Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albade.com".  Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.
Share | 
 

 "Trekėndėshi i Bermudės"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve: 3220
Age: 28
Location: I Don't now
Job/hobbies: I Don't now
Humor: I Don't now
Registration date: 12/11/2007

MesazhTitulli: "Trekėndėshi i Bermudės"   13/11/2007, 16:52

"Trekėndėshi i Bermudės"








"Trekendeshi i Bermudes"shtrihet ne njė siperfaqe tė madhe nga Majami , kosta rica dhe bermuda duke formuar njė siperfaqe trekendeshe. E gjithė historia ėshtė e lidhur me zhdukjen e mijra anijeve dhe aeroplaneve ne kėtė zone. Njė fakte ėshtė se ēdo vit ne kėtė zone humbasin pa lėnė gjurme reth 60 aeroplane te madhesive te vogla. Historia me e ēuditshme lidhur me humbjen e aeroplaneve ne kėtė zone ėshtė ajo e 5 avioneve ushtarak qe humben pa lėnė gjurme si edhe 1 nga 2 aeroplanet qe u dergua pėr tė parė sec ndodhi me 5 avionet e pare. Pėr kėtė problem janė dhėnė me qindra versione. Versioni me i afrushmen me realen ėshtė se te 5 avinet luftarak do kenė ngateruar rugen e kthimit nga moti i keq qe kishte kapur atė ditė, dhe njė fakt tjetėr ėshtė se vetėm udhehesei i grupit ishte pilot me eksperienc te tjerėt ishin pilota te rinje. Pra ne rugen e kthimit pėr ne Majami pilotat do jenė ngateruar me grup ishujt e vegjel qe ndodhen ne kėtė zone duke i mare me island keys dhe duke bėrė udhėtim me te gjatė sesa u lejonte karburanti i tyre dhe me vonė duke shkatuar renjen e tyre ne oqean. Edhe diēka tjetėr ėshtė se lidhja e tyre me kullen e aeroportit ishte e shkeputur. Por fakri se njeri nga aeroplanet e ngritur me vonė pėr tė parė sec ndodhi me 5 avionet e pare nuk u kthye kurrė, duke leshuar sinjale te ēuditshme. Njė version tjetėr ėshtė prania e UFO-ve ne kėtė zone dhe avionet te jenė sulmuar prej tyre ose te jenė mare rob prej tyre. Sipas njerėzve qe kanė kanė fluturuar ne kėtė zone gjithmonė kanė verejtur ne shumicen e rasteve njė re gjigante si njė kerpudhe ne gjyre te jeshilte tė hapur. Dhe mendohet se energjia qe cliron kjo re mund te ndikoj ne zhdukjen e avinoneve. ( lidhur me kėtė mund tė lexoni Eksperimentin e Filadelfias). Kurse me lidhje me humbjen e anijeve shkencaret kanė vėrtetuar se ne fundin e detit ka shumė gazra natyral qe duke dalė ne siperfaqje krijojne dallge te mėdha duke thithur ēdo gjė qe ndodhet ne siperfaqe kėtė shkencaret e kanė provuar me anė te eksperimenteve qe kanė bėrė nė lidhje me kėtė fenomen. Por shumė versione te tjera janė hedhur dhe kjo me lidhje me UFOT ne kėtė zone. Megjithatė unė solla diēka qe shkenca ka vėrtetuar dhe qe mund tė pranohet me shumė si diēka real pėr njerzimin.
Rasti i vetėm i dokumentuar ne Trekendeshin e Bermudeve me njė avion me pasagjere qe ka patur si tė thuash humbje kohe, ose shtrembrim kohe ka te beje me njė avion te linjes British Airways ne mes te viteve 70 i cili mbasi u futen ne njė re mbi trekendeshin e Bermudeve, doli qe andej 10 minuta me vonesė. Tė gjitha orėt e dores te pasagjereve si dhe ato te avionit , kur u zbrit ne aeroport tregonin njė humbje kohe prej 10 minutash.

Po tė kishte njė rast te tillė kur njė avion me pasagjer do humbte dhe do rishfaqej pėrsėri mbas 25 vjetėsh, kjo do kishte qenė njė sencacion dhe do vazhdonte te flitej edhe sot e kėsaj ditė.
Arsyeja pse e them kėtė ka te beje (pa u mburrur) me faktin qe kam shumė informacion pėr Trekendeshin e Bermudeve dhe u be njė kohe pothuajse prej 10 vjetėsh qe lexoj rregullisht mbi atė qe ndodh aty madje kam marrė pjesė edhe ne 2 simpoziume te organizuara, njė ne Itali ne mars te vitit 1993 dhe njė ne Canada ne tetor te vitit 2001. Natyrisht thjesht si i apasionuar i fenomenit asgjė me shumė. Kėtu po ju shkruaj diēka mbi atė qe di si dhe disa nga teorite e shumta qe ekzistojne mbi misterin e trekendeshit.
Termi trekendesh ka lindur nga forma qe ka hapėsira ku ndodhin fenomene te pashpjegueshme. Ne njė linjė te drejtė nga Miami (Florida) ne Porto Rico dhe pėrsėri njė tjetėr linjė nga Porto Rico ne ishujt Bermude, linjė qe me pas rikthehet nga Bermudet ne Miami, te treja me njė gjatesi prej 1000 Miljesh seicila formohet ai qe ėshtė quajtur prej shumė vitesh Trekendeshi i Bermudeve.
I ashtuquajturi trekendesh ėshtė bėrė objekt i njė sėrė shkrimesh sensacionale dhe i zhdukjeve te mistershme si dhe disa anomalive qe ėshtė pothuajse e pamundur te shpjegohen shkenceritsht apo brenda koncepteve tona pėr fizikėn, kiminė dhe vete kohėn apo materien ne te. Rasti zyrtar qe e shnderroi trekendeshin ne njė nga fenomenet me te mistershme dhe te frikshme te globit ėshtė ai i vitit 1945 me te famshmen Skuadriljen e 19. Ne datėn 5 dhjetor te vitit 1945, 5 bombardues te rėndė te tipit Avenger rreth mesdites nisen nga baza ushtarake e Fort Lauderdale, Florida, pėr njė fluturim stervitor. Koha paraqitej mėse e pėrshtatshme pėr njė fluturim te tillė dhe ekuipazhi pėrveē njė piloti tė ri, ishte me eksperiencė te mjaftueshme duke patur seicili te paktėn 400 ore fluturimi. Mbas pothuajse 2 oresh nga nisja e tyre, u kap njė mesazh qe mendohet se ka qenė midis komandantit te skuadriljes dhe njerit prej piloteve i cili i thoshte qe kishte humbur orientimin. Instrumentat nuk funksiononin ndėrsa edhe vete komunikimi midis tyre kishte nderhyrje te forta ne frekuence. Mesazhe te shkeputura u vazhduan u kapen nga kulla e kontrollit ne Fort Lauderdale, Florida, dhe po ashtu nga disa drejtues anijesh te vogla private te ndodhura ne afersi. Nga pėrmbajtja e tyre kuptohet qe te gjithė kishin humbur orientimin, instrumentat keqfunksionin nga njė lloj nderhyrje e fortė magnetike dhe vizibiliteti ishte pothuajse zero. Me pas sinjalet u nderprene dhe vetm heshtje. Nga Fort Lauderdale u ngrit njė avion kerkimi dhe fill mbas tij njė tjetėr ne njė distance kohore te shkurter. Kur avioni i parė ju afrua trekendeshit dhe ui zhduk ne njė re te bardhe (nga e cila nuk doli me kurrė) ne kullen e kontrollit u kap njė mesazh qe thoshte Mos hajde mbas meje, o zot kjo nuk ėshtė tokėsore....
Mbas kėtij mesazhi avioni i dytė i kerkimit u kthye ndėrsa i pari u zhduk si te tjerėt pėr tė mos u gjetur me kurrė. Ēdo pėrpjekje pėr te gjetur ndonjė gjurme nga skuadrilja e avioneve rezultoi e kotė por fakti me trondites pėr kerkuesit ishte ai qe nuk u gjet asnjė gjurme e vetme vaji motorash gjė qe ndodh rendom ne raste rrezimesh ne det, ose ndonjė nga objeket e vete avioneve ndonjė xhakete shpėtimi ose gjėra te tjera te kėsaj natyre. Ēdo gjė dukej sikur ishte perpire nga uji.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve: 3220
Age: 28
Location: I Don't now
Job/hobbies: I Don't now
Humor: I Don't now
Registration date: 12/11/2007

MesazhTitulli: Vazhdim...   13/11/2007, 16:53





Arsyja pse u zgjata me kėtė "aksident" ka te beje me faktin qe prej asaj ditė fama e trekendeshit mori perpjestime te mėdha dhe njohu njė lloj zyrtarizimi ndonėse nga organizma te caktuara te qeverisė amerikane, fenomeni kishte disa kohe qe po studiohej.
Qe prej asaj ditė numri i raportive pėr zhdukje anijesh dhe aeroplanesh si dhe varkash te volga apo anijesh te mėdha ėshtė rritur ndjeshem. Nisur dhe nga kurajo e njerėzve pėr te folur dhe me nė fund thyerja e heshtjes prej disa nga deshmitareve qe kanė pėrjetuar situata tė ndryshme brenda trekendeshit, lista e zhdukjeve fatkeqėsisht ėshtė pasuruar ndjeshem. Studiues te ndryshėm te tė gjitha fushave, fizikante, kimiste, oqeanologe, gjeologe, arkeologe etj i kanė kushtuar jetėn dhe pasionin e tyre studimit te kėtij fenomeni dhe sot e kėsaj ditė ndonėse kanė dalė shumė teori pėr atė qe mund te ndodhi ne trekendesh, asnjera prej tyre nuk mund te quhet e provuar teresisht. Njė prej tyre nga me prestigjiozet Carls Berlitz (seminarin e te cilit pata fatin ta degjoja ne Itali ne mars te vitit 1993) i cili ėshtė autor i shumė librave pėr kėtė fenomen (njeri prej tyre i perkthyer edhe ne shqip Pa Lene Gjurme) ka mbledhur informacionin me tė madh qe ekziston pėr trekendeshin duke e koordinuar punėn e tij dhe me te famshmin ufolog Dr Carl Sagan apo Stanton Friedman dhe Allen Hynek si dhe me studiues te tjerė te fushave te materies dhe fenomenve natyrale.

Ne njė pamje te pėrgjithshme pėr atė qe ndodh ne trekendesh ata kanė dalė me njė teori qe deri tani ėshtė nga me te qendrueshmet. Ana me pozitive e kėtij studiuesi, ne ndryshim me shumė te tjerė ėshtė qe ai merr ne konsideratė ēdo lloj teorie te paraqitur nga shkenctare te ndryshėm madje i perfshin ato ne referimet e tij ne te gjithė auditoret e botės.
Me pak fjale gjeja me e zakonshme qe verehet ne Trekendesh nga anijet dhe sidomos nga avionet ėshtė ndryshimi i papritur i kohės. Nga njė pamje e qartė dhe njė qiell blu, papritur ēdo gjė shndėrrohet ne njė mjegull te dendur ne njė te ashtuquajtur White Out qe nga pilotet shpjegohet si bashkimi i qiellit me ujin ne kuptimin e orientimit, pra mjegulla ėshtė kaq e denduar sa nuk arrin te shquash ku mbaron ajri dhe fillon uji. Kėsaj i shtohet edhe mosfunksionimi i plotė i instrumentave magnetike si rezultat i nderhyrjeve shumė te forta qe shmangin ēdo lloj orientimi si dhe humbja pothuajse e plotė e komunikimit si rezultat i daljes jashtė pėrdorimit te aparaturave. Njė gjė tjetėr qe deshmohet rendom ėshtė dalja papritur e disa reve ne formė konike dhe ne momentin kur pilotet janė futur brenda tyre, ėshtė deshmuar qe pėr disa ēaste kanė provuar njė lloj ndjesie sikur kanė humbur gravitetin. Nga disa pilote te forcave ajrore amerikane gjatė njė stervitje ne kohėn e krizes se raketave ose siē njihet nga te gjithė si konflikti kuban, ėshtė deshmuar qe janė "kapur" nga njė re e tillė dhe ajo qe kanė pėrjetuar ėshtė sa e mrekullueshme aq dhe misterioze dhe e frikshme. Ne momentin qe grupi i avioneve futet ne re, humbasin komunikimin me kullen e kontrollit, instrumentat fillojnė te keqfunksionojne dhe ajo qe i shtangu me shumė ishte humbja e gravitetit si dhe pamja qe kishin para syve. Ne momentin qe u futen ne re e cila nga larg dukej e njė permase te vogėl, qielli ishte i pastėr dhe shumė i qartė. Ndėrsa ne momentin qe futen brenda rese ajo nuk kishte te mbaruar dhe cuditerisht ndryshonte formė duke u rrotulluar brenda vetes me shpejtesi. Nga te gjithė pilotet pamja e brendeshme e rese pershkruhet si ne ngyjuren e aluminit dhe qe zgjatohej ne formėn e tunelit. Ne fund te tunelit shikohej toke, po njė pamje shumė e veēantė pėr pilotet qe e njihnin mirė atė zone te bregdetit. Ne momentin qe skuadrilja del nga reja, rifitohet komunikimi me radio, busulla fillon funksionimin por ajo qe ishte me shokuesja ishte qe te gjithė avionet kishin pershkuar njė distance prej me shumė se 1500 miljes ne njė hark kohor prej 15 minutash. Gjė e pamundur pėr teknologjinė tonė pa harruar qe edhe sasia e karburantit te harxhuar ishte ajo qe zakonisht pėrdoret pėr njė fluturim rreth 100 mile. Pėr tė mos harruar qe grupi i piloteve e pa veten e tyre shumė shumė largt destinacionit dhe pėr kėtė arsye ata nuk mund te njihnin bregdetit qe pane gjatė kohės qe ishin brenda rese. Natyrisht kjo deshmi ėshtė e atyre fatlumeve qe i kanė pėrjetuar gjėra te tilla brenda Trekendeshit dhe kanė dalė gjallė prej tij por shumė te tjerė janė zhdukur pa lėnė gjurme.
Tė kthehemi tek Berlitz dhe tek teorite e tij. Ai mbėshtet fort teorine qe ne zonen e trekendeshit ka njė shmangie te fortė magnetike qe krijon njė lloj deformimi kohor si dhe dimensional (sipas koncepteve tona pėr dimensionin dhe njohurite qe kemi pėr ekzistencėn e vetėm 3 prej tyre). Njė lloj force e pashpjegueshme ndodhet brenda trekendeshit, force e cila shpesh herė shpėrthen duke thithur anije, aeroplane dhe njerėz pėr tė mos i kthyer me kurrė. Nėse kėta fatkeq ne njė mėnyrė ose tjetrėn perfundojne ne njė dimension tjetėr apo ne njė botė me te mirė, atėherė le ti urojme qe te kthehen njė ditė dhe te na tregojnė pėr ato qe kanė pare. Ėshtė marrė shumė ne konsideratė edhe teoria e ekzistencės ne trekendesh te njė lloj StarGate, ose njė lloj porte pėr te kontaktuar botė te tjera. Nga te gjithė njihet teoria e famshme e kontiniumit hapėsirė-kohe por brenda trekendeshit kjo duket sikur nuk para pėrfillet. Me pak fjale disa nga ligjet e fizikes qe ne njohim aty nuk perfillen. Shumė anije kanė humbje ne kohe, disa prej tyre pershkojne distanca qe nuk i justifikon as koha e shpnezuar, as karburanti dhe as teknologjia tokėsore. Shumė prej tyre dėshmojnė pėr njė beteje te vėrtetė magnetike brenda Trekendeshit te Bermudeve qe shoqėrohet me shperthime te forta elektrike, eren e squfurit qe ėshtė e zakonshme gjatė shperthimit te rrufeve si dhe pranine e mjeteve te panjohura nga teknologjia jonė UFO dhe USO (Unidentifying Sea Object). Pėr njė stuhi te tillė magnetike ka deshmi dhe nga kronikat e Kristofor Kolombit ne njė nga udhetimet e tij brenda trekendeshit ku gjatė njė stuhie magnetike ai humbi 6 nga anijet e tija te ngarkuara me ar dhe me sende te tjera te vyera. Shumė herė janė deshmuar pamje te ufove ne kėtė zone sidomos gjatė stuhive te tilla magnetike po ashtu dhe pamje te ufove qe zhyten me shpejtesi te ma imagjinueshme nėn siperfaqen e oqeanit pa bėrė pikėn me te vogėl te zhurmes dhe pa lėnė asnjė gjurme ne ujė. Njė fenomen i tillė ėshtė pare me shumė ne Detin e Sargaseve, pjesa veri lindore e trekendeshit aty ku dhe aktiviteti magnetik ėshtė me i madhi. Disa studiues e lidhin veprimtarine e madhe magnetike ne kėtė zone si rezultat i efektit qe krijohet nga sistemi i propulsionit qe pėrdoret nga UFO dhe duke qenė se pamja e tyre brenda trekendeshit deshmohet pothuajse nga te gjithė, kjo teori mbeshtetet si nga me te fortat pėr fenomenin. Shmangiet e pashpjegueshme ne kohe, ne distanca dhe crregullimi teresor i tė gjitha aparaturave ėshtė gjithmonė i pranishem.
Disa studiues mbeshtetin teorine e ekzistencės se Atlantides ne zonen e trekendeshit. Tė gjithė kemi dėgjuar pėr kontinentin e humbur (do bėj njė shkrim me vonė pėr kėtė gjė) por edhe kjo teori ėshtė e lidhur me njė aktivitet jashtėtokėsorė pasi mendohet qe nėse kontinenti i fundosur ėshtė brenda trekendeshit atėherė ai ne njė mėnyrė ose tjetrėn ka lidhje me njė teknologji te panjohur nga shkenca jonė dhe qe smund te shpjegohet tjetėr veēse me njė prani aliene.
Tė shkruash pėr Trekendeshin e Bermudes natyrisht do duheshin mijėra faqe pėr te thėnė ēdo gjė qe dihet apo supozohet. Ajo qe ka me shumė rėndėsi ėshtė qe ēdo gjė deri me sot nuk mund tė provohet shkencerisht. Fenomenet qe ndodhin akoma nuk mund te kuptohen nga shkenca jonė dhe sidomos nga botekuptimi jonė pėr dimensionet dhe perkuljet e kohės. Teoria e fundit qe po mbeshtetet nga njė grup shumė brilliant shkenctaresh ėshtė ekzistenca e tuneleve ne hapėsirė qe mundėsojnė shkurtimin e distancave midis planeteve, sistemeve diellore dhe vete galaksive. Trekendeshi me fenomenet qe ndodhin ėshtė njė provė pėr kėtė teori. Plus teoria tjetėr pėr ekzistencėn e njė dimensioni te katert te cilin ne akoma nuk mund ta emerojme sepse koncepti jon ėshtė vetėm 3 dimensional. Pra lartesi, gjeresi dhe gjatesi. Ēdo gjė tjetėr jashtė kėtij trinomi akoma nuk te perceptohet nga te gjithė sepse ėshtė jashtė botekuptimit tonė pėr ambjentin qe na rrethon.
Siē e thashė me sipėr qeveria amerikane (e shquar pėr fshehje informacioni apo pėr tendence keqinformimi) e ka anashkaluar te paktėn zyrtarisht atė qe ndodh ne trekendesh por nga ana tjetėr ka filluar prej shumė kohėsh te studioje fenomenin, majde shumė me pėrpara sec mund te mendohet.
Rasti me tipik ėshtė ai i te ashtuquajtures Eksperimenti i Filadelfias i bėrė ne vitin 1943. Nepermjet krijimit te njė rrymėė te fortė magnetike u arrit transportimi brenda casteve i njė destrojeri te marines amerikane nga Philadelphia, Pennsylvania, ne Norfolk, Virginia.
Anija USS Eldridge me njė ekuipash prej disa dhjetra vetesh u teletransportua brenda disa casteve ne njė distance qe do ti duheshin ore te tera navigimi. Fatkeqesisht eksperimenti pati pasoja shumė te renda pėr ekuipazhin te cilėt gjatė teletransportimit u kthyen ne njė gjendje transparente dhe te temerruash shikonin gjymtyret dhe pjeset e tjera te trupit te bėheshin te padukshme. Shumė prej tyre patėn probleme mendore, disa vdiqen nga shkaqe te panjohura dhe disa u mbyllen nėpėr institucione speciale dhe kur dolen prej andej, askush nuk dėshironte me tė fliste pėr atė qe kishte ndodhur. Ēdo gjė u mbulua nga heshtja dhe konspiracioni dhe duket sikur qeveria amerikane e ka nderprere kėtė eksperiment.
Pėr te mbyllur kėtė shkrim dua te shtoj njė tjetėr fakt shumė te ēuditshėm. Ne te njėjtėn formė dhe ne te njėjtėn zone, vetėm se ne anėn tjetėr te globit tokesor ekziston njė tjetėr trekendesh ne detin e Japonise qe quhet Trekendeshi i Djallit. Ēdo gjė kėtu ndodh ne te njėjtėn mėnyrė si ne trekendeshin e Bermudeve dhe fenomeni duket te jetė i njėjtė perfshi zhdukjet dhe anomalite e tjera. Mbas njė studimi te detajuar rezultoi qe te dy trekendeshat pėrputhen plotėsisht vetėm se ne anė te kundėrta te globit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve: 3220
Age: 28
Location: I Don't now
Job/hobbies: I Don't now
Humor: I Don't now
Registration date: 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: "Trekėndėshi i Bermudės"   13/11/2007, 16:54





Zona tjetėr e botės qe paraqet anomalira tė njėjta me atė te Trekendeshit te Bermudeve ėshtė dhe Deti i Djallit qe unė gabimisht e quajta trekendeshi i djallit. Ne fakt me kėtė emėr quhet rendom trekendeshi i bermudes kėshtuqė me falni pėr ekuivokun. Me pak fjale Deti i Djallit ėshtė ne Detin e Japonise rreth 300 milje ne jug te Tokyos. Kjo zone ėshtė e dalluar shumė dhe pėr njė aktivitet te theksuar vullkanik dhe sizmik. Spata mundėsi te gjej ndonjė foto qe te mund te tregonte koordinatat e sakta po sidoqoftė ekziston dhe si e tillė ėshtė quajtur simotra e trekendeshit te bermudes ne anėn tjetėr te globit. Me shumė informacion pėr Detin e Djallit do tė gjeni ne librin e Charles Berlitz qe ėshtė i perkthyer edhe ne shqip Pa Lene Gjurme
Njė nga misteret me coroditese qe ndodh brenda Trekendeshit te Bermudes ėshtė humbja ose fitimi i rastesishem ne kohe, njė dukuri turbulluese kjo ne mėnyrė te veēantė pėr njė kulturė si e jona, e cila ka njė besim te shenjtė dhe te palekundshem pėr ecjen pėrpara te kohės ne mėnyrė te mateshme. Kėtė dukuri e kanė vėnė ne dukje kryesisht personelet e aeroplaneve te cilėt kanė njė preokupim te kuptueshem qekurse koha e fluturimit me aeroplan filloi te rregjistrohet me kujdes, megjithėse mund te kėtė lidhje gjithashtu edhe me zhdukjet misterioze (po ashtu edhe dukjet) te anijeve te vjetra e tė reja siē ėshtė raportuar gjatė viteve.
Mberritjet e pashpjegueshme ne aeroport para kohės se caktuar te aeroplaneve disa herė kanė ndodhur pasi aeroplanet kanė fluturuar pėrmes njė reje ose mjegulle te dendur (lexo ne shkrimet e tjera brenda kėsaj teme).

Kjo dukuri ėshtė e kuptueshme sigurisht kur ka ere jashtezakonisht te fortė qe fryn nga mbrapa aeroplaneve, shpejtėsia e se cilės arrin ndoshta disa qindra milje ne ore, megjithėse ne shumicen e rasteve s'ka patur erera te tilla. Njė mundėsi tjetėr mund te jetė dhe gabimi ne matjen e shpejtesise ose funksionimi jo i mirė i intrumentave matese, megjithatė ky nuk ėshtė njė faktor i pergjithshem ne tė gjitha rastet e dokumentuara. Pėr me tepėr ne disa incidente te kontrolluara me shumė kujdes duket sikur pėr njėfarė periudhe koha ecėn pėrpara, permbyset ose projektohet ne te kaluaren - apo ndoshta ne tė ardhmėn - pėr aeroplanin dhe personelin e tij qe fluturon pėr njė fare kohe ne njė zone te Trekendeshit.
Brus Xhernon, pilot nga Boyton Beach Florida, me 4 dhjetor te vitit 1970 kaloi njė incident te jashtezakonshem gjatė fluturimit te tij nga ishulli i Androsit pėr ne Palm Beach. Megjithėse sugjeron njė shtrembrim te kohe-hapėsirė dhe "kapje" prej njė formacioni reje, kėtė incident e dėshmon kopiloti, personeli i bazes, matesi i shpejtesise madje dhe fatura e karburantit. B. Xhernon ishte njė pilot me afro 600 ore fluturimi qe me te shumtat i ka bėrė midis Bahamas dhe Florides. Ne atė kohe ishte 29 vjeē, 180 cm i gjatė, me njė konstrukt te fortė dhe mjaft prozaik ndaj fluturimit. Ka njė kujtese shumė te mirė veēanėrisht pėr ndodhite gjatė fluturimit. Ditėn qe ndodhi ngjarja, Xhernon ka qenė me te jatin si kopilot. Ata u larguan nga Androsime aeroplanin "Bonanza A-36" duke fluturuar mbi brigjet e bahamas pėr ne drejtim te Biminit. Ndėrsa po ngjitej ne lartesine e percaktuar prej 10500 kembesh, vuri pėrballė vetes njė Re ne formė eliptike (vezore).
"Ajo rrinte atje pa levizur. Pa merresha me drejtimin e aeroplanit kėshtuqė nuk i kushtova vėmendje ose kujtova se ishte me lart. Fluturoja sipėr saj duke u ngritur 1000 kėmbė ne minuta, kur vura re se ajo ngrihej pothuajse me te njėjtėn shpejtesi. Disa herė kaloja pėrpara saj, por ajo me arrinte dhe me kapte pėrsėri. Gjeresine e saj e vleresova afro 15 milje. Mendova te bėja njė kthese 180 grade dhe te kthehesha ne Andros. Me nė fund e kalova dhe pėrpara doli qielli i pastėr. Por kur ktheva koken ta shihja pėrsėri, pashė se reja tani ishte bėrė gjigande dhe lakohej ne formė gjysemrrethi tė madh me njėrėn pjesė te saj qe dilte para nesh dhe ishte afro 60000 kėmbė e lartė. Fundi i rese dukej se shkonte drejt e ne oqean dhe ajo nuk ngjante me rete e tjera grumbullore, te cilat kanė reshje dhe boshllek ne nėn vehte."
Xhernon u perpoq te fluturonte duke i ardhur perqark po pėr cudine e tij pa se tani ndodhej brenda "gropes" se njė reje gjigande si "petull" . Duke veshtruar se mos gjente ndonjė dalje, ai pa njė si te care dhe u sul drejt saj meqė ajo ngushtohej gjithmonė e me shumė derisa perfundoi ne njė vrime cilindrike, ose tunel brenda te kėtyre reve te jashtezakonshme. Pas pak ai e arriti kėtė vrime, qe tani qe ngushtuar deri ne gjeresine 200 kėmbė dhe vazhdonte te ngushtohej ende, duke fluturuar me njė shpejtesi 230 milje ne ore.
"Me dukej sikur veshtroja ne kanalin e ngushtė te tytes se pushkes. Ishte njė tunel horizontal afro 1 milje i gjatė dhe shenonte drejt Miamit. Ne fundin e saj shikoje qiellin blu qe gjendej midis tunelit dhe Florides..."
Xhernoni e futi aeroplanin pėrmes kėtij tuneli me njė shpejtesi kritikė. Ai vuri re se muret e kėtij tuneli shkelqenin nga njė drite e bardhe. Muret, te cilėt vinin duke u ngushtuar, dukeshin shumė qartė dhe perqark tyre rrotulloheshin me ngadalė sipas drejtimit te akrepave te sahatit re te vogla ne formė pufke.
"Po tė mos kishte qenė piloti automatik qe i mbante krahet e aeroplanit ne nivelin horizontal, ndoshta do tė bėja edhe unė aeroplanin te rrotullohej si ato dhe do tė fluturoja brenda mureve."
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve: 3220
Age: 28
Location: I Don't now
Job/hobbies: I Don't now
Humor: I Don't now
Registration date: 12/11/2007

MesazhTitulli: Vazhdim...   13/11/2007, 16:55





Ndryshime te tjera te pashpjegueshme te kohės se matur nga sahatet disa herė janė me te gjata dhe disa herė me te shkurtra sesa gjysėm oreshi i Xhernonit. Njė incident qe unė e kam pėrmendur edhe ne shkrimin e pare ne kėtė teme ka te beje me njė aeroplan te te shoqerise British Airways dhe National Airlines qe fluturonte pėr ne Miami. Para se te fillonte manovrimet pėr te zbritur, ai u zhduk nga ekranet e radareve pėr 10 minuta, pastaj u shfaq pėrsėri dhe zbriti normalisht. Pilotet te trembur nga autoambulancat, zjarrefikset etj, qe qenė mbledhur ne aerodrom, u pyeten nga personeli i kulles se drejtimit dhe i sherbimit te shpetimit nėse kishtin patur ndonjė veshtiresi pasi qenė zhdukur nga radari. Sipas pilotit dhe kopilotit nuk kishte ndodhur asnjė gjė pėrveēse ata kishin fluturuar 10 minuta ne mes te njė mjegulle. Nė lidhje me ēėshtjen e zhdukjes se tyre nga radari, pilotet bene nej kontroll te sahateve tė tyre dhe gjeten se ata kishin mbetur mbrapa 10 minuta. Pastaj kontrolluan orėn kronometer te aeroplanit, sahatet e personelit qe sherbente ne aeroplan, bene fshehurazi edhe njė kontroll midis pasagjereve dhe gjeten se te gjithė kishin humbur ne mėnyrė te pashpjegueshme 10 minuta, aq kohe sa ishin zhdukur nga radari. Megjithėse ndonjėherė radaret pesojne ndonjė avari ne funksionim, unanimiteti i sahateve sugjeron qe pėr njėfarė periudhe kohe te pezulluar aeroplani dhe pasagjeret "qenė" diku gjetke - ne anėn tjetėr te kohės.
Disa incidente te tjera qe janė raportuar se kanė ndodhur brenda Trekendeshit te Bermudes, duket se reflektojne ngjarje te se kaluares (edhe zhurmat e tyre), sikur pėr disa momente koha projekton pjesė te shkeputura nga e tanishmja ne te kaluaren ose ne te kundėrtėn, e perkul kontiniumin e kohės ne njė mėnyrė te tillė, duke pėrzier te kaluaren me te tanishmen, ndoshta edhe me tė ardhmėn. Megjithėse disa prej kėtyre raporteve duken si fantazi, nuk duhet te harrojmė se ato janė pare qartė dhe janė raportuar prej deshmitareve te besueshem, te cilėt gjatė detyres se tyre ne det nuk kerkonin dukuri te cuditeshme, por thjesht vrojtonin atė ēfarė dukej se po ndodhte.
Xhon Sander, kamarier ne anijen "Mbreteresha Elizabeta 1 ", dėshmon pėr njė incident te tillė qe ndodhi ne vjeshten e vitit 1976. Ai thotė:

"Lundroja me anijen "Mbreteresha Elizabeta 1 " pėrmes zones se Trekendeshit te Bermudes. U nisem nga Nasau pėr ne drejtim te New York. Qielli ishte i pastėr dhe deti i qete. Ne ora 6.45 te mengjesit po rrija ne kuverte duke pire kafe se bashku me njė kamarier tjetėr, pėrpara se te fillonim punėn tonė te pėrditshme. Papritur pashė njė aeroplan te vogėl. Dukej si tip "Piper Comanche", afro 300 jard larg dhe ne lartesine 200 jard, i cili fluturonte duke ardhur drejt nesh nga krahu i djathte i anijes. Ja tregova shokut tim. Krejt papandehur ai u fut fare pa zhurme ne det ne largesine 75 jard nga anija. Nuk u degjua asnjė llokocitje uji, vetėm se u zhduk brenda tij. Mua mu duk sikur deti i qete u hap dhe e perpiu. Shoku im rrinte ende duke veshtruar drejt atij vendi. pastaj vura ne dijeni oficerin e rojes. Anija u kthye dhe u leshua njė varke ne det, por atje skishte as njolla vaji dhe as mbeturina, asgjė. Ata nuk na besuan. Ajo qe nuk arrij te kuptoj ende ėshtė pse nuk u degjua asnjė llokocitje. E kuptoj dhe unė se ėshtė pothuajse e pabesueshme por si kristian i ndershem, betohem pėr Biblen se ajo qe pashė ishte e vėrtetė."
Njė rast tjetėr i dokumentuar shumė mirė pėr njė aeroplan qe zhduket, ndodhi mbremjen e 27 shkurtit te vitit 1935 ne Daytona Beach, Florida. Ky rast u vrojtua jo nga dy por nga qindra deshmitare. Siē u raportua nga Richard Winer ne librin Trekendeshi i Djallit, njė aeroplan ngjyrė argjendi me drita te kuqe dhe jeshile tek krahet, u pa te binte ne det ne vendin pėrballė hotelit te Daytona Beach ne orėn 10 te mbrėmjes. Aeroplani ishte kaq afėr sa dy deshmitaret zoti dhe zonja Forest Aditon, qe po rrinin duke soditur detin nga ballkoni i tyre, menduan se ai po vinte drejt ballkonit. Ta alarmuar prej shumė deshmitareve, anijet dhe aeroplanet e vegjel te Rojes Bregdetare si dhe anije te tjera dolen menjehere ne kerkim por pa sukses. Meqė aeroplani u pa te binte ne det jo me larg se 100 jard nga bregu, ishte e pamundur te besohej qe nuk u gjet asnjė mbeturine e tij brenda zones se ceket dhe percaktuar shumė mirė ne atė det te qete. Qindra njerėz deshmuan te njėjtėn gjė dhe treguan po atė zone. Sidoqoftė pėrderisa kontrolli ne aeroportin e Florides madje edhe ato te Georgias nuk tregoi gjė pėr ndonjė aeroplan te humbur ose te vonuar ne atė zone, incidenti me njė dėshirė te nenkuptueshme pėr te sqaruar atė qe smund te shpjegohej, u klasifikua me nė fund si thashethem.
Ashtu siē janė pare aeroplane te futen pa zhurme ne det, po kėshtu edhe nga kuvertat e anijeve te tjera janė pare vazhdimisht anije te shumta, shpeshherė anije te shekujve te kaluar, te dalin e te futen ne mjegulla qe vijnė perqark, disa herė madje edhe ne kohe te pastėr. Tregime te tilla sigurisht qe kanė qenė filli prej te cilit janė thurur legjendat e detit dhe anijet fantazem te Trekendeshit te Bermudes dhe te Detit te Sargaseve qe gjendet ne pjesen lindore te tij; anije te cilat janė pare gjatė shekujve, duke filluar nga galerat fantazem spanjolle e deri tek "Hollandezi Fluturues" i cili shikohet kudo. Disa herė kėto pamje kanė qenė te pastra sa i janė raportuar Rojes Bregdetare, e cila megjithėse nuk beson ne anijet fantazma, tregon interes pėr anijet e braktisura te ēdo lloji, qofshin moderne apo antike. Hadley Dott, marinar ne Marinen Tregetare te Shoqerise se Bashkuar te Frutave dhe oficer i Marines Mbreterore Kanadeze, pranveren e vitit 1946 bėnte pjesė ne ekuipazhin e anijes "Cyrus Field" e cila kishte si detyrė shtrirjen e kabllos: "Ishin afro 15 milje larg bregut te Florides. Nata ishte e pastėr. Fare papritur u degjua thirrja "hard over hard", qe do tė thotė se anija po ndryshon kursin sa me shpejt qe te jetė e mundur. Roja kishte pare njė anije me vela e cila vinte drejt nesh pėr tu perplasur tek kici. Atje nuk dukej njeri, por ne kabinen e kapitenit kishte drite.
Ndryshimi i kursit u shenua ne ditar dhe iu raportua Rojes Bregdetare ne New York. Roja Bregdetare na tha se atė nate midis Bimint dhe Florides kishte patur edhe incidente te tjera te ngjashme kėtė tonin. Nuk e vrame shumė mendjen pėr te kėtė incident, por pasi Roja Bregdetare na tha se nuk ishte ne gjendje te zbulonte asgjė pėr atė anije, ne filluam te habiteshim. Ajo anije u shfaq nga asgjekundi dhe po aq shpejt u zhduk atje."
Njė nga incidentet me te jashtezakonshme te tipit "anije fantazem" u pa nga V.H Prosper ne vitin 1972 ne trekendeshin e Bermudes midis Eleuteras dhe Grait Abako ne Bahama. Ndėrsa tė gjitha anijet "fantazem" futen ne kategorine si te jashtezakonshme, ajo qe te cudiste ne kėtė rast te veēantė ishin pėrmasat vigaane te anijes dhe shkelqim i i koncentruar i dritave te saj qe e bėn Prosperin te kujtonte se ajo ishte anija "Holandezi Fluturues Hillton". Prosperim siē thotė pėr kėtė incident te jashtezakonshem ne revisten National Fisherman 9vellimi 56, numer 5), po drejtonte anijen e kerkimit 85 kėmbė te gjatė "Undersea Hunter" nga San Crua pėr ne Florida. Megjithėse radari i anijes e kishte siguruar qe me pare se ne hapėsirėn midis Abakos dhe "Gjuetarit te Nendetit" nuk kishte asnjė anije tejter, papritur ai u verbua nga njė shkelqim i fortė qe vinte nga krahu i djathte i anijes dhe qe dukej sikur dilte nga njė pasqyrė vigane. Atij i mbeti ne mendje sikur ishte njė lloj "hoteli klimaterik me disa kate" qe permbante edhe komoditete detare te tilla si "shezlonge, pishine larje qe ndriconte etj.". Me qėllim qe t'i shmangej perplasjes me kėtė anije monstruoze ai e mbajti pa levizur timonin e anijes se tiji duke patur kėshtu njė drejtim paralel me atė shkelqim vigan. Ndėrsa Prosperi po perpiqej me nervozizem t'i shmangej perplasjes, papritur vuri se re anija e panjohur u zhduk nga krahu i djathte dhe doli menjehere nga mbrapa nga ana e kicit, duke u shmangur kėshtu menjehere 45 grade. Pastaj vigani u zhduk ne ēast duke lėnė naten pis te zeze si me pare. Kjo shfaqje e jashtezakonshme dhe pompoze, pėrmban edhe njė element tjetėr misteri. Me gjithė afersine e tij te madhe, nuk u duk pėr asnjė ēast ne ekranin e radarit te "Gjuetarit te Nendetit".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve: 3220
Age: 28
Location: I Don't now
Job/hobbies: I Don't now
Humor: I Don't now
Registration date: 12/11/2007

MesazhTitulli: Vazhdim...   13/11/2007, 16:56

Mos valle Trekendeshi i Bermudes ėshtė njė strehim kozmik?




Kur fenomeni u be shumė i njohur ne mbarė botėn dhe zgjoi interesin e njė numri tė madh njerezish, u be i njohur gjithashtu njė fakt shumė i jashtezakonshem. Njė pjesė cuditerisht e madhe e letrave qe vinin nga lexuesit, degjuesit e radios dhe TV-ja, nuk ishin thjesht siē mund te pritej, kerkesa pėr njė informacion me te gjerė apo komente te shfaqjeve tė ndryshme. Ato ishin me tepėr raporte te vertetuara nga njerėzitė qe kishin provuar vete anomali te tilla ne zonen e Trekendeshit te Bermudes dhe qe ishin porositur nga eproret e tyre qe tė mos e diskutonin ne publik. Linja e pėrgjithshme e kėtyre komunikimeve ka qenė e tillė: "Kur kam qenė ne sherbim, kjo mė ka ndodhur edhe mua, (aeroplanit ose anijes). Ishim porositur nga eproret tanė qe tė mos benim fjale me njeri derisa ajo te hetohej. Nuk momra vesh kurrė sesi u be ai hetim. Me pare nuk kam diskutuar kurrė me njeri pėr kėtė gjė por tani qe u largova nga sherbimi (Forcat ajrore, Roja Bregdetare, Marina Tregetare) doja te flisja me dike dhe tja tregoja atė qe mė ka ndodhur."



Njė deshmi e jashtezakonshme dhe qe tregon ndofta jo vetėm pėr ekzistencėn por dhe qe aludon pėr qėllimet e shumė UFO-ve te para ne kėtė zone, ka qenė vrojtimi i tyre nga austronautet e raketave "Gemini" dhe "Apollo" qe nisen nga kepi Kenedy. po ashtu su dhe gjurmimi i UFO-ve nga qendrat e kontrollit tokesor. Astronauti James Mc David fotografoi njė UFO nga raketa "Gemini 4". Frank Borman dhe James Lowell, astronaut ne raketen "Gemini 7" vrojtuan me detaje dy UFO ne formė kerpudhe me sistemet e tyre te propulsionit dhe gjithashtu i fotografuan me sukses. Astronautet Borman dhe Lowell ne "Apollon 8" si dhe Staford dhe Young ne "Apollo 10" u ndoqen pergjate gjithė kohės nga dy UFO deri sa lane orbiten e tokes. Ajo qe kanė te perbashket kėto raste ėshtė qe te gjithė UFO e vrojtuara ndodheshin ne pozicionin qe korrespondon me Trekendeshin e Bermudes ne toke.
[b]Ne pėrfundim te hipotezes qe ngrita ėshtė pėr tu marrė ne konsideratė fakti qe prania e fenomeneve te pashpjegueshme ende nga shkenca jonė ne Trekendesh, pamja e shumte e UFO dhe USO gjatė aktivitetit anormal si dhe zhdukjet e shumta qe vazhdojnė sot e kėsaj ditė pa nderprerje, perkrahin teorine e ekzistencės se njė porte pėr ne kozmos qe shfrytezohet nga UFO qe ne njė rast te tillė me njė llogjik te thjeshtė i bie te jenė mjete fluturuese te njė rrace inteligjente jo tokėsore qe pėr njė arsye ose tjetėr kanė krijuar njė strehim komzik ne zonen e Trekendeshit te Bermudes. Hipoteza do tė mbetet e tillė pėrderisa nuk do shndėrrohet ne njė fakt te fortė te mbeshtetur nga shumė raporte qe janė zhdukur apo fshehur qellimisht nga agjencite e inteligjences amerikane apo Sigurisė Kombėtare apo edhe raste te tjera qe lidhen ngushtė me fenomenin e Trekendeshit.

Njė gjė ėshtė mėse e sigurt. Ne Trekendesh ndodh diēka qe injoron ligjet qe njohim ne mbi fizikėn dhe materien dhe qe organe te veēanta te inteligjences se SHBA kanė njohuri dhe fakte pėr ta vėrtetuar se ēfarė ėshtė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
 

"Trekėndėshi i Bermudės"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com ::  :: -