Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Jeta e Xhemi Shehu-t, bukuroshes shqiptare...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
avatar

Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 31
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Jeta e Xhemi Shehu-t, bukuroshes shqiptare...   6/2/2008, 23:22

Jeta e Xhemi Shehu-t, bukuroshes shqiptare...



Afro tri vjet me pare, fshihej cdo dite nen nje uniforme jo dhe aq te kendshme. Ndersa mikeshat e saj benin qejf neper gjimnaze, ajo studionte ne nje kolegj turk dhe as qe i behej vone fare per c'ka ndodhte jashte atij rrethimi kangjellash. Ajo zbatonte me perpikmeri rregullat e shkolles se saj.
Fundi i gjate e me kuadrata, qe ia mbulonte edhe kycin e kembes, nuk e bezdiste aspak. Ndaj dhe nuk i shkonte ndonjehere ne mendje te imitonte shoqet e klases, ta paloste edhe ajo fshehurazi qemerin, derisa te mberrinte ne gjatesine e pelqyeshme, sa te zbuloheshin gjunjet. Ajo ndjehej rehat edhe me ate gjatesine e diktuar. Edhe jaken e kemishes e mberthente ne kopsen e fundit, pa qene nevoja t'ia kujtonin here pas here rregulloren. Nxenese e zellshme dhe e urte ishte atehere. Pse jo, perderisa thelle thelle e ndjente se ajo lloj uniforme "si gjithe te tjeret" dhe ato lloj rregullash, qe e vinin ne rradhe me te tjerat, nuk i prishnin ndonje pune te madhe. Edhe ashtu, ajo asnjehere nuk kalonte ne rruge pa u vene re. Madje behej edhe me interesante. Syte kureshtare te te tjereve, perpiqeshin te zhbirilonin fundin e gjate e te gjere, per te imagjinuar kembet, qe zvarriteshin nen te.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator
avatar

Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 31
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Jeta e Xhemi Shehu-t, bukuroshes shqiptare...   6/2/2008, 23:22



Se vajza do te zhvishej vete. Do te zbulonte pa pritur e pa pandehur jo vetem gjunjet por shume me shume se kaq. E kujt do t'ia merrte mendja se ajo vajza e ndrojtur, qe ecte me koken ulur e duke shtrenguar fort pas gjoksit te mbuluar nen jelekun e uniformes, canten e saj te shkolles, do te behej nje dite njera prej velinave te emisionit Fiks- Fare. E kush do ta besonte se ajo do te shperthente kaq fort ne nje imazh krejt ndryshe, qe nuk kishte me asnje pike takimi me figuren prej vajze te mire? Askush. As babai i saj nuk u ka besuar dot vesheve kur nje dite te bukur bija e tij, e urte dhe e bindur, ngriti krye dhe i tha se deshironte shume te shkonte tek "Fiks fare". Kjo kryengritje e ka cuditur pa mase. Por ja qe gjithcka mund te ndodhe. Per babain ndodhi gjema, ndersa per Xhemi Shehun ndodhi vertet nje mrekulli. Vetem keshtu mund te quhet metamorfoza e saj e menjehershme, te cilen ne fakt ajo nuk e kerkoi vete. Fillimisht ajo thjesht u bind, si gjithmone, per te bere sa me mire ate qe i kerkuan. Nese do pyesnim babain e saj, ai me siguri do te thoshte se ajo cfare i kerkuan do ta shtinte ne mekat te bijen e tij. Ndersa Xhemi vete tashme eshte e bindur kur thote se fustani i bardhe, qe i dhane te vishte, ne nje reklame per nje firme ndertimi, do t'i sillte shume fat. Se ajo "po"-ja qe tha menjehere, ishte fjalekalimi me i sakte per te hyre, pa ndjere asnje gjemb nen kembe, ne boten e televizionit. Ate qe e synojne te gjitha bukuroshet ne moshen e saj, duke u stermunduar neper konkurse bukurie apo neper audicione te ndryshme. Ndersa ajo s'ia ka pasur nevojen asnjeres prej tyre.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator
avatar

Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 31
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Jeta e Xhemi Shehu-t, bukuroshes shqiptare...   6/2/2008, 23:24

Nje rikthim i rastesishem, sic ishte dhe fillimi. Sepse fati vazhdonte te ishte i nderur ende ne deren e saj. "Ndryshe jam e bindur qe nuk do te kishte ndodhur asgje nga keto". Asnjehere dhe askush nuk do ta kishte bindur dot qe te konkuronte ne ndonje konkurs bukurie, per te synuar me pas ndonje pozicion te tille ne ekran. Nese nuk do te kishin qene ofertat e bera ne rrethe te ngushta, mes miqsh, nuk do te ishte shfaqur askund. Nuk eshte e veshtire ta besosh, se kane qene te tjeret ata qe ia kane ndjelle deshiren per te bere dicka me bukurine qe ka, nese i referohesh kohes kur nuk ishte me veline. Pasi mbaroi afati qe i kishin caktuar, ajo nuk ishte me asgje. Nisi ta ndjeje pak e nga pak boshllekun qe i la mbarimi i asaj eksperience te bukur por kjo nuk do te thoshte se ajo do te vijonte perpjekjet per te mbetur ne ekran. Ndaj nisi normalisht jeten e zakonshme. Jo me me ate uniformen e te kolegjit, por gjithsesi e veshur me xhinse e me bluza pa teprime ne dekoltete e tyre. "Iu kushtova shume shkolles. Pas mbarimit te kolegjit nisa studimet ne fakultetin e gjuheve te huaja por nje vit e kisha lene pas dore, pasi angazhimi me emisionin Fiks- Fare ma mori mendjen fare". Sipas saj, te ishe nje veline, ishte shume me e rendesishme se te ishte nje nder studentet e rregullta te Gjuheve te Huaja. Xhemi ishte rritur e nuk kishte pse te mendonte si nje here e nje kohe ne kolegj. S'kishte me rregulla, s'kishte me brazda ku duhej te ecte detyrimisht. Mirepo "lajthitja" ishte vetem per aq kohe sa quhej veline e njihej si e tille. Me pas? Kthim ne identitet. Qe do te thote se Xhemi nuk donte t'ia dinte me se cfare behej me boten e televizionit. Te pakten keshtu thote: "Kisha disa oferta te tjera, nga televizione te tjera, por nuk doja vertet te ngaterrohesha me me ekranin, ndoshta dhe pse ishin oferta qe nuk me ngjisnin. Kam shkuar ne takimet e kerkuara dhe ne fund kam thene "jo". E ne fakt ca kohe me pas do kuptoja se kisha bere shume mire". Sepse do t'i mberrinte nje oferte shume e mire. "Me thirren per te drejtuar "Portokalline" me Agron Llakajn dhe me Amarden, por ikja e papritur e njeres prej velinave te rradhes, beri qe une te shihesha si rasti me i mire per te bere zevendesimin". Nuk i erdhi aspak keq, qe i iku "Portokallia" nga duart, sepse me Fiksin, ishte fiks fare. "Nje vit ne Fiks Fare nuk me kishte mjaftuar qe te kenaqesha deri ne fund me ate lloj emisioni ndaj rikthimi me interesonte". Ndoshta edhe pse do te kishte me shume mundesi te tregonte se cfare dinte te bente. Ndaj nuk vonoi shume dita kur fytyren dhe trupin e bukur te Xhemit do ta shikonim non stop ne ekran, tashme si ikone e digitalb-it. Vajze vertet me fat. Fat qe i ka sjelle edhe ca shanse te tjera.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator
avatar

Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 31
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Jeta e Xhemi Shehu-t, bukuroshes shqiptare...   6/2/2008, 23:24

Ikona ne levizje



Rruga per te kaluar nga njeri ekran ne tjetrin nuk eshte aspak e gjate. As e veshtire. Figura te ndryshme televizive, e kane treguar qarte kete, ne levizjet e tyre te herepashereshme. Alketa Vejsiu, qe ne keto kohe shfaqet vetem ne ekranin e Klanit, nje here e nje kohe njihej si vajza e Top Albania Radios. Enkel Demi qe identifikohej ca kohe me Top Channelin, sot njihet si Enkeli i Klanit. Balerines se njohur te Klanit, Amardes, i mjaftoi vetem nje hap ne ajer per te kapercyer ca metra me tutje, tek studiot e piramides, per t'u shnderruar ne nje showgirl e "Portokallise". E nuk do te jete aspak cudi qe ne kete sezon te ri, te rikthehet serish ne vatren e saj, pra ne grupin e baletit, ne Klan. Ne kete levizje ka hyre edhe djaloshi qe tashme shfaqet pothuajse cdo dite ne ekranin e Klanit, ANDY DJ. Nje here e nje kohe ishte i Top Albanias, tani i perket vetem Radio Energy-se dhe kompanise Klan. Ka dhe te tjere, ne rrjedhen e ketyre lloj levizjeve, ku hyn dhe regjisori Petri Bozo. Dikur me studiot e tij te punes ne Klan, sot i lidhur me stafin e Top Channel. E ndoshta kesaj levizjeje sa andej kendej, do t'i shtohen dhe figura te tjera... edhe Xhemi ndoshta. Vorbulla mund ta perfshoje dhe ate.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Jeta e Xhemi Shehu-t, bukuroshes shqiptare...   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Jeta e Xhemi Shehu-t, bukuroshes shqiptare...
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Kinematografia dhe Teatri-
Kėrce tek: