Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com


 
PortalPortal  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Zef Serembe (1844 - 1901)

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
avatar

Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 32
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Zef Serembe (1844 - 1901)   9/2/2008, 16:51

Zef Serembe (1844 - 1901)



Njė figurė origjinale dhe e ndėrlikuar, qė spikat nė letėrsinė tonė ėshtė ajo e Zef Serembes. Vepra e tij pasqyron atė etapė tė Rilindjes kur lėvizja kombėtare kishte marrė hov, prandaj dhe tema patriotike merr nėn penėn e tij njė tingėllim kushtrues tė hapur dhe aktual. Nga ana tjetėr, nė krijimtarinė e tij gjeti shprehje atmosfera e pakėnaqėsisė qė kishte lindur tek arbėreshėt nė vitet 1860-1870, kur bashkimi i Italisė jo vetėm qė nuk solli ndryshimet shoqėrore tė shpresuara, por, pėrkundėrazi, e thelloi mjerimin e tyre. Poezia e Serembes pasqyron kontradiktat e kėsaj kohe. Zef Serembja lindi mė 6 mars 1844 nė fshatin arbėresh San Kozmo Albaneze tė Kalabrisė ose Strigari, si i thonė vendėsit, ku zakonet dhe gjuha shqipe janė ruajtur deri sot. Fshati ndodhet mbi njė kodėr tė veshur me vreshta, me portokalle dhe limonė, me pamjen e detit Jon nga lindja. Kjo natyrė e ėmbėl dhe e ashpėr, qė tė kujton deri diku Shqipėrinė, u bė njė element me rėndėsi i veprės sė poetit.Personaliteti i Serembes si krijues u formua nė vitet e zjarrta tė lėvizjes kombėtare italiane tė viteve 1848-1860, ku i ati mori pjesė aktive, aq sa u dėnua me vdekje nė mungesė nga qeveria burbone dhe u detyrua tė endej maleve si komit. Qė nė moshė tė njomė, Zefi i vogėl njohu tiraninė politike dhe padrejtėsitė shoqėrore, gjė qė u dha vjershave tė tij vulėn e pakėnaqėsisė nga realiteti, frymėn e revoltės aq tė fuqishme. Nė zhvillimin e talentit, qė i lindi herėt nė mėnyrė tė vetvetishme dhe nė brumosjen e Zefit me ndjenja patriotike e liridashėse luajtėn rol tė rėndėsishėm studimet nė kolegjin e Shėn-Adrianit, ku pati mėsues De Radėn, me tė cilin mė vonė u bė mik. Varfėria dhe shėndeti i keq e detyruanSeremben tė ndėrpresė shkollėn dhe tė kthehet nė fshatin e lindjes. Ndėrkaq lėvizja kombėtare nė Itali po merrte pėrpjestime tė gjera. Ishte koha kur Garibaldi po triumfontekudo nė Italinė e Jugut dhe arbėreshėt po i pėrgjigjeshin thirrjes sė tij.Serembja u bė kėngėtar i kėsaj lėvizjeje, i shtyrė jo vetėm nga ndjenjat liridashėse, po edhe nga prirja pėr tė parė tek ajo njė shprehje tė trimėrisė sė arbėreshėve dhe njė shpresė pėr pjesmarrjen e tyre tė mėtejshme pėr ēlirimin e atdheut tė tė parėve. Ndėrkaq, lėvizja kombėtare nė Shqipėri u fuqizua, u shpeshtuan kontaktet e arbėreshėve me kėtė lėvizje. Edhe Serembja tregoi interes tė gjallė ndaj pėrpjekjeve pėr liri tė vėllezėrve pėrtej detit. Madje, ai ishte i pakėnaqur nga dobėsia e kėsaj lėvizjeje dhe i hodhi shigjeta, satira tė dhimbshme nė vjershėn "Vrull", kurse nė njė vjershė kushtuar Dora d'Istrias poeti ngriti zėrin pėr lirinė e Shqipėrisė, hodhi kushtrimin pėr luftė tė armatosur dhe pėr bashkimin e shqiptarėve.Nė kėto vite Serembja shėtiti nėpėr fshatrat arbėreshe tė Siēilisė e tė Kalabrisė, i ra anembanė Italisė, duke u lidhur mė tepėr me zakonet, me folklorin, me tė folmet e ndryshme tė arbėreshėve, me ndjenjat dhe ėndėrrimet e tyre, me ndjenjėn e madhe tė ēlirimit tė atdheut tė tė parėve. Po nuk gjeti asgjėkundi qetėsinė e shpresuar. Gjatė kėtyre shtegtimeve ai improvizonte poezi dhe i recitonte ato kudo qė vinte, si njė poet popullor. Disa prej kėtyre vjershave qarkulluan si poezi popullore. Gjurmė tė thella tė dhimbshme nė shpirtin dhe krijimtarinė e poetit la dashuria e pafat pėr njė fshatare arbėreshe, qė mė vonė kishte emigruar nė Brazil, ku edhe vdiq pas pak kohe. Dėshira pėr tė parė varrin e kėsaj vajze si dhe shpresa qė tė pėrmirėsonte gjendjen e vet ekonomike, e bėnė poetin tė nisej mė 1875 pėr nė Brazil. Po edhe kėtu Serembja u zhgėnjye shpejt, sepse pa korrupsionin e thellė tė oborrit, jetėn e degjeneruar tė aristokracisė braziliane. Pa kaluar as njė vit ai u kthye nė Itali, duke pasur si pasuri tė vetme njė trastė dorėshkrimesh. Gjatė kėtij udhėtimi tė vėshtirė thuhet se poetit i humbi pjesa mė e madhe e kėtyre dorėshkrimeve. Nė fshat, i rėnė nga shėndeti dhe nga gjendja shpirtėrore, Serembja nisi pėrsėri jatėn e varfėr tė mėparshme.Zhgėnjimi nė jetėn shoqėrore dhe nė jetėn personale u bėnė shkak qė Serembja tė kalonte nė kėtė periudhė njė krizė misticizmi, e cila ndikoi pėr keq nė krijimtarinė e vet. Po interesi i tij pėr lėvizjen kombėtare nė Shqipėri ishte gjithnjė i gjallė dhe nė kėtė lėvizje ai pėrqėndroi tė gjitha shpresat e mbetura. Pikėrisht nė kėtė kohė, mė 1883, Serembja botoi librin "Poezi italisht dhe kėngė origjinale tė pėrkthyera nga shqipja".Megjithėse vjershat italisht kishin tė meta nga ana e formės dhe niveli i pėrkthimit nė italisht tė krijimeve shqip nuk qe i kėnaqshėm, libri ngjalli entuziazėm nė rrethet letrare tė kohės. Duke mos mundur tė duronte gjatė atmosferėn mbytėse qė sundonte nė Italinė e Jugut edhe pas zhdukjes sė tiranisė sė Burbonėve, poeti u nis sėrish pėr nė Brazil dhe pėr nė Amerikėn e Jugut. Aty e mbyll krijimtarinė e tij letrare me dy poezi, qė dėshmojnė se ai nuk e humbi kurrė shpresėn te lėvizja kombėtare shqiptare. Natyrėn e tij tė ndjeshme e mposhtėn fatkeqėsitė e jetės. Mė 1901 ai e mbylli jetėn nė San-Paolo tė Brazilit, nė njė gjendje ēmendurie.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
 
Zef Serembe (1844 - 1901)
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: