Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Gavril Dara (1827 - 1885)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Gavril Dara (1827 - 1885)   9/2/2008, 16:40

<BLOCKQUOTE>
Gavril Dara (1827 - 1885)

Zanafillėn e vet lėvizja letrare arbėreshe e pati nė ngulimet e Siēilisė, me studjues e letrarė tė ndryshėm, si: Matrėnga nė shekullin e XVI, Brankati, Filja, Keta, Gavril Dara(plaku) dhe Andrea Plaku nė shekullin e XVIII. Nė kohėn kur kjo lėvizje fitoi karakter tė ri kombėtar u pėrfaqėsua nga Gavril Dara(i riu), qė vijoi traditėn e nisur nga i ati dhe i gjyshi. Lindi nė Palac Adriano mė 6 janar 1827. Mėsimet e para i mori nė seminarin arbėresh tė Palermos. Po nė kėtė qytet ai kreu studimet e larta pėr drejtėsi. Udhėn e krijimtarisė e nisi herėt, nė moshėn 13-15 vjeēare. Nė fillim shkroi vjersha qė mė tepėr ishin intime. Shkėndia qė i dha zjarr talentit tė tij, ishin idetė liridashėse, ideali i bashkimit tė Italisė dhe dėshira pėr ndryshime demokratike. Kėto ide janė derdhur nė vėllimin "Disa poezi", shkruar nė italisht, qė doli nė dritė nė vitin mė tė zjarrtė tė revolucionit mė 1848. Vėllimi ėshtė si njė ditar i lėvizjes revolucionare tė asaj kohe. Nė tė spikat njė brendi ideore e pasur dhe disa tipare tė individualitetit krijues tė Darės, si fryma luftarake optimizmi dhe begatia e figuracionit. Vlerėn artistike tė vėllimite dėmtojnė karakteri abstrakt dhe retorizmi.Nė shkurt 1858 Dara u bė themelues dhe drejtues i njė gazete qė ishte si njė manifest kryengritės, "Palingenesi" (Pėrtėritja e jetės). Nė artikujt qė botoi aty ai tregoi aftėsi prej prozatori, kritiku, esteti dhe historiani. Nė ēastet mė tė rėndėsishme tė luftės pėr ēlirimin e Italisė ai, si edhe arbėreshėt e tjerė, mori pjesė aktive nė lėvizjen revolucionare italiane kundėr zgjedhės austriake dhe sundimit tė Burbonėve. Madje ishte njė nga udhėheqėsit krahinor tė asaj lėvizjeje, si anėtar i komunitetit revolucionar tė Xhirxhentit dhe sekretar i pėrgjithshėm i qeverisė revolucionare tė Garibaldit, mė 1860.Nė tė njėjtėn kohė ai s'i ndahet krijimtarisė letrare.Mė 1864 shkruan njė poemė tė gjatė italisht, po me subjekt shqiptar "Ana Maria". Poema ėshtė shkruar nė vargje njėmbėdhjetėrrokėsh, ėshtė e gjatė (1.300 vargje) dhe e ndarė nė dy pjesė. Ka dy protagonistė: Bozdar Stresin, nipin e Skėnderbeut, tė cilit i kushtohet pjesa e parėdhe Ana Maria Kominiatėn, mbesėn e Donikės, gruas sė Skėnderbeut, sė cilės i kushtohet pjesa e dytė, mė e gjatė. Dara mishėron nė kėto dy personazhe idealin e burrit dhe tė gruas shqiptare. Poema tingėllon si njė himn pėr atdheun e tė parėve. Kėto personazhe i patėm gjetur edhe te De Rada, po ai i paraqet si heronj romantikė qė kryejnė njė faj tragjik dhe shkojnė pėr kėtė drejt fundit tragjik, kuse Dara i ri thekson aspektin heroik tė karakterit tė tyre.Nė poemė spikatin pėr vlerėn e tyre estetike pjesėt lirike. Nė vitet 1871-74 Darėn e gjejmė nė Romė ku drejton gazetėn politike "La Reforma"(Reforma), qė shpreh ide pėrparimtare tė sė majtės .Mė vonė, ndoshta i shtyrė nga pakėnaqėsia e pėrgjithshme e arbėreshėve pėr rezultatet e arritura pėr bashkimin e Italisė, Gavrili la gazetarinė dhe politikėn.
Pikėrisht nė kėto vite Dara shkruan italisht vjershėn epistul "Tė zezat tona", ku jepet njė tabllo rrėngjethese e gjendjes sė vendit, e shtypjes dhe e mjerimit tė dyfishuar qė rėndonte mbi popullin. Ai e pikturon kėtė tablo me epitete epitete dhe metafora nga mė tė vrazhdat, nga mė tė ashprat, qė tė kujtojnė penėn e Dantes nė pėrshkrimin e skenave tė Ferrit. Vjersha demaskon me realizėm tė mprehtė shtetin e ri borgjez, me mjerimin, taksat, gėnjeshtrėn dhe korrupsionin.Patosi mohues ėshtė tepėr i fuqishėm, ndihet revolta e poetit demokrat. Tema politike trajtohet sėrish nė poemėn "Djalli dhe Muza". Vitet e fundit tė jetės sė Dara i Ri i kaloi nė Xhirxhenti, ku punoi si avokat dhe u mor me arkeologji e me studime filozofike. Aty vdiq nė nėntor tė vitit 1885 nė mjerim duke lėnė gjashtė fėmijė ende tė mitur.Ai e kishte ndjekur hap pas hapi lėvizjen tonė kombėtare, duke marrė anėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizerenit dhe duke kuptuar me mprehtėsi rrezikun e synimeve tė shovinistėve fqinjė si dhe tė imperialistėve austriakė dhe italianė ndaj Shqipėrisė. Ai ishte pėr njė bashkėpunim tė ballkanasve, kundėr zgjedhės osmane.
Pas Jeronim De Radės, Gavril Dara i Riu mbetet poeti mė i shquar arbėresh. Vepra e vetme nė shqip qė na ka arritur prej tij, "Kėnga e sprasme e Balės" ėshtė njė ndėr kryeveprat e letėrsisė sonė.Duke ndjekur hap pas hapi lėvizjen tonė kombėtare, Dara e mbėshteti atė fuqmisht. Ashtu si De Rada, edhe Dara temėn e poemės sė vet e mori nga e kaluara e lavdishme e popullit tonė , e ngriti nė art kėtė epokė, duke e bėrė shprehėse tė ideve patriotike, pėr t'i shėrbyer sa mė mirė tokės mėmė dhe vėllezėrve tė tij tė pėrtejdetit.Dara ėshtė mjeshtėr i madh i artit tė fjalės. Vepra e tij shquhet pėr pasuri mjetesh artistike, pėr gjuhė tė gjallė e tė bukur e mbi, tė gjitha, pėr mbėshtetjen e gjerė e tė gjithanshme nė folklorin arbėresh.
</BLOCKQUOTE>

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
 
Gavril Dara (1827 - 1885)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: