Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Dashuri maksimale

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
BoraBardh
Senior Member
Senior Member


Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 30
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

MesazhTitulli: Dashuri maksimale   19/3/2008, 16:57

Kam kaluar nėpėr duar me dhjetėra histori personash nga Perėndimi, tė cilėt kanė pranuar Islamin. I konsideroj ato si njė nga mėnyrat mė efikase pėr t’ua treguar tė vėrtetėn tė painformuarve. Kujt mund t’i besohet mė shumė sesa bashkėqytetarėve dhe pėrvojave tė tyre personale? Megjithatė, unė personalisht kam hezituar gjatė qė ta ndaj me tė tjerėt historinė time.


Kjo pėr arsye se mendoja qė historia ime nuk do tė sillte asgjė tė re, se nuk do tė kishte ndikim apo t’i linte mbresė askujt, se nuk do t`i korrigjonte pasaktėsitė e pėrhapura. Por, ja qė u gjet edhe arsyeja pėr ta bėrė tė kundėrtėn!


Arsyeja ka tė bėjė me mitin mjaft tė pėrhapur, se shumicėn e besimtarėve tė rinj myslimanė e pėrbėjnė vajza dhe gra tė dashuruara pas syve te shkruar tė disa arabėve, tė cilave nuk u mbetet asgjė tjetėr veēse ta ndėrrojnė fenė, nė mėnyrė qė tė martohen me ta. Kjo nė fakt ka tė bėjė edhe me rastin tim, pasi jam martuar me njė mysliman dhe mė duhej tė konvertohem, ndonėse myslimani ka tė drejtė tė martohet me njė tė krishterė apo hebreje, unė nuk futesha te asnjėri prej kėtyre rasteve dhe 99 pėr qind e njerėzve qė e dinė kėtė bien pre e paragjykimeve tė tilla. Nė fakt gjithēka ndodhi pak mė ndryshe.


Fėmijėria – jeta e brendshme


Kam lindur nė njė familje ateiste. Shkonim nė kishė vetėm pėr dasma e varrime. Pėr fenė flitej shumė rrallė – edhe atėherė kur flitej, kjo bėhej nga kėndvėshtrimi negativ. Por, nė fėmijėri janė tė rėndėsishme tri “fije” tė cilat dallohen nga tė tjerat, e tė cilat u thurėn mė vonė nė njė litar tė fuqishėm – nė besimin tim nė Islam.


Fija e parė, ishte pasioni im ndaj kulturės arabe. Nė fėmijėri u dashurova nė pėrrallat arabe, i ‘pėrpija’ librat si “Lulja magjike e shkretėtirės”, “Detari Sinbad” e deri te “Pėrrallat e njė mijė e njė netėve”. Pėrrallat televizive dhe filmike edhe mė tepėr mė ngjallėn interesimin pėr muzikėn arabe. Nė fakt, nuk bėhej fjalė vetvetiu pėr pasion ndaj historive, (nė fakt pėlqeja edhe pėrrallat kombėtare, ato ruse apo tė H. K. Andersenit), mua mė bėri pėr vete romantizmi dhe atraktiviteti i pashoq i kėsaj kulture tė largėt dhe tė ndryshme.


Fija e dytė lidhej me besimin te Zoti pėrkundėr edukimit tim ateist. Askush nuk mė ka thėnė se: "Zoti ekziston" apo "duhet t’i lutesh Atij kėshtu e ashtu". Pavarėsisht nga kjo, e dija dhe e bėja kėtė. Sa herė qė kisha frikė, probleme, apo ndihesha e vetmuar, Ai ndodhej aty pėr mua dhe nuk kėrkonte asgjė nė shkėmbim. Lutja ndaj Tij, pėr mua, ishte po aq e natyrshme sa edhe frymėmarrja.


Fija e tretė, kishte tė bėnte me interesimin tim pėr fenė nė pėrgjithėsi. Isha shumė e pasionuar pas historisė dhe feve, pėrrallave mbi Kinėn e vjetėr dhe vendet tjera tė lashta, njihja tė gjitha perėnditė e Egjiptit tė lashtė, si dhe tė vendeve tjera tė lashta, njihja mitet dhe atributet e tyre. Qė nė moshė tė hershme posedoja aftėsi pėr tė parė se feja ėshtė element kyē i kulturave dhe element lėvizės pėr njerėzimin, dhe se ateizmi ėshtė risi qė nuk sjell asnjė impuls, jashtė lirisė sė debatimit.


Mėnyrė e drejtė e jetesės, besimi i gabuar


Kurrė nuk kam pasur prirje materialiste, prandaj dhe nuk ėshtė ndonjė befasi qė mė tėrhiqnin fetė aziatike. Por hinduizmi nuk mė tėrhiqte pasi femrės nuk ia jep as tė drejtėn pėr jetė tė pėrtejme. Pėrkundrazi, budizmi mė frymėzonte. Kam lexuar libra dhe kam grumbulluar shumė informata. Pėrdorja barishte, i shmangesha mishit, bleva njė libėr gatimesh vegjetariane dhe nėna, e cila gjithmonė mė pėrkrahte dhe mė linte hapėsirė tė sillem siē mė vinte pėr mbarė, mė ndihmonte tė gjeja preparate e erza si kardamoni, etj. Mė pėlqenin asketizmi budist, spiritizmi i tij, puna me vetveten, toleranca dhe qetėsia shpirtėrore.


Mirėpo, ende ndihesha e ftohtė nga pikėpamja e fesė. Nuk besoj nė reinkarnacion, edhe pse kam lexuar me qindra libra dhe histori, duke pėrfshirė edhe atė tė dalajlamės aktual. Nuk besoj se Zoti mund ose dėshiron tė jetė njeri, ose se njeriu, sado i pėrsosur qė tė jetė, mund tė jetė Zot. Nuk njoh ikonat. Budizmi pėrfaqėson pjesėrisht njė menēuri tė bukur por me prejardhje njerėzore. Menēuria njerėzore ėshtė e vlefshme, por nuk e pėrbėn rrugėn e drejtpėrdrejtė me Zotin, do tė thotė, nuk pėrfaqėson destinimin pėrfundimtar tė kėrkimit tim.


Trupi dhe shpirti


Provova gjithēka. Lexoja, studioja dhe pėrpija informacione si sfungjer. Mendja ishte pėr mua prioritet parėsor, por as trupi nuk duhej nėnvlerėsuar. Udhėtoja nėpėr Evropė, takohesha me miqtė dhe sillesha si tė gjithė adoleshentėt e zakonshėm. Por, shpirti nuk gjente qetėsi. Shfletoja literaturė fantastiko-shkencore, ndiqja seanca spiritizmi, studioja astrologji, fallin e dorės dhe letrave tė bixhozit. Asgjė nuk mė ndihmonte – edhe pse kjo vėrtetonte se ajo qė gjendet mbi ne, qė kalon imagjinatėn tonė, ėshtė realitet e jo ėndėrr e tė marrėve.


Zoti nuk ėshtė indiferent ndaj teje


Islami gjithmonė gjendej aty pranė. Rreth meje dhe brenda meje. Nė njėrėn anė interesimi, nė anėn tjetėr frika. Mos mė rekomandoni librat negative mbi Islamin, tė gjitha ato i kisha lexuar! Duke filluar nga “Pa vajzėn nuk largohem” deri te libri i Salman Rushdiut. Atėherė nuk isha nė gjendje tė dalloja ndėrmjet tė vėrtetės, gjysmė tė vėrtetės dhe gėnjeshtrės, por arrita tė zbuloj diēka. Kjo mjaftonte.


Nė atė moment hyri nė jetėn time ai qė mė vonė do tė bėhej bashkėshorti im. Qė nė fėmijėri ishte lidhur ngushtė me fenė dhe mė vonė kishte zėvendėsuar prindėrit nė “edukimin” e motrės sė tij tė vogėl si besimtare tė devotshme myslimane. Pastaj kishte njohur vitet e rebelimit nė universitet dhe profesioni i tij e kishte bėrė tė udhėtonte shpesh nėpėr Evropė dhe SHBA. Edhe pėrkundėr faktit se nuk e hidhte kurrė poshtė Islamin, e deklaronte atė si fenė e vėrtetė dhe kurrė nuk kishte deklaruar se "Allahu nuk ekziston", megjithatė nuk praktikonte fenė. Bisedat tona e preknin fenė nė njė masė shumė tė vogėl dhe pas njohjes sė parė u ndamė pėr njė kohė tė gjatė. Megjithatė ky takim mė la mbresa dhe gjatė kėsaj periudhe zbulova edhe njė fije mė tepėr nė litarin e besimit tim. Gjeta njė shembull tė mirė dhe njė tė keq.


Njė shembull i mirė


Ky ishte bashkėshorti im i ardhshėm. Pėr mua ai ishte myslimani i parė qė takova. Pata pra nderin tė takoja njė person, i cili ndoshta “ėshtė mysliman i vakėt„ qė s’falej, por ishte vazhdimisht nėn ndikimin e Islamit edhe pse s’ishte shumė i ndėrgjegjshėm pėr kėtė, dhe nė ēdo moment llogariste faktin se "Zoti po na vėzhgon". Pėr herė tė parė takohesha me njė djalė tė ri, pėr tė cilin seksi nuk ishte fiksim si puna e „pastrimit tė dhėmbėve“. Me njė burrė, i cili nuk sillej si njė shovinist superior mashkullor, por si njė xhentėlmen qė rrallė gjendet nė botėn e sotme. Mė njė burrė, i cili njerėzit e panjohur nė restorant, qė uleshin nė tavolinėn tonė pasi s’kishte vende bosh, i konsideronte si tė ftuarit e tij dhe ua paguante llogarinė edhe pse pas kėsaj ndodhte t’i ngelnin shumė pak para nė xhep dhe tė merrte hua nga shoku i tij pėr t’u kthyer nė hotel. Me njė burrė qė nuk lejonte shoqen e tij tė merrte pa leje as pjatėn plastike nga restoranti, pa pyetur mė parė kamerierin e shastisur (nga sjellja). E kuptova qė ky nuk ishte njė pėrjashtim porse kisha tė bėja me njė karakter tė jashtėzakonshėm. Ishte i rrethuar nga shokė qė silleshin njėlloj si ai, nė mos edhe mė mirė. Tė gjithė ishin myslimanė tė lindur. Vetėm njėri prej tyre, kishte prejardhje ēeke.


Njė shembull negativ


Pak pas kėtij takimi, u bėra „viktimė“ e njė ēifti jehovistėsh, prej tė cilėve mora me naivitet (me idenė se "po e marr qė t’i heq qafe") njė broshurė qė mė pas mė detyroi tė “martirizohesha” nga vizitat e tyre tė pareshtura qė zgjatėn disa muaj dhe qė mė pėrndiqnin pasi mė zinte frika tė nxirrja kokėn te dera. Myslimanėt pėrkundrazi ishin mė miqėsor me tė gjitha racat (qyteti ynė atėherė ishte shumė i larmishėm nga kjo pikėpamje), kishin aftėsinė tė angazhoheshin nė njė bisedė miqėsore edhe me njė skinhed dhe kurrė nuk flisnin me dikė pėr Islamin nėse ky nuk e dėshironte njė gjė tė tillė.


Konvertimi – asnjė ndryshim i jashtėm


Mė nė fund konvertova pas dy vjetėsh nė xhaminė e famshme al-Az’har, nė Kajro. Ika atje me frikė por u ktheva me njė ndjenjė tė papėrshkruar lumturie. Ishte njė ndjenjė e veēantė tė nėnshkruhesh nė njė regjistėr tė madh mė datėn 20 shtator tė vitit 2000 dhe ku, ndonėse ishte paradite, ishin radhitur shumė emra. Imami dhe asistenti i tij nuk dukeshin tė “befasuar” nga shehadeti dhe konvertimi im, pėrkundrazi mė dėgjuan me durim sikur tė ishte diēka krejt e zakonshme. Sigurisht, ē’mund tė ishte pėr dikė njė pikė kthese nė jetėn e vet, pėr ata kjo ishte njė rutinė e ditės sė punės.


Ndėrkohė nė shtėpinė time nė Moravė (اeki) po luhej njė dramė klasike. Xhaxhai im konsideronte se isha e rrėmbyer ndonėse nė Egjipt u nisa me vetėdashje dhe biletėn e avionit e pagova nga kursimet e personale. I thoshte nėnės sime: "Duhet tė njoftosh Interpolin, pėrpara se vajza jote tė pėrfundojė nė ndonjė harem!"


Familja ime sot respekton pėrzgjedhjen time edhe pse ende s’arrin ta kuptojė atė. Sipas tyre, unė isha bėrė myslimane qė tė mund tė martohesha me djalin qė dashuroja, e mbaja shaminė sepse mė duhej t’i pėrshtatesha familjes sė re, shkurt ēdo gjė e shpjegonin ashtu si u vinte mbarė. Respektohemi reciprokisht, unė mbaj besimin tim Islam kurse ata ateizmin, pėr besimin flasim rrallė, ka aq shumė tema tė tjera pėr tė biseduar...


Ndoshta kėtu ndikoi edhe fakti qė prindėrit mė panė disa muaj pas konvertimit dhe nuk qenė dėshmitarė tė rritjes sė personalitetit tim. Vetė konvertimi nuk ndryshoi asgjė nė mėnyrėn time tė jetesės. Edhe pse thellė nė shpirt besoja tek Allahu dhe isha e bindur se Muhamedi ėshtė profeti i Tij i fundit, Islamin nuk mund ta praktikoja brenda njė nate. Pra vazhdoja tė vishja xhinse, pija cigare, pija akoma birrė, shkoja nėpėr diskoteka dhe nuk falesha. Kuptohet, bashkė me bashkėshortin. Mund tė kishte vazhduar kėshtu edhe me tej. Sikur...


Zbuloni Islamin


Shumė persona nga Perėndimi, nga Japonia apo Australia, d.m.th. nga vendet jomyslimane, gjatė konvertimit kalojnė nėpėr njė fazė tė gjatė ndryshimi dhe hezitojnė pėr njė periudhė, nė disa raste, ndoshta disavjeēare. Kjo ėshtė e kuptueshme, brengosen se si do tė reagojė familja, miqtė, druajnė nga humbja e vendit tė punės, druajnė nga pėrjashtimi nga komuniteti ose nga armiqėsia e tij. Nga ana tjetėr, druajnė nga refuzimi qė mund t’ua bėjnė myslimanėt. Prandaj deklarimi i shehadetit pėrbėn, si tė thuash, kulmin e pėrpjekjeve tė tyre. Pėrfaqėson ngjitjen nė majė tė njė mali tė pjerrėt ku na pret njė peizazh mrekullues drejt nje horizonti tė pafund mundėsish dhe drejtimesh. Ky horizont pėrbėn njė fushė, qė duhet punuar, me vullnet, sidomos duhet punuar me veten...


Besimtarėt nuk e kanė aspak tė lehtė. Vetedukimi ėshtė njė proces shumė i ndėrlikuar por i rėndėsishėm. Do tė kisha ngecur nė njė pikė tė vdekur po tė mos zbuloja se ēfarė kėnaqėsie tė jep falja e rregullt e namazit. Sa praktike ėshtė higjiena sipas Islamit. Sa e ēmuar ėshtė veshja etike. اfarė pėrparėsish tė jep abstenimi (nga pija). اfarė lehtėsie tė jep ndėrgjegjėsimi pėr faktin se Zoti ėshtė kėtu pėr secilin nga ne, pra edhe pėr mua dhe ashtu siē i drejtohemi Atij (me intensitet dhe sinqeritet tė njėjtė) ashtu edhe Ai u pėrgjigjet lutjeve tona. Varėsisht nga ajo se sa i zbatojmė urdhėrat dhe porositė e Tij, pėr aq marrim edhe bekimin e Tij. Kėto nuk janė vetėm fjale boshe.


Le tė marrim pėr shembull hixhabin (shaminė). Ajo pėr mua pėrfaqėson lirinė. Lirinė e vėrtetė dhe jo atė mediatike (deklarata tė mėdha pa substancė), pėr tė cilėn janė aq krenare femrat e perėndimit. Ndėrkohė, nga ajo pritet nė ēdo rast tė jetė e qeshur dhe e bukur, tė mos dalė pa bėrė tualetin, tė ketė prerjen e flokėve sipas modės sė fundit, tė kombinojė ēantat me kėpucėt, etj. Shoqėria, gjithashtu, pret prej saj qė tė jetė produktive nė punė, por tė paguhet mė pak se burrat, dhe se pas punės, pa bėrė fjalė, t’u pėrvishet punėve tė shtėpisė. Ah po, harrova, tė shėmtuarat ndoshta mund tė pėrparojnė nė degėn e biokimisė, por nuk ka shans si stjuardesė, pėrkthyese, menaxhere apo nė degė tė tjera tė ngjashme. Madje as nuk duhet tė pretendojė pėr degė tė tilla, pasi mjafton qė i shoqi tė jetė i suksesshėm ndėrsa ajo tė degdiset diku nė media me pamjen e qeshur para publikut pėr aparencė! Por mua nuk mė duhet tė harxhoj X orė kohė te floktorja nė mėnyrė qė njerėzit tė mė respektojnė mė tepėr. As nuk mė nevojitet tė tregoj veshjen time sipas modės.


Pas relacionit personal me Zotin, te Islami dallojmė edhe pėrparėsinė tjetėr: kėnaqja e kuriozitetit tė natyrshėm tė njeriut. Pse besoj tek Zoti kur askush nuk mė ka mėsuar pėr kėtė? Ku ėshtė qendra e gjithėsisė? Pse ekzistojmė? Cili ėshtė kuptimi i jetės? ا’kuptim ka e keqja nė jetė? Pse secili nga ne i bėn kėto pyetje? Pėr tė gjitha kėto pyetje, Islami jep pėrgjigje mjaft tė sakta dhe logjike. Dhe kjo nuk ėshtė pak.


Dashuria hyjnore


Bashkėshorti nė fillim u tremb nga tendencat e mia “fundamentaliste” nė rritje, por sot mė kupton dhe mė ėshtė mirėnjohės. Zoti, pra, bėri dy ndryshime, mua mė futi nė Islam kurse bashkėshortin e riktheu nė besim. Lavdia i qoftė Atij, Tė Menēurit, Tė Gjithėdijshmit.


Po, e di qė shumė vetė nuk mė besonin se nuk ishte bashkėshorti ai qė mė pėrpunoi apo akoma mė tepėr qė s’mė detyroi tė bėhesha ajo qė jam sot. Nuk mė besojnė edhe sot e kėsaj dite, qė isha unė ajo qė ndėrmora iniciativėn pėr tė ndryshuar mėnyrėn e jetesės. Gjithashtu, familja ime nuk mė beson se nė fillim bashkėshorti im ishte kategorikisht kundėr shamisė sime apo mbulimit tim. Shumė vetė nuk mė besojnė pasi ashtu kanė paragjykuar, tė mos besojnė pa mė dėgjuar.


Por, pėr mua, nė fillim ishte Zoti, i cili iu pėrgjigj kėrkimit tim dhe mė dėrgoi dashurinė qė ta kisha mė tė lehtė, dhe jo tė kundėrtėn. Dashuria ka shumė forma: dashuri partnerėsh, ajo e nėnės, e vėllezėrve, e tė afėrmve, por asnjė nga ato s’i afrohet dashurisė qė ushqen besimtari i devotshėm ndaj Zotit. E vetmja dashuri mė e fuqishme se kjo qė thashė, ėshtė dashuria e Zotit ndaj besimtarit (krijesės sė Tij). Ajo ėshtė dashuri maksimale. Kėtė ua uroj tė gjithėve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Dashuri maksimale
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Bota Shpirtėrore :: Mėsime nga Kurani-
Kėrce tek: