Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Fėmija i ndruajtshėm

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
BoraBardh
Senior Member
Senior Member


Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 30
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

MesazhTitulli: Fėmija i ndruajtshėm   19/3/2008, 17:00

Disa prindėr mburren me sjelljen e fėmijėve tė tyre tė mbyllur- qė i vjen turp, e ul kokėn, ngurron tė flet, veēanėrisht kur tė huajt janė tė pranishėm. Ka prind tė atillė qė shqetėsohen nga gjėra tė tilla, qė i konsiderojnė kėto simptome qė kanė lidhje me sėmundjet mendore, dhe i dėrgojnė fėmijėt e tyre tek psikologėt ose pediatri.

Ndruajtshmėria ėshtė njė gjendje qė njė pėrqindje e madhe e fėmijėve nė tėrė botėn vuajnė nga kjo gjendje.

ثshtė interesante tė potencojmė se Abraham Linkoln kishte njė natyrė (prirje) jashtėzakonisht tė ndruajtur. Kėshtu kishte edhe Mahitma Gandi.

Ndruajtja ka dallim tė madh nga turpi. Turpi si njė tipar (veēori) karakteri ėshtė diēka e pėlqyeshme. Kjo shkakton qė njė person tė qėndrojė i pėrmbajtur.

Nėse njė person ballafaqohet me diēka tė paligjshme, turpi bėhet i obligueshėm. Kur ky person ėshtė pėrballur me diēka tė papėlqyer nė islam, turpi paraqitet vetvetiu. Nėse ēėshtja ėshtė diēka e lejuar nė islam, atėherė turpi vepron sipas zakonit.

Domethėnia e hadithit tė tė Dėrguarit tė Zotit , paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė, ėshtė: “Turpi nuk sjell ndryshe se pėrveē atė qė ėshtė e mirė”

Turpi i vėrtetė pėr njė musliman, nuk paraqitet ndryshe vetėm nė pėrputhje me islamin, duke shkaktuar qė tė bėjė vetėm atė qė ėshtė e mirė, dhe tė pėrmbahet nga ajo qė ėshtė e keqe.

Ndruajtshmėria ėshtė njė thyerje e shpirtit, njė ndjenjė e ērregullimit dhe hutimit. Njė person i ndruajtshėm nuk mund tė pėrcaktojė veten mirė qė ta zgjidhė ndonjė situatė, kėshtu qė ai tėrhiqet pėrbrenda vetes. Kjo nuk duhet tė jetė e ngatėrruar me turpin.

Imran bin Husejn r.a. tregon se ka thėnė i Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė pėr tė: “Turpi sjell vetėm mirėsi” (Mutefekun Alejhi)

Ibėn Rexheb, duke komentuar kėtė ndodhi, shkruan: “اėshtja ėshtė se Imrani kishte thėnė: ‘Turpi pėr t’u lavdėruar qė i Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin pėr tė, foli, nuk ėshtė asgjė tjetėr vetėm se dispozitė (natyrė) e karakterit qė nxit veprime tė mira dhe qė kundėrshton tė kėqijat. Sa pėr dobėsinė dhe paaftėsinė qė sjell pamjaftueshmėri nė respektimin e tė drejtave ndaj Allahut ose tė krijesave tė Tij, kjo aspak nuk ka asgjė tjetėr vetėm se dobėsi, paaftėsi dhe humbje e nderit (turpėrim)’ ”

Ndryshimi mund tė shihet tek njė fėmijė i cili i pėrshėndet mysafirėt e shtėpisė pa vėshtirėsi, krahasuar me njė tjetėr i cili skuqet dhe tėrhiqet nė vete kur njė i huaj e pyet pėr emrin e tij.

Ne hasim nė traditėn e tė Dėrguarit tė Zotit, lėvdata tė pakushtėzuara pėr turpin, ėshtė njė aspekt i besimit.

Sa pėr dobėsinė dhe druajtjen, kėto aspak nuk kanė tė bėjnė me turpin, edhe pse disa njerėz mund t’i pėrshkruajnė kėto cilėsi me kėto nocione.

Simptomat e ndruajtshmėrisė fillojnė zakonisht tė shfaqen vetvetiu te fėmijėt pas katėr muajve tė parė. Pas vitit tė parė fėmiu fillon tė mbulojė fytyrėn e tij me duar, zvarritet, ose i mbyll sytė e tij shtrėngueshėm kur njė person i panjohur i flet.

Nė kohėn kur njė fėmijė ėshtė katėr vjeēar, ndruajtshmėria mund tė shkaktojė qė fėmiu tė ulet qetė afėr nėnės sė tij, ose tė qėndrojė nė tė njėjtėn dhomė me nėnėn e tij dhe rrallėherė tė thotė ndonjė fjalė. Ai gjithnjė dėshiron qė pamja qė ai sheh tė jetė vetėm nėna e tij gjatė tėrė kėsaj faze.

Nėse fėmiu mbetet nė kėtė gjendje gjersa tė arrin tė bėhet dhjetė vjeēar, atėherė ai do tė ketė nevojė qė ta bėjė njė tretman.

Studimet tregojnė se rreth 10-15 pėrqind tė fėmijėve lindin me njė prirje tė heshtur tė ndruajtshmėrisė.

Faktorėt tjerė si edukata e fėmiut, shtėpia e tij, familja dhe shoqėria mund tė luajnė rol dhe tė pėrforcojnė prirjet e tilla.

Disa simptome tė ndruajtshmėrisė janė siē vijojnė:

1. Heshtja ose pėrmbajtja e zakonshme, veēanėrisht nė prezencė me tė huajt;

2. Refuzimi i tė shikuarit nė sy kur tė flet me dikė, pavarėsisht zgjatjes sė bisedės;

3. Vėshtirėsi nė tė folurit;

4. Konfuzitet dhe shqetėsim kur i kėrkohet qė ta bėjė ndonjė detyrė (punė), veēanėrisht kur pėrzihet me tė tjerėt;

5. Largimi nga njerėzit jofamiljar;

6. Largimi nga lojėrat me fėmijėt tjerė dhe duke shfaqur njė pėrparėsi qė tė luaj i vetėm;

7. Djersitja;

8. Shtiret sikur tė jetė i sėmurė nė mėnyrė qė tė marr pėrkujdesje tė posaēme nga tė tjerėt;

9. Egoizėm dhe kėmbėngulje nė mendimin e tij, pa marrė parasysh rrethanat dhe vendin;

10. Rrahje tė shpejta tė zemrės;

11. اrregullim stomaku;

12. Tharja e fytit dhe gojės;

13. Dridhje tė lėkundura dhe tė padėshiruara;

14. Njė ndjenjė e pėrhershme e tė qenurit i dalluar nga tė tjerėt;

15. Pasiguria dhe mungesa e vetė-besimit;

16. Largimi nga vendet e ndriēuara, veēanėrisht gjatė ceremonive familjare dhe vendet publike;

17. Ndjenja e inferioritetit.


Disa elemente vijuese qė shkaktojnė ndruajtshmėrinė janė :


1. Disa studiues besojnė se predispozita gjenetike luan njė rol nė sjelljen e ndruajtshme, megjithėse rezultatet kanė qenė jopėrfundimtare;

2. Vrazhdėsia dhe ashpėrsia prindėrore;

3. Pėrkėdhelja e tepėrt e fėmiut;

4. Mungesa e ndėrveprimit atėror (prindėror) me fėmiun;

5. Izolimi nga shoqėria qė e rrethon;

6. Polemikat (zėnkat) familjare mund ta bėjnė fėmiun tė tėrhiqet nė vete;

7. Tė metat fizike, shėmtimet, dhe sėmundjet kronike (tė pėrhershme);

8. Pėrkujdesja dhe mbrojtja e tepėrt nga ana e nėnės;

9. Trysnia e tepėrt ndaj fėmiut qė ai tė jetė i dalluar nga tė gjithė pėr gjithēka;

10. Pėrqendrimi i shumtė nė gabimet e fėmiut dhe duke ia zmadhuar rėndėsinė dhe dėmet e kėtyre gabimeve;

11. Paqėndrueshmėria e prindit dhe qė bie nė kundėrshtim me veten, dhe qė nė kėtė gjendje edukon fėmijė;

12. Paragjykimi dhe trajtimi i keq nga ana e mėsimdhėnėsit nė vitet e para tė arsimimit tė tij;

13. Varfėria e dukshme qė ndikon shumė tek fėmiu, e cila reflektohet nė veshjen e tij;

14. Vdekja e njėrit nga prindėrit;

15. Mungesa e vendbanimit tė sigurt, dhe tė qėndrueshėm;

16. Fillimi i vonuar i edukimit. Kjo mund ta bėjė fėmiun tė ndiejė mungesė force tė vetė-besimit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Fėmija i ndruajtshėm
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Bota Shpirtėrore :: Mėsime nga Kurani-
Kėrce tek: