Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Secili njeri ėshtė peng i veprės sė vet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
BoraBardh
Senior Member
Senior Member


Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 30
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

MesazhTitulli: Secili njeri ėshtė peng i veprės sė vet   19/3/2008, 17:09

Ja ku jemi sėrish, nė njė takim tė radhės me revistėn tonė “ALBISLAM” dhe nuk mund ta fshehim se, ndėrkohė qė pėrgatitet ardhja e numrit vijues, pėrreth nesh po ndodhin shumė gjėra, madje edhe tė pėrmasave botėrore, ndikimi i tė cilave ėshtė i pamohueshėm edhe nė rrafshin lokal. S’do mend se kėtyre ditėve, ajo qė ka zėnė vend mė sė shumti nė mediat botėrore, janė dy ngjarje qė kanė tė bėjnė me shqiptarėt.

I tėrė opinioni botėror ėshtė pėrqendruar te zhvillimet qė kanė tė bėjnė me pėrmbylljen e procesit tė statusit tė Kosovės. Aktualiteti po dėshmon se ky proces, pėrfundimin nuk e kishte edhe aq tė thjeshtė siē e kanė paramenduar shumica. Kosovarėt, tė dehur nga euforia e dėshirės pėr pavarėsi dhe tė mėrzitur nga pritja e gjatė, as qė donin tė mendonin pėr problemin Rusi, pėr Nėnėmadhen e serbėve, e cila, sipas pritjeve tė natyrshme, do tė pėrdorė peshėn e vet pėr tė vėshtirėsuar procesin, nė mos pėr asgjė tjetėr, atėherė pėr tė komercializuar ndonjė pėrfitim tė vetin nė arenėn ndėrkombėtare. Ditėve tė fundit, edhe nė vet opinionin kosovar kanė filluar tė shfaqen ndjenjat e pesimizmit dhe rezervės. Ajo mė e rėndėsishmja, qėndron nė faktin se ėshtė bėrė e gjithėnjohur se pėr Kosovėn kthim nė Serbi nuk ka. Gjithashtu, pėr gjendjen, kthim nė atė tė para 1999-ės, gjithashtu nuk ka. Kjo, pa asnjė mėdyshje, pėr shqiptarėt e Kosovės ėshtė njė e arritje e pamohueshme.

Mendoj se njėra nga strategjitė e pavarėsimit, ėshtė duke na kushtuar shumė mė shtrenjtė nga sa e parashihnim. Fjala ėshtė pėr mungesėn e platformės sė mirėfilltė pėr periudhėn postserbe nė Kosovė. Nuk dyshoj se ajo ka ekzistuar nė qarqe tė caktuara politike, por pėr fat tė keq, popullata e gjerė nuk ka qenė e pėrgatitur dhe as e vetėdijesuar pėr problemet dhe sfidat e kėsaj periudhe. Kjo ka ndikuar qė gjatė kėsaj periudhe tranzitore, tė bėhet shumė pak pėr ndėrtimin dhe ngritjen e vendit nė tė gjitha aspektet. Ndoshta ka hapėsirė tė arsyetohemi se, nuk jemi mėsuar qė tė jemi tė zotėt e vendit tonė, por nuk guxojmė tė lejojmė qė kjo tė bėhet pretekst pėr neglizhencėn, ngathtėsinė dhe dėshtimin tonė.

Ishim duke pritur qė maji i kėtij viti, krahas pranverės, tė sillte edhe pavarėsinė nė Kosovė, por ndodhi diēka shumė mė e keqe. Fillimi i majit solli lajmin se nė SHBA janė arrestuar gjashtė persona qė po planifikonin sulm mbi bazėn ushtarake Fort Diks nė Nju Xhersi. Ē’ėshtė mė e keqja, katėr nga ata tė gjashtit ishin shqiptarė. Ky rast, shikuar nga tė gjitha aspektet, ėshtė pėr t’u gjykuar. Ėshtė e dhembshme qė nė njė moment kaq tė ndjeshėm pėr Kosovėn dhe shqiptarėt nė pėrgjithėsi tė hapen pėrsėri dosjet e terrorizmit dhe ekstremizmit islamik, ku protagonistė tė jenė shqiptarėt. Kjo, edhe sikur tė ishte e mundur tė mėnjanoheshin tė gjitha dėmet tjera, mjafton qė ėshtė njė shėrbim shumė i ēmueshėm, qė i bėhet propagandės serbe e cila historikisht ėshtė dėshmuar si antishqiptare dhe antiislame.

Detyra jonė si muslimanė nė kėtė kohė, ėshtė tė distancohemi prej tė gjitha akteve dhe veprimeve tė pamatura, gjithsesi joislame dhe tė njėjtėn kohė, tė dėshmojmė se muslimani di tė jetė mirėnjohės dhe se nuk tradhton. Njėkohėsisht, nuk ia japim askujt tė drejtėn qė nė emėr tė Islamit t’i bėjė dėm, nė radhė tė parė, vet Islamit. E di se, tė dukesh dhe tė jetosh si musliman, sot ėshtė njė gjė shumė e vėshtirė, megjithatė duhet tė jemi tė durueshėm dhe me pamjen, sjelljen dhe qėndrimet tona tė demantojmė fuqishėm propagandėn e cila nė mėnyrė shumė agresive, tenton qė secilin musliman ta paraqesė si kriminel dhe terrorist potencial. Nė kėtė mėnyrė ata shkelin nė mėnyrė shumė flagrante parimin demokratik se individi ėshtė i pafajshėm derisa tė mos vėrtetohet fajėsia e tij.

Nė anėn tjetėr, Allahu nė mėnyrė tė mrekullueshme na mėson se asnjėri prej neve nuk do tė bėhet peng i veprimeve tė tjetrit. SECILI NJERI ĖSHTĖ PENG I VEPRĖS SĖ VET. (Kuptimi i ajetit 38 nga sureja Muddethir.)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Secili njeri ėshtė peng i veprės sė vet
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Bota Shpirtėrore :: Mėsime nga Kurani-
Kėrce tek: