Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Agron LLakaj i "Portokallisė"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
avatar

Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 31
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Agron LLakaj i "Portokallisė"   6/2/2008, 23:06

Agron LLakaj i "Portokallisė"



Eshte teper e thjeshte per kedo qe ulet e mer mundimin per te shkruajtur rreth Universalit Agron Llakaj.Ai njihet tashme si nje nga personalitetet me te njohura dhe me te shquara te humorit shqiptar . Afirmimi i tij e tejet popullor nuk eshte aksidental , por as sekret . Ai rrjedh ne saje te nje interpretimi te larmishem artistik e teper orgjinal, me karakteristikat e vecanta dalluese, gje qe perkon me lindjen e nje talenti te rralle.Talenti Agron Llakaj ka lindur me 24-Prill-1960 ne qytetin Memaliaj te rrethit Tepelene.Shkollen 8-vjecare e mbaroi ne vendlindjen e tij. Arsimin e mesem e filloi ne shkollen ushtarake " Skenderbej " ne kryeqytet, ku pergjate studimeve te tij skenderbegase, ne vitin e dyte u perjashtua, jo per arsye thyerje note ne sjellje , por per shkak te luftes se klasave .Ai si nipi i z. Veli Llakaj, ish fuksionaret e instancave me te larta , me detyrat e ish-shefit te Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise dhe zv. Ministri i Pare i Mbrotjes se Ushtrise Shqipetare , i akuzuar verberisht deri ne persekutim , beri qe kjo vale te nderpriste edhe studimet e Agronit.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator
avatar

Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 31
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Agron LLakaj i "Portokallisė"   6/2/2008, 23:06

Me t'u kthyer ne vendlindje , mbaroi gjimnazin. Si shume te rinj ,frontet e punes ne minieren e qymyrgurit Memaliaj ishin te pa shmangshme per ate kohe , dhe ne vitet 1978-1987 ka qene i punesuar po aty.Pergjate ketyre viteve ka pasur nje game te gjere aktivitetesh si , ka luajtur me instrumentin trompe ne banden simfonike te qytetit , eshte aktivizuar futbollist me ekipin e te rinjeve te Minatorit nen drejtimin e ( e perkujtojme ) trajnerit te talentuar e mjeshtrit te sportit z. Karafil Asllan Caushi , ne vitet '77 , '78 , ' 79 , ku kane qene vitet me te arta te ketij Klubi , pasi per here te pare ne historine e tij kane debutuar ne kategorin e pare . Por prirjet e Agronit synonin ngjitjen ne skenen e teatrit.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator
avatar

Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 31
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Agron LLakaj i "Portokallisė"   6/2/2008, 23:07

<LI>
Humori i tij qe ne fillimet ka qene shume fin, i kendshem,terheqes, neper rrethin e tij te ngushte shoqeror dhe kolektivit ku ai punonte.Njeri i dashur , gjithmon te dhuronte ambient vellazeror , bujari, buzagaz dhe ngrohtesi prej zemergjeresise se tij artistike dhe ate njerezore qe e benin te gezonte respekt te vecante tek kushdo.Ai qe ne fillimet e tij te para u prezantua si kengetar i te gjitha zhanreve.

<LI>
Zeri i i tij , i cili kapte me lehtesi edhe oktavat mbi pentagram , u mireprit shume shpejt ,si nga publiku vendas dhe atij pergjate turneve neper Republike ..Sic dihet, talentet nuk zbulohen ,por shperthejne vetvetiu.Ato fillojne qe nga nuancat te mbarsura plot vlera shpirterimi artistik e deri sa marin formen e kompletuar . Sic dihet ,mbas vitit 1945 krahas zhvillimit te skenes teatrale, si domosdoshmeri ,nje hov te madh mori edhe teatri variete ku per publikun njiheshin si " estradat " i bazuar ne humorin e holle tradicional shqiptar . Ne kete rryme u shtua dhe inteligjenca artistike e Llakaj , ku vrulli i talentit te tij individual i dhuroi mundesi te reja , duke zbuluar skaje te pa prekura me pare nga skenat shqiptare .Shume shpejt filloi njekohesisht te dilte para publikut me repertore parodike, duke iu dhene shanse te plota per shpalosjen e humorin e tij karakteristik . Po aq te befasuar nga orgjinaliteti por dhe aq fuqishem u ngrit peshe salla nga duartokitjet e pafundme qe kerkonin te risillnin ne skene duke brohoritur serish ne ritme korale , Agroni... per te riinterpretuar imitimet si , prezantuesin e parashikimit te motit z.Petrit Leka, spikeret e transmetimeve te lajmeve, kengetaret profesioniste, aktoret , komentatoret e ndeshjeve sportive etj. Tashme Agroni kishte fituar statusin '' I pa zevendesueshem " pasi asnjehere neper ekranet bardhe -zi te TVSH nuk ishin pare te tilla imitime aq orgjinalite.
</LI>

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator
avatar

Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 31
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Agron LLakaj i "Portokallisė"   6/2/2008, 23:07

Ne qytetin e Memaliajt ishte teper e veshtire te te dhuronin duartrokitje , sidomos ne ate te humorit. Them e veshtire te merreshin duartrokitje , pasi ne kete qytet artdashes, ne c'do rreth shoqeror ishte i pranishem,alegria , humori miqesor, batuat efektuese,barcaletat, grupe te rinjsh te polifonise labe qe kendonin parqeve ( vetem ne Memaliaj i shikoje ) dhe te tjere me serenata kitarash te hedhur kraheqafe e duke kenduar pergjate brigjevete lumit Vjose ,ironia fine me sens humori, shprehjet alegorike te shoqeruara me plastika te ndryshme deri tek ai i prezences komike , bene te mundur pervec trupes kryesore te pallatit te kultures ku bente pjese dhe Agroni, ne pese lagjet ekzistuese te qytetit u ngriten tek secila trupe estrade ku konkuronin me njera -tjetren ! Keto aktivitete te detyronin qe te kishe nje prezantim me cilesor dhe dinjitoz e spektakular per te shkatuar duartrokitje te gjata frenetike .Keto duartrokitje vleresuese , te perzemerta dhe artdashese u bene shume shpejt prone e universalit Agron Llakaj , qene prezantimet e para te tij. Nen drejtimin e regjizorit Agim Likaj ishte ndertuar nje berthame e mire e cila njihej gjithandej sidomos ne qytetet jugore si " Humori Memaliot " me shume humoriste te tjere ku udhehiqeshin nga Medin Malkaj ( .. sot humorist profesionist , njiet tek publiku me rolin e xha Brahos ), Myzafer Abedini ( ka luajtur ne spektaklet e Telebingos me profesionistet , Koco Devolen dhe Agron Llakaj), vete regjizori Agim Lika, dhe i pazevendesueshmi Agron Llakaj, ishin keta qe mbanin peshen e varieteve. Kete virtyt befasuas folklorik ,rastesisht kam zbuluar tek Agroni.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator
avatar

Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 31
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Agron LLakaj i "Portokallisė"   6/2/2008, 23:08

Edhe pse isha ne nje moshe te vogel gjeta perkrahjen e regjizorit Agim Likaj ku me dha shanse te menjehershme per t'ju bashkuar dhe une trupes kryesore te " Estrades " , duke debutuar ( per nje kohe te shkurter ..) me numra shpejtesie si " Prestigjidator '' . Pergjate udhetimeve drejte skenave jugore , rruges degjohej dhe kenga labe e kenduar me aq ligje burrerore nga Agroni, te cilen e interpretonte me aq debulese dhe orgjinalitet , ku te dridhuart e zerit laberor te afronin me vete lashtesine e kesaj mrekullie qe ka mbritur edhe ne ditet tona.Me shkonte shpesh ne mendje , pse mos te jete dhe ky nje nga solistet e "Ansamblit Kombetar " !Por talenti kishte lindur i shkruar! Ai duhej te behej aktor ! Vitet 1982-1984 te cilat ishin kohet e kryerjes se sherbimit te detyrueshem ushtarak nuk u bene shkas per ta shkeputur nga rruga e artit.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator
avatar

Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 31
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Agron LLakaj i "Portokallisė"   6/2/2008, 23:09

Talenti dhe interpretimet e tij te shquara te nje niveli profesionist e rikthyen ne kryeqytet, por kesaj here per te vazhduar studimet e Akademise se Arteve te cilen e mbaroi ne vitet 1987 -1991. Aktivizimet e tij kane qene intensive si i ftuar special ne programet e " 12 ne Hollivud ", " 12 vallezime pa nje te shtune ", dhe " 12 jave rreth fatit " etj. Ne transmetimet e spektakleve televizive me te shikuara si ajo e " Telebingo " ka qene prezente prej viteve 1996 -2002.Nje bashkepunim i shkelqyer i nje harku kohor 1996-1998 me humoristin tjeter te njohur Koco Devole u gjenden si dy tregues e me pas percues per te kapercyer krizen qe kishte mberthyer skenen e humorit shqiptar. Agron Llakaj beri ate qe cprangosi humorin shqiptar nga pengesat burokratike, duke i cliruar artistet bashke me artin shqiptar.Duke u nisur nga strategjia se " Rruget e artit jane te vetmet institucione qe percjellin mesemiri mesazhet ne popull " , Ai mori guxim te drejteperdrejte duke imituar e goditur tek pushtetaret , kujtesen e mentalitetit te vjeter dhe atij bashkekohor . Ai nuk e kurseu talentin e tij per ti dhuruar nje frymemarje me te gjere dhe nje fillim te ri, artit shqiptar. Imitimet e tij orgjinale per disa qeveritare , bene ate qe pervec popullaritetit, te veteduartrokiteshin dhe nga keta .Ka bashkerealizuar filmin " Titaniku'' me TV Klan ne vitin 1998 dhe si drejtor artistrik i " Portokalli " ,prezantues , moderator dhe aktor . Aktualisht vazhdon krijimtarine dhe interpretimet po tek ky spektakel .Duke bashkepunuar me Top Chanel , eshte duke pergatitur sinopsin e nje metrazhi te gjate filmiko-humoristik " Rrofte Shqiperia jo e lire ".

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator
avatar

Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 31
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Agron LLakaj i "Portokallisė"   6/2/2008, 23:09

Agron Llakaj nepermjet zoterimit me te larte te shkalles imituese eshte ne gjendje te binjakezoje ne zera kedo , madje nje numur te konsiderueshem njerezish . Mungesen e imitimeve te tij e kane ndiere edhe skenat teatralo-antike Ilire , si qendrat me me ze te kohes, ajo e Teatrit Bylis i shek te III- te p.e.s , shfaqjeve letraro-muzikore te shek te II-te p.e.s qe zhvilloheshin ne odeonin e Apollonise, Butrintit,Sofratike , Dyrahu, Nikopoia,Orik, Foinika .Sikur te jetonin brez pas brezi artiste te tille, gjeja e pare do qe t'ju kerkoja,do te ishin zerat e stergjysheve tane , si te Homerit, Aristotelit, Pirros se Epirit , Gentit,Agronit,Konstandinit,Skenderbeut,Ali Pashe Tepelenes, Ismail Qemalit etj . Prezenca e humorit '' Llakaj '' fale transmetimeve televizive ka qene ne c'do trapeze gezimesh, ditelindjesh,festash,ndrimevitesh,dasmash etj.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator
avatar

Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 31
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Agron LLakaj i "Portokallisė"   6/2/2008, 23:10

Humori tij duke ndermare turnera , ka mbritur prane shume komuniteteve shqiptare qe perbejne disporen. Tashme artisti Agron Llakaj eshte nje nga aktoret shqiptar me te kompletuar. Ai i perket nje kalibri te larte interpretuesi, ku plastika e jashtme e fytyres dhe e levizjeve , sa alegorike e gazmore, zeri i pershtashem i c'do situate , manipulimi i zerave me veshje te veshtira ,kostumografia e personazhit ,e shoqeruar me nje grim sa me fuksional ne vartesi te rolit, rendesia e nje improvizimi te natyrshem , batutat me vend , intuita artistike si veti dhe shprehje e brendeshme te vete aktrimit te nje skenari te goditur ,vlerat artistike te cilat i pershtaten karakterit te aktorit qe do te luaje ne nje skenar te caktuar ,perbejne nje talente te fuqishem i lindur por dhe i pasuruar gjate eksperiences se tij ne vite. Ai eshte mjeshtri i levrimit te satires,skecit e cila eshte lloji me i shkurter por dhe baze e estrades, pantonimat , kupleti, monologjet, grimcat humoristike, vodvili ,parodite ..ejt , e bejne te shpallur dhe te pazevendesueshem popullaritetin e universalit Agron Llakaj.



_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Agron LLakaj i "Portokallisė"   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Agron LLakaj i "Portokallisė"
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Kinematografia dhe Teatri-
Kėrce tek: