Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Inerviste me Princin Leka II

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
AdmiraL
Webmaster
Webmaster


Male
Numri i postimeve : 1911
Age : 96
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Inerviste me Princin Leka II   14/3/2008, 03:22

Princi Leka dhe jeta e tij mes Oborrit mbretėror dhe administratės publike. Gjaku blu qė rrjedh nė venat e tij, nuk e kanė transformuar aspak karakterin e djaloshit tė ri 26 vjeēar, i cili shquhet pėr klas, elegancė dhe thjeshtėsi. Nė ndryshim nga gjyshi dhe i ati, qė e lidhėn jetėn me princesha europiane, pėr Princin e ri e pėrzgjedhura mjafton tė jetė vetėm shqiptare. Edhe pse jo me gjak blu, pasi tė gjitha vajzat shqiptare janė princesha.




Ishte 20 vjeē kur erdhi pėr herė tė parė nė Shqipėri dhe puthi tokėn e adheut.

Kjo ishte ėndrra e Princit Leka, e ushqyer prej vitesh nė emigrim nga familja me gjakun blu. Gjithēka qė gjeti pėrputhej me pėrfytyrimin qė ai kishte krijuar pėr Shqipėrinė nga leximet, rrėfimet, lajmet qė qarkullonin e qė shpesh herė pėrzienin gjumin e princit. Ka bėrė njė betim si Princi Trashėgimtar i shqiptarėve dhe qė nga ajo ditė ēdo gjė e ka vėnė nė shėrbim tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve. Njė angazhim qė kėrkon tė gjithė seriozitetin e mundshėm dhe qė princi po e pėrmbush ēdo ditė. Pavarėsisht se ėshtė trashėgimtar i Monarkisė, ai prej pak kohėsh ėshtė vėnė nė shėrbim tė administratės publike, pasi kjo detyrė pėr tė do tė thotė angazhim nė njė moment historik tė kombit. Dhe si princ i gjithė shqiptarėve, si moment tė rėndėsishėm historik ai vlerėson sidomos shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės. E konsideron si njė finale tė madhe tė njė lufte shumėvjeēare e cila po jep rezultatet dhe po finalizohet, mbas kaq sakrificash dhe vuajtjesh tė popullit tė Kosovės.


I zgjuar, me njė sjellje delikate dhe tė rafinuar, Princi Leka gjithmonė ka zgjuar vėmendje: me shfaqjet e tij tė kujdesshme nė publik, me jetėn e shtruar dhe tė pa bujė, me edukatėn dhe maturinė qė tregon kudo e me kėdo. Pėr vetė moshėn e re tė tij, ngaqė ėshtė njė Princ, mashkull simpatik dhe mbi tė gjitha beqar, ėshtė mjaft i lakmuar sidomos pėr vajzat e reja dhe tėrheq vazhdimisht vėmendjen e tyre. Tashmė Princi nuk ėshtė njė ėndėrr e largėt pėr vajzat e thjeshta shqiptare. Deklaratat e tij se do tė martohej vetėm me njė vajzė shqiptare, mjafton qė ajo tė jetė e sinqertė, tė ketė personalitet dhe inteligjencėn e duhur, me siguri do tė gjallėrojė shpresat e vajzave shqiptare. Ku i dihet, nesėr mund tė jetė secila prej tyre.

Ēfarė do tė thotė pėr ju tė jeni Princi i Shqiptarėve?
Unė kam njė titull dhe ai ėshtė Princi i Shqiptarėve, kur bėra betimin si Princ Trashėgimtar, u betova se do t’i shėrbej kombit tim dhe nuk do tė kursej asgjė pėr tė. Titulli mė ka dhėnė mundėsinė qė tė kontribuoj nė jetėn politike, sociale dhe unė kam ndėrmend ta shfrytėzoj kėtė, nė tė mirė tė vendit tim.
Princ Leka, si po e pėrjetoni eksperiencėn nė administratėn publike?

Nėse mė lejoni, nuk mund ta pėrkufizoj vetėm si eksperiencė, por pėr mua siē edhe e kam thėnė mė parė ėshtė njė angazhim nė kėto momente historike tė kombit. Njė angazhim i cili kėrkon tė gjithė seriozitetin e mundshėm dhe tė gjithė potencialin shqiptar. Si eksperiencė e deritanishme do ta pėrkufizoja shumė tė kėndshme, jam duke punuar me njerėz tė pėrgatitur profesionalisht dhe tė pėrkushtuar nė punėn e tyre.

Ēfarė ju shtyu pėr njė angazhim tė tillė dhe si do ta pėrkufizonit kėtė eksperiencė?

Njė mundėsi mė shumė pėr tė kontribuar nė pėrmirėsimin e jetės sė bashkėkombėsve tė mi, dėshira pėr t’u njohur mė shumė me administratėn publike dhe pėr tė qenė brenda problemeve tė cilat kėrkojnė njė zgjidhje.
Pėr shkak tė gjakut mbretėror dhe udhėtimeve tė shumta, sa i keni shfrytėzuar lidhjet me Botėn, nė shėrbim tė punės nė Ministrinė e Jashtme?

Sa herė qė ka qenė dhe do tė paraqitet nevoja, kemi vėnė nė dispozicion tė gjithė infrastrukturėn dhe lidhjet tona nė tė mirė tė interesit kombėtar. Kjo besoj qė ka qenė edhe njėri nga kontributet e Familjes Mbretėrore Shqiptare pėr Shqipėrine dhe pėr shqiptarėt.
Duke qenė nė pozicionin e kėshilltarit, ju vetė a ndjeni nevojėn e kėshillave nga Naltmadhnia e Tij, Leka I?

Absolutisht po, ēdo veprim i imi merr pėlqimin e NMT Leka I, siē edhe e kam shprehur jo vetėm qė ėshtė babai im, por ėshtė Mbreti dhe miku im mė i mirė, eksperienca e tij ėshtė e mrekullueshme dhe unė mundohem qė tė pėrfitoj maksimalisht.

Si mund ta pėrkufizoni lidhjen qė keni me Shqipėrinė?

Si ēdo shqiptar, ndjehem krenar pėr pėrkatėsine time kombėtare, dhe i obliguar tė luftojė pėr tė.
Familja Mbretėrore ka kaluar mjaft vite nė emigrim. Cilat janė kujtimet mė dominante qė ruani nga ajo kohė?

Janė tė shumta, por nga mė tė veēantėt ka qenė takimi me shqiptarėt e parė, tė cilėt kėrkonin lirinė, ishin vitet e 90-ta dhe ishin vitet e ndryshimeve tė mėdha. Nėse mė lejoni do t’ju tregojė njė histori personale timen me kumbaren tim, Mbretin Baudoin tė Belgjikės.

“Nė moshėn 10-vjeēare, Familja Mbretėrore Shqiptare u ftua nga Ajo Belge, pėr mua ishte takimi i parė me kumbaren tim, Mbretin Baudoin.

Pėrpara se tė shkonim, isha nė njė presion tė madh, Mbretėresha Suzan, mė kėrkoi qė tė isha sa mė i kujdesshėm me sjelljet e mia gjatė vizitės nė Pallatin Mbretėror Belg. Gjatė drekės unė po qėndroja si i ngrirė dhe po zbatoja tė gjitha ato qė mė kishte mėsuar Nėna Ime, kur papritur Mbreti Baudoin, merr njė copė buke dhe mė gjuan me tė. Nė fillim u shtanga, por kur pashė se, qė tė gjithė po qeshnin atėherė u ēlirova. Atė ditė Mbreti Baudoin lejoi qė qentė tė hynin nė Pallatin Mbretėror dhe unė tė luaja me ta”.
Cili ėshtė kujtimi mė i bukur qė ruani nga fėmijėria juaj? Si ka qenė kjo fėmijėri?

Kisha thėnė e ngarkuar me sfida jo tė natyrshme pėr njė moshatar, shumė e ndryshme nga njė fėmijė i zakonshėm. Shkollimi ka qenė i ndryshėm nga fėmijėt e tjerė, po i referohem kolegjeve mė tė mira, tė cilat kėrkonin pėrkushtim tė jashtėzakonshėm dhe pėr tė mos mjaftuar kjo kisha edhe detyrat si Princ. Kjo mė detyronte qė tė organizoja kohėn maksimalisht, mund tė them qė koha e lirė ishtė njė luks nga i cili isha i privuar.
Jeni rritur me praninė e dy grave shumė tė ēmuara, gjyshes, Mbretėreshės Geraldina dhe nėnės suaj, Mbretėreshės Suzana. Cilat janė mėsimet mė tė mira qė keni marrė prej tyre?

Ajo qė sot ndihem me gojėn plot shqiptar, krenar dhe i pėrkushtuar kombtarisht. Mund tė them qė kemi patur gjithmonė fat me gratė nė Familjen Mbretėrore. Kėtu dua tė kujtoj edhe Nėnėn Mbretėreshe Sadije, e cila diti tė ishte njė shtyllė e fuqishme e Familjes Zogolli.
Cili ėshtė pėrjetimi qė merrni, tani qė Kosova po fiton pavarėsinė e saj, meqė keni qenė njė nga mbrojtėsit e pavarėsisė?

Ėshtė njė ėndėrr e cila po kthehet nė realitet, njė luftė shumėvjeēare e cila po jep rezultatet dhe po finalizohet, mbas kaq sakrificash dhe vuajtjesh. Nuk mund tė them qė kam qenė vetėm njė nga mbrojtėsit, por mund tė them qė kam kryer obligimin tim si shqiptar, dhe kėtė kontribut do vazhdojė ta jap…
Cilin nga politikanėt shqiptarė vlerėsoni mė tepėr?

Vlerėsojmė tė gjithė ata politikanė qė punojnė nė interes tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve.
Sa vjeē keni ardhur nė Shqipėri dhe sa pėrmbushej ajo me pėrfytyrimin qė kishit krijuar pėr tė?

Kam ardhur nė Shqipėri nė moshėn 20 vjeēare. Pėrfytyrimi pėr Shqipėrinė u pėrputh thuajse plotėsisht me realitetin, me atė ēka pashė: Atdheun Tonė tė shtrenjtė.

Tani qė ju jetoni vetėm me babanė, Naltmadhninė e Tij, Leka I, a e ndieni nevojėn e njė femre nė shtėpi, pėr tė zbutur klimėn mashkullore? A ka ndonjė projekt martese?

Ndiejmė mungesėn qė na ka shkaktuar humbja e pazėvendėsueshme e Nėnės Mbretėreshė Geraldinė dhe e Mbretėreshės Suzanė.

Shpresoj tė trashėgoj fatin e gjyshit dhe babait tim…
Jeni shprehur se do tė zgjidhni njė vajzė shqiptare. Cilat cilėsi do pėlqenit qė ajo tė kishte?

Po! Do tė zgjedh njė vajzė shqiptare, qė tė kenė si cilėsi sinqeritetin, personalitetin dhe inteligjencėn.
Mjaft femra janė vėnė “nė garė” pėr ju. Ju ēfarė mendimi keni pėr vajzat shqiptare?

Qesh… Unė i vlerėsoj shumė vajzat shqiptare.

Po kėrkoni njė vajzė me cilėsi aristokrate, e cila t’i shkojė pėr shtat rregullave tė Oborrit Mbretėror, apo kjo gjė nuk pėrbėn problem pėr ju?

Tė gjitha vajzat shqiptare pėr mua janė “Princesha”. Nė Familjen time nuk kemi paragjykime.

Cila ėshtė shoqėria qė keni dhe ē’vend zė ajo te Princi?

Shoqėria dhe miqtė e mi janė nga tė gjitha shtresat, kategoritė dhe profesionet.
Ju shohim shpesh nė festat, ndėrsa nė lokalet e natės, qė pas nisjes sė punės, disi mė rrallė. A ėshtė jeta juaj aq aktive sa do tė donit tė ishte?

Pėrkundrazi! Qėkurse kam filluar punė nė ministrinė e Jashtme, daljet e mia janė mė tė shpeshta, duke iu pėrgjigjur ftesave tė miqve dhe tė tė njohurve tė mi.

Si do ta pėrcaktonit veten, mashkull tradicional apo modern?

E pėrcaktoj veten si mashkull modern, por kam nostalgji pėr traditėn shqiptare.
Trashėgoni njė bibliotekė tė pasur me libra…Cilėt prej tyre preferoni tė lexoni?

Ne kemi njė bibliotekė me 14 mijė libra. Por i jam rikthyer pasionit pėr librat filozofikė.

Ēfarė ju tėrheq mė shumė nė jetė, ėshtė fjala pėr hobitė tuaja…..

Mė pėlqen tė bėj njė jetė aktive. Kam hobi sportet dhe artet…
Rregullat e Oborrit Mbretėror a janė tė rrepta pėr t’u zbatuar dhe a ka pasur, ose ka momente, qė kėto rregulla ju kufizojnė nė jetėn private?
Eshtė e vėrtetė qė Familja Mbretėrore ka njė protokoll. Por kam mėsuar qė nė momente ta caktuara ta anashkaloj kėtė protokoll.
Ka patur herė pas here lajme pėr lidhje tė mundshme me femra VIP. Media ka keqkuptuar shoqėrinė tuaj, apo kanė qenė lajme spekulative pėr tė bėrė “boom”?

Ka mė shumė keqkuptime, thashetheme dhe lajme spekulative. Mė shumė nė Kosovė sesa kėtu nė Shqipėri.

_________________
*AdmiraL* and «Hollywood»® - the World is MinE...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://AdmiralhackeR.hi5.com
 
Inerviste me Princin Leka II
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shtypi dhe Politika :: Show Biz :: Intervista-
Kėrce tek: