Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Mitrush Kuteli (1907 - 1967)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Mitrush Kuteli (1907 - 1967)   9/2/2008, 16:27

Mitrush Kuteli (1907 - 1967)



Mitrush Kuteli ėshtė pseudonimi i Dhimitėr Paskos, i njėrit prej prozatorėve mė tė shquar tė letėrsisė sonė, ushqyer qė nė fėmijėri me legjendat dhe baladat e Jugut, sidomos me ato tė malėsisė sė Pogradecit, qytetit tė lindjes sė tij. Duke njohur thellė edhe letėrsinė botėrore, ai arriti tė krijojė njė prozė realiste origjinale, tė fuqishme, me njė fantazi tė jashtėzakonshme. Mėsimet e mesme i kreu nė Selanik, kuse tė lartat nė Bukuresht, ku mė 1934 mori titullin "Doktor i shkencave ekonomike". Mė 1942 u kthye nė atdhe, ku punoi nė fillim si ekonomist dhe mė vonė e derisa vdiq, mė 4 maj 1967, si pėrkthyes.Mitrush Kuteli, si njė personalitet demokrat qė i shpalli hapur e me guxim pikpamjet e tij, u keqtrajtua nga shteti monist deri sa u dėnua edhe me burgim. Keqtrajtimi i tij vazhdoi edhe pas daljes nga burgu, kur ai u detyrua ta vazhdojė punėn e tij krijuese nė kushte tė vėshtira ekonomike dhe i lėnė nė harresė nga shtypi zyrtar. Veprimtarinė letrare e nisi me botimin e vjershave e tregimeve, po edhe me artikuj qė kishin njė frymė antizogiste nė gazetėn "Shqipėria e re", nė Kostancė (Rumani).Vepra letrare tė tij janė vėllimet: "Netė shqiptare", "Ago Jakupi", "Kapllan aga i Shaban Shpatės", "Dashuria e berberit Artan", "Shėnimet letrare", "Sulm e lotė", "Kėngė e britma nga qyteti i djegur", "Mall e brengė", "Havadan mė havadan", "Tregime tė moēme shqiptare" etj.Si pėrkthyes ai pasuroi kulturėn shqiptare me Kryevepra tė letėrsisė botėrore si "Kujtimet e njė gjahtari" tė Turgenjevit, "Tregimet e Petėrburgut" dhe "Shpirtra tė vdekura" tė Gogolit, "Zotėrinj Gollovlinovė" tė Sllatikov Shēedrinit, vepra tė Gorkit, tė A.Tolstoit, tė Paustovskit poezi tė Pablo Nerudės etj.Tregimet e Kutelit ose rrėfimet, siē i quan ai, pėrbėjnė nė pėrgjithėsi njė prozė realiste me tėrė shqetėsimet e jetės sė fshatit malor tė Jugut. Nė tregimin e tij gjejmė traditat mė tė mira tė letėrsisė sonė, pėrsa i pėrket rrymės sė thellė demokratike. Personazhi i tregimit tė Kutelit ėshtė fshatari shqiptar, i dhėnė nė marrdhėnie e raporte komplekse me klasėn feudale, nė luftėn e tij pėr mbijetesė nė njė shoqėri ku sundon anarkia. Nė rrėfimet e tij pasqyrohet e kaluara e fshatit shqiptar, po, duke shprehur pakėnaqėsinė ndaj realitetit ose shqetėsimin pėr fatin dhe dinjitetin e njeriut tė thjeshtė e pėr vlerat shpirtėrore tė tij nė kushtet e rendit obskurantist, feudal, ai u vu nė opozitė edhe me shoqėrinė e kohės.Pra e kaluara nė rrėfimin kutelian u bėn jehonė mjaft problemeve tė realitetit shqiptar tė kohės, si gjendjes sė rėndė tė fshatarėsisė, shfrytėzimit tė egėr feudal, pėrpjekjeve dhe luftrave tė saj pėr tė ruajtur lirinė e pėr tė jetuar me dinjitet.Nė kėto tregime pasqyrohen edhe disa plagė tė rėnda tė shoqėrisė shqiptare si: kurbeti e vėllavrasja.Njė fshat i tėrė shuhet nga veprimet ēnjerėzore tė beut, mali mbushet me kaēakė tė betuar pėr hakmarrje, dashuria fshihet thellė e mė thellė, shpirti i mėrgimtarit digjet nga malli pėr vendin e vet, gėrmadhat skuqin nga pushtuesit, kurse fėmijėt i kthejnė hallet e rėnda tė prindėrve tė tyre nė motive tė lojės sė pafajshme dhe kėshtu fillojnė tė ndjejnė peshėn e jetės.Dallohen pėr problematikėn e rėndėsishme, pėr tonin e rreptė antifeudal, pėr dashurinė ndaj atdheut e ndaj njeriut tė thjeshtė tė popullit, pėr pėrbuzjen ndaj gjithēkaje tė huaj qė vjen tė shkatėrrojė njė traditė tė bukur tregimet: "Vjeshta e Xheladin beut", "Hanet e karvanet", "Si u takua Ndoni me Zallorėt", "Gjonomadhė e Gjatollinj", "Xha Brahua i Shkumbanares", "Kujtimet e kujtimeve", "Natė muaji Shembiteri", "Natė marsi", "Qetėsi para fėrtyne" etj.Dramaciteti i kėtyre tregimeve ėshtė gėrshetuar me njė humor shumė tė hollė, qė vjen gjithnjė organikisht, si sfidim i tragjicitetit. Ai pėrfaqėson optimizmin karakteristik tė thjeshtė e me pasione tė fuqishme.Tregimet e para tė Kutelit u shquan pėr lirizmin dhe pėrshkrime dehėse, kurse tė tjerat u shquan pėr thellėsinė dhe vėrtetėsinė e pėrshkrimit tė jetės. Historiani, etnografi e filozofi janė shkrirė me poetin, qė i kėndoi rrjedhshėm nė prozė jetėsinė e popullit tė tij. Tregimet mė tė mira tė tij si: "Xha Brahua i Shkumbanares", "Vjeshta e Xheladin Beut", "Kujtimet e kujtimeve" etj, karakterizohen nga vėrtetėsia e pasqyrimit nga ngrohtėsia e ndjenjės dhe bukuria e mendimit. Nė gjithė krijimtarinė e tij gjejmė pėrjetėsimin e krahinės, tė gjithė malėsisė sė Pogradecit. Ai i bėri nė prozė krahinės sė tij atė pėrjetėsim qė i bėri Lasgushi nė poezi.
Proza kuteliane dallohet pėr lidhjen e saj tė gjallė me traditėn gojore, pėrrallėn, legjendėn e sidomos me baladėn e Jugut, qė ndikuan thellėsisht nė krijimtarinė e tij. Ky ndikim ndihet nė mėnyrėn e dhėnies sė personazhit, nė formėn e shpalosjes sė fantazisė e nostalgjisė, nė mėnyrėn e trajtimit tė motiveve e detajeve tė shumta epike e lirike, tė dhėnies sė botės shpirtėrore, tė personazheve, nė ngjyrat e ndezura dhe tonet e ngrohta, nė zhdėrvjelltėsinė e gjuhės, nė humorin dhe ironinė e hollė dhe humanizmin e thellė. Asnjė prozator shqiptar nuk ėshtė mbėshtetur kaq fort te proza e pasur gojore e popullit, te balada e rapsodia. Nė tregimet e Kutelit, tė konceptuara nė pėrgjithėsi nė trajta epike, ndihet poezia e njė jete tė lashtė shqiptare tė rizgjedhur nga shpirti i kombit. Nė disa tregime si "Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugėn e zotit", "I pasuri qė ish i varfėr fort", "I vdekuri dhe i gjalli", "Rinė Katerinėza" etj. Kuteli kėrkon njė pėrsosje shpirtėrore, njė drejtim tė njeriut ndaj sė mirės dhe humanes sipas filozofisė kristiane. Ato karakterizohen nga tone romantike e ngjyra impresioniste. Pjesa mė e madhe e krijimeve tė kėtij autori, janė tregimet mjeshtėrore, qė e ngritėn prozėn tonė tė shkurtėr nė njė shkallė tė lartė ideoartistike. Proza e Kutelit ėshtė e fuqishme me frymė tė theksuar popullore, me njė gjuhė shumė tė pasur e tė pėrpunuar. Nė pėrgjithėsi ajo ėshtė realiste, por, krahas realizmit, ndihen dhe tone romantike. Pothuaj nė tė gjitha tregimet, ngjarjet zhvillohen nė tė kaluarėn. Por kjo e kaluar ėshtė njė mjedis ku ai qėmton probleme e motive tė rėndėsishme tė kohės.Ai vėshtron nė tė kaluarėn, pėr tė sjellė jehonėn dhe shembullin e gjithēkaje tė mirė, qė ruajti populli ynė nga rebeshet e kohės.
Proza e Kutelit bėn pjesė nė fondin e artit tė letėrsisė sonė. Ai i ruan vlerat kryesore ideoartistike ngrohtėsinė e poezinė e saj dhe ėshtė shembull i mbėshtetjes krijuese nė traditėn popullore. Nė vitet '30 ky autor kontribuoi shumė shumė pėr ngritjen ideoartistike tė prozės sonė tė shkurtėr nė nivelin e poezisė, sepse deri atėherė ajo kishte mbetur prapa saj.Mitrush Kuteli zė njė vend tė veēantė nė kulturėn shqiptare edhe si studiues kritik. Ai shkroi mjaft artikuj, por studimi, vlerėsimi i drejtė e botimi qė u bėri ai veprės sė dy poetėve tė shquar tė viteve 20-30 Fan Nolit dhe Lasgush Poradecit, e renditi atė nė radhėn e kritikėve tė talentuar shqiptarė, me shije tė pėrparuar, me intuitė artistike, gjykim tė thellė e kulturė tė gjerė. Ai gjithashtu mbetet njė folklorist i apasionuar. Materialet qė ai mblodhi me durim e kujdes, i pėrmblodhi nė vėllimin "Kėngė e britma nga qyteti i djegur", Fryt i pėrpunimit me mjeshtėri i materialeve folklorike ishte edhe vėllimi "Tregime tė moēme shqiptare" etj.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
 
Mitrush Kuteli (1907 - 1967)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: