Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Eqerem Cabej (1908 -1980) , nje jete kushtuar shkences

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Eqerem Cabej (1908 -1980) , nje jete kushtuar shkences   9/2/2008, 02:26

Eqerem Cabej, nje jete kushtuar shkences



Pas viteve 30 ne studimet historike ne fushe te shqipes, shfaqet nje linguist i ri, i formuar ne qendren universitare dhe shkencore te Vjenes, me interesa te shumanshme dhe me nje horizont te gjere, ai qe me vone do te ishte gjuhetari me i madh i shqipes, Eqerem Cabej. Fushat ku punoi u lodh e triumfoi "diplomati i Universitetit te Vjenes" jane te shumta si: studimet diakronike per prejardhjen e gjuhes shqipe, studimet ne fushe te fonetikes dhe gramatikes historike, te dialektologjise, per pastertine e gjuhes, studimet dhe pershtatjet ne fushe te folklorit shqiptar dhe marredheniet e tij me mitologjine e lashte ballkanase, etj. Te gjitha keto i japin permasa te gjera vepres se tij.Faza vendimtare qe e beri Cabejn adhurues deri ne fund te jetes se gjuhes shqipe, nis atehere kur fitoi "lirine" per te ndjekur degen qe ai pelqente. Dega e Gjuhesisene Fakultetin Filozofik te Universitetit te Vjenes ku ai studioi kishte nje tradite te vyer. Aty kishin punuar profesore te tille te shquar si sllavistet e njohur: F. Miklosic (Miklosich), Majer?Lypke (Meyer Lubke) etj. Ne kohen kur u regjistrua Cabej, ne ate Universitet punonin nder te tjere indoevropianiste dhe greciste te njohur si: P. Kretcmer(Kretschmer) apo albanologu i madh Nobert Jokli.
Qe i ri, ne moshen 20?vjecare u vune re kerkesat serioze qe kish ai ne fushen e gjuhesise. Keshtu qe ne artikullin e pare te tij "Kunder pseudofilologeve" ai shprehet: "Kurkush nuk ka te drejte te shkruaje per gjuhen pa u marre vjet me radhe me studimin e vertete te saj! Kurkush! Se gjuha eshte sendi me i cmueshem i nje populli, dhe per popullin shqiptar eshte i vetmi thesar!..."
Nxenes i me te madhes figure ne arenen nderkombetare qe u mor me ceshtjet e shqipes duke dhene nje kontribut te pazevendesueshem ne gjuhesine tone, Nobert Joklit, Cabej punoi duke arritur jo vetem te vihet perkrah tij per nga vlerat, por edhe me lart, duke rimarre ne dore pas vdekjes se profesorit te tij, pune qe ai s'arriti t'i perfundonte, sic eshte gatitja e nje fjalori te dyte etimologjik te gjuhes shqipe. Por edhe Cabej s'arriti te bente gje sa i takon fjalorit etimologjik, pasi vdekja e parakohshme ia nderpreu punen duke bere qe perpjekjet e tij te mbesin vetem studime etimologjike. Ashtu si edhe mesuesi i tij, ai ishte i mendimit se gjurmimi dhe studimi i historise se nje gjuhe, duhet pare ne lidhje te ngushte me historine e kultures, me rrethanat etnografike te vendit dhe te kultures se tij materiale. Kjo beri qe ai per studimet e tij te perdore metoden e "Fjaleve dhe sendeve". Pare nga ky aspekt ne vepren e tij "Gjurmime etimologjike te reja ne fushe te shqipes", ku ka bere edhe nje zgjerim dhe plotesim te horizonteve qe kishte hapur Jokli, ai shprehet: "Studimi etimologjik duhet te rroke jeten e fjaleve ne nje veshtrim me te hapet, me synimin qe te gjurmoje dhe ndjeke historine e tyre ne zhvillimin e saj ne hapesire dhe kohe... Ne gjurmimin etimologjik te leksikut ne pikepamje te metodes shtrohet kerkesa qe para cdo krahasimi te jashtem me gjuhet e tjera, te sqarohet njehere fusha gjuhesore e brendshmja".
Ne lidhje me historine e gjuhes shqipe Cabej u mor si me historine edhe me parahistorine e saj. Kryesisht i kushtoi vemendje te vecante prejardhjes se kesaj gjuhe ballkanike. Nisur nga parimi "Te jemi objektive, por jo indiferente", ai hedh poshte argumente qe mohojne prejardhjen ilire te gjuhes sone, hedh poshte pseudoargumentet si edhe argumentimet "ex silentio". "Studiuesi i historise se gjuhes shqipe" nuk mund te qendronte indiferent ndaj autoreve te vjeter qe sjellin gjurmet e para te shkrimit te shqipes. Dhe eshte pikerisht Cabej ai qe solli ribotimin e vepres se Buzukut. Vlera e ketij ribotimi eshte e pallogaritshme pavaresisht veshtiresive qe ka hasur ai ne transkriptimin dhe transliterimin e saj.Nje nga meritat e Cabejt eshte zbatimi i nje metodologjie moderne ne fushe te studimeve. Vete H.Petersen, ne nje leter drejtuar vete atij, shkruan: "Eshte shume e gezueshme qe tashti nje shqiptar i lindur po e trajton gjuhen dhe historine e popullit te vet me zoterim te plote te metodave te zhvilluara ne Evropen Perendimore".Kontributi i madh qe ka dhene ne fushe te gjuhesise shqpe qe per te ishte "dashuria dhe tempulli i tij, por edhe mendimi dhe purgatori i tij" do kohe per t'u pershkruar.I madhi Kadare per Cabejn eshte shprehur: "Ai u mor tere jeten me nje nga permasat me te gjera, me madheshtore e misterioze te jetes sone, gjuhen. Ai punoi tere jeten me mund prej titani per gjuhen tone shqipe, ate gjuhe qe duke u pertypur si ushqim nga gojet e mendjet e dhjetera milione shqiptareve neper shekuj, duke i bashkuar ata dhe mendimet e tyre, mbajti gjalle unitetin e tyre e u mbajt gjalle prej tij. Te lidhura keshtu me kete materie te pavdekshme emri dhe vepra e E.Cabejt e kane te natyrshme, si nje cilesi te races, pavdekesine.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
 
Eqerem Cabej (1908 -1980) , nje jete kushtuar shkences
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: