e mesme

Otitet e mesme jane me te shpeshta ne vecanti tek femijet. Me shume preken djemte se sa vajzat, dhe kjo ndodh pasi mbrojtja imunitare nuk eshte e njejte tek ata. Ne kopshte apo cerdhe femijet preken me shume nga otitet se sa kur ata mbahen ne shtepi, ngaqe mikrobet ne ambientet kolektive perhapen me me lehtesi. Femijet i kane otitet te shpeshta, ku ata kane disa gjendra ne fund te grykes, “Unaza Valdeyer”, ne nje mase qe arrin te bllokoje « tubin e Eustakit», duke favorizuar keshtu infeksionin per shkak te mungeses se ajrimit. Ja pse keshillohet heqja e tyre.

Otiti i mesem eshte nje inflamacion i mukozes se veshit te mesem, pra i timpanit dhe i zgavres se tij, te « tubit te Eustakit » dhe zgavres ajrore te quajtur « mastoide ». Ne pergjithesi otiti shfaqet pas nje rinofaringiti, pastaj infeksioni shperndahet ne « tubin e Eustakit », drejt veshit te mesem. Femija ankohet ne menyre brutale nga nje dhimbje e forte e veshit dhe e shpeshte gjate nates. Dhimbja mund te jete ne te dyja anet, pasi shpesh otiti i prek te dyja anet, edhe pse njera ane dhemb me shume. Dhimbja eshte shpuese dhe ne menyre te herepashershme. Mund qe femija te mos degjoje ne ato momente, por kjo situate kalon. Ai ka ethe, por jo gjithnje.

Trajtimi

Femija duhet kontrolluar ne timpanin e veshit me nje « otoskop » Kur ka nje otit akut, doktori sheh se timpani eshte i fryre. Nese timpani eshte i shpuar, ai dallon nje carje nga ku del qelbi. Se pari, femijes i duhet dhene anti-inflamator ose antalgjike per ta qetesuar nga dhimbjet. Por eshte e nevojshme ti jepen antibiotike, pasi otiti i pa mjekuar ose i mjekuar jo sic duhet, mund te sjelle komplikacione te renda. Antibiotiku zgjidhet ne raport me llojin e bakterit qe ka shkaktuar infeksionin. Shpesh dallojme tri lloj bakteriesh : pneumokokun, streptokokun pneumoniae dhe haemophilus influenzae. Tek nje adoleshent, otiti mund te shkaktohet dhe nga nje virus « syncitial » respirator, cka jep dhe formen e nje gripi.

Nuk duhen vendosur ne vesh pika qetesuese pa u keshilluar me mjekun, pasi ne timpanin e shpuar keto pika mund demtojne veshet. Ndonjehere mjeku ORL mund te beje me nje gjilpere nje « paracentese », pra nje shpim te timpanit per ta cliruar ate nga qelbi i grumbulluar. Kjo behet kur otiti eshte « hiperalgjik ».

Komplikacionet e nje otiti akut

Para periudhes se perdorimit te antibiotikeve tek pacientet, komplikacionet kane qene me shpeshta dhe linin pas probleme te medha. Sot komplikacionet jane me te rralla, po ende ekzistojne. Shpesh ato ndodhin nga nje mjekim jo i sakte. Keshtu infeksioni mund te perhapet lokalisht dhe te shkaktoje “mastoidit, labirintite” (te vjella dhe shqetesime ekuilibri), nje meningjit, encefalit ose nje paralize faciale.

Otiti i mesem pa infeksion (seroz)

Otiti i mesem “seroz” mund te ndodhe nga nje rrjedhje ne veshin e mesem si pasoje e nje sherimi jo total te nje otiti. Kjo ndodh shpesh te femijet. Ata preken nga rinofaringiti i perseritur qe progresivisht sjell nje lloj shurdhimi, cka eshte shqetesues. Kur nuk mjekohet, shurdheria rendohet dhe behet nje handikap per femijen. Pacienti nuk ankohet per dhimbje ne zonen e veshit. Kontrolli i gjendjes se tij tregon nje timpan te deformuar, me leng ose nje timpan ne ngjyre mavi.

Trajtimi

Trajtimi qendron se pari ne sherimin e inflamacionit me antibiotike dhe antiinflamatore. Nese kjo eshte e pamjaftueshme, mjeku keshillon nje « paracentese » per te hequr sekrecionet, cka sjell nje ajrim te mire te veshit te mesem, duke shmangur humbjen e degjimit.

Otiti i mesem kronik

Otiti i mesem kronik karakterizohet nga nje shpim i perhershem i timpanit. Ajo mund te shkaktohet nga nje otit i mesem akut, nga bllokimi i “tubit te Eustakit” ose nga nje traumatizem tjeter. Dallojme dy lloje otitesh te tilla: “e qelbezuar” e thjeshte dhe kolesteatome. E para eshte nje inflamacion kronik nga nje “suppuracion” me ere te rende te veshit dhe sidomos nga shurdheria. Trajtimi eshte i njejte me ate qe behet per nje otit, duke u perpjekur te njohim llojin e bakterit per te adaptuar antibiotikun e nevojshem. E dyta vjen si pasoje e bllokimit epidermik te zgavres se veshit dhe qe prek zonen e kockes prane. Personi ankohet nga nje maramendje dhe se nuk degjon. Ky lloj otiti mund te kthehet ne nje paralize faciale, ne meningjit, abces cerebral, pra kerkon nje nderhyrje kirurgjikale.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Otitet mund te sjellin dhe humbjen e degjimit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shoqėria :: Shėndeti-
Kėrce tek: