Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 BALLINA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
avatar

Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 31
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: BALLINA   13/11/2007, 02:47

Informacione dedikuar studenteve per problemet e tyre, jeten, shpenzimet, baticat
dhe zbaticat gjat kohes se studimeve.


UNIVERSITETET SHQIPTARE, INSTITUCIONE KU MĖSOHET APO STUDIOHET?

Komuniteti studentor shqiptar pa hapėsirė pėr kėrkime shkencore



PRISHTINĖ, 11 JANAR- Si rėndom, edhe nė vitin qė lamė pas, pėrfshirja e komunitetit studentor shqiptarė nė kėrkimet shkencore nuk ėshtė vėrejtur fare, pohojnė studentėt nė qendrat universitare shqiptare. Mungesėn e hulumtimeve tė tilla e pranojnė edhe drejtuesit e universiteteve nė Shqipėri, Kosovė e Maqedoni, por edhe drejtues tė Arsimit tė Lartė. Ndėrkohė qė arsyet e mos pėrfshirjes sė studentėve nė hulumtime janė nga mė tė ndryshmet, varėsisht prej specifikave qė kanė universitetet.
Derisa nė Shqipėri alarmojnė se shuma tė mėdha parashė, tė derdhura nga donatorė tė ndryshėm pėr kerkimin shkencor, pėrfundojnė nė shoqata tė cilat nuk mund tė ofrojnė potencialin e njė fakulteti, nė Kosovė thuhet se pėr tė mbėshtetur punėn hulumtuese, pos qė nuk ka pėrkrahje nga organizata tė caktuara, pėr njė gjė tė tillė nuk mendon as shteti. Barierė pėr tė penguar hulumtimin shkencor, nė universitetet shqiptare tė Maqedonisė, konsiderohet diēka tjeter, ajo se kėto universitete ende janė “brum i ri”!






Paratė e dedikuara pėr kerkimin shkencor, pėrfundojnė nė shoqata private!

Studentėt nė Shqipėri pohojnė se hulumtimi shkencor nė universitetet publike tė atjeshme, po shkon drejt zhdukjes, dhe po i kthen universitetet nė institucione thjeshtė mėsimdhėnėse.
Dritan Nelaj, pėrgjegjės i Marrdhėnieve me Publikun dhe me Jashtė nė Qeverinė Studentore Shqiptare (QSSH), thotė se thelbi i njė situate tė tillė shtrihet nė dy pėrmasa. E para, sipas tij, ėshtė ambicja dhe konkurenca midis stafit akademik nė pėrgjithėsi, e cila ka rėnė ndjeshėm, dhe si pasojė shumė pak akademikė janė tė azhornuar me jetėn dhe debatin akademik bashkėkohor, dhe po ashtu nė debatin publik nė viset shqiptare. Pėr rrjedhojė, ai spikatė se, akademikėt janė kthyer nė mėsimdhėnės tė thjeshtė, pa prodhuar asnjė dinamikė akademike dhe intelektuale. Pėr Nelajn, pėrmasa e dytė qėndron meqė ekziston njė konflikt interesash midis pozicionit nė sferėn publike dhe pozicionit tė akademikėve nė sferėn priavate. “Nė rastin e Shqipėrisė disa pėrgjegjės departamentesh, dekanė dhe funksionarė tė tjerė, nė tė njejtėn kohė administrojnė dhe vendosin pėr kėrkimin shkencor nė fakultet, dhe njėkohėsisht posedojnė shoqata private tė cilat kanė nė fokus kėrkimin shkencor”, pohon Nelaj. Sipas tij, njė shumė e madhe parashė, tė derdhura nga donatorė tė ndryshėm pėr kerkimin shkencor, kanė pėrfunduar nė shoqata “tė cilat pa dyshim nuk mund tė ofrojnė potencialin e njė fakulteti”. Nė pėrpjekje pėr tė ndryshuar diē nga realiteti i hidhur qė tani ėhstė duke ngjarė nė universitetet shqiptare, QSSH i ėshtė drejtuar tė gjitha institucioneve tė Arsimit tė Lartė me kėrkesėn qė “tė ndėrmeren masa pėr gjallėrimin e kėrkimit shkencor, si njė mundėsi pėr evolimin e dijeve dhe kapaciteteve tė stafit akademik, mundėsi pėr pėrfshirjen e komunitetit studentor nė hapėsirėn kėrkimore, mundėsi pėr pėrmirėsimin e mėsimdhėnies aktuale e cila ka pak apo aspak referenca nga realiteti shqiptar”.

Ndėrsa rektori i Universitetit Politeknik tė Tiranės (UPT), Pėrparim Hoxha, thotė se mungesa e fondeve e ka sjellė njė situatė ēfarė mbretėron tani. “Gjatė 15 viteve tė fundit, universiteteve nė Shqipėri, nuk u janė dhėnė fonde pėr kėrkime shkencore, pa tė cilat nuk mund tė ketė rritje tė cilėsisė sė mėsimdhėnies”, ka theksuar ai.
Inkurajimi i kėrkimit shkencor nė universitete ka qėnė ndėr premtimet e qeverisė sė re tė atjeshme. Ministri i Arsimit dhe Shkencės (MASH), Genc Pollo, ka deklaruar se pavarėsisht nga pėrpjekjet private qė mbeten tė mirėpritura, MASH dhe qeveria janė angazhuar tėrėsisht qė universitetit t’i japin vendin qė meriton edhe duke integruar nė tė ēka ėshtė ende jashtė tij. “E kam fjalėn pėr disa duzina institute tė kėrkimit shkencor qė nė dekadėn e fundit kanė vegjetuar pranė dikastereve dhe institucioneve qėndrore pa e realizuar me tė vėrtetė misionin e tyre”, ėshtė shprehur ai.

Studentėt kosovarė mė tė dobėt se kolegėt e tyre fqinjė!

Edhe nė Kosovė ekziston po i njejėti fenomen. Realizimi i leksioneve bėhet nė tipin klasik, ndėrkohė qė pėr kėrkime shkencore as qė bėhet fjalė, madje edhe studentėt qėndrojnė duarkryē ndaj njė realiteti tė tillė qė ngjanė.
Sejdi Hoxha, drejtues i Unionit tė Pavarur tė Studentėve tė Kosovės (UPSK), pėrcjellė shqetėsimet e studentėve tė Universitetit tė Prishtinės (UP) lidhur me mos inkuadrimin e studenteve ne hulumtime tė tilla. “Ka iniciativa, qoftė individuale apo grupore, pėr hulumtime shkencore nė lėmi tė ndryshme, por fatkeqėsisht nuk ka gatishmėri nga universiteti pėr t’i favorizuar ata. Thėnė ndryshe, as qė i hedhet sy projekteve tė tyre, e tė cilat nuk janė tė pakėta”, thotė Hoxha. Ai shton se nė universitetin nė tė cilin studion organizohet kryesisht mėsim teorik, ndėrsa mungesa e laboratorėve dhe aparaturės pėrcjellėse nė ta, si dhe kushteve tė tjera pėr punė praktike ėshtė tepėr shqetėsuese pėr studentėt. “Mosekzistenca e vendeve tė caktuara pėr punė praktike bėnė qė studentėt nė aspektin e studimit praktik tė qėndrojnė dobėt. Pra, ata qėndrojnė larg nga kushtet qė i ofrohen njė studenti nė shtetet e rajonit, e lėrė mė tė atyre tė perėndimit”, thotė Hoxha, dhe vlerėson se, si rrjedhojė e kėsaj edhe si kuadėr dalim shumė mė tė dobėt.
Proporcioni i asaj qė quhet hulumtim shkencor dhe i mėsimdhėnies nuk ėshtė plotėsisht ai qė duhet tė jetė, vlerėsojnė edhe drejtuesit e UP-sė.
“Segmenti i hulumtimit ose kėrkimit shkencor ėshtė mė pak i pranishėm se sa ai i mėsimdhėnies, e qė nėnkupton se edhe studentėt nuk e kanė hapėsirėn e mjaftueshme dhe nuk janė tė inkurajuar pėr tė bėrė punė tė pavarur hulumtuese”, thotė Ibrahim Gashi, anėtar i Kėshillit Drejtues tė UP-sė. Sipas tij, synimi i kėtij universiteti ėshtė qė nė tė ardhmen, krahas mėsimdhėnies, tė zhvillohet edhe ajo qė quhet hulumtim. Por sa i pėrket ēėshtjes sė buxhetit pėr tė mbėshtetur punėn hulumtuese, kjo varet nga shteti, dhe si rrjedhojė, pėr kėtė drejtim as qė ėshtė menduar. “Fondet nga shteti janė mjaft tė limituara por pėr kėtė destinacion janė paraparė mjetet nga tė hyrat e participimit tė studentėve, pra shfrytėzimi i tyre nė radhė tė parė ėshtė i destiuinuar pėr hulumtime shkencore dhe pėr pajisje qė janė nė shėrbim tė kėtyre hulumtimeve”, pėrfundon Gashi.
Ndėrsa, Ministri i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė (MASHT), Agim Veliu, nė konferencėn e fundit pėr media tė vitit qė lamė pas, e konsideroi si sukses tė ministrisė qė drejton, aplikimin e MASHT-it qė edhe Kosova tė bėhet pjesė e Zonės Evropiane pėr Hulumtime, pėrmes anėtarėsisė sė plotė tė saj nė Procesin e Bolonjės, me ēka do tė hapeshin dyert pėr studentėt kosovarė qė tė jenė pjesė e ekspeditave hulumtuese. Ai nuk ka pėrmendur nėse dikasteri qė drejton do tė ndėrmarrė ndonjė hap pėr pėrmirėsimin e kushteve nė laboratore, apo edhe inkurajimin dhe mbėshtetjen financiare tė projekteve tė studentėve, qė kanė synim hulumtime nė lėmi tė ndryshme.

Universitetet shqiptare nė Maqedoni ende janė “brum i ri”!

Tri universitetet publike nė Shqipėri kanė njė traditė relativisht tė gjatė, por edhe Universiteti i Prishtinės, universitet ky i vetėm publik nė Kosovė, ka diē mė shumė se 35 vjet qė pėrgatit kuadro. Nė Maqedoni punėt qėndrojnė mė ndryshe. Atje ka dy universitete, dhe atė nė Tetovė, nė tė cilat studiojnė kryesisht shqiptarė, por qė kėto universitete janė ende “brum i ri”.

Universiteti Shtetėror i Tetovės (USHT), pėr tė cilin ėshtė viti i parė akademik qė shteti i ka dhėnė statusin e universitetit publik, pėrballet me njė pamjaftueshmėri hapėsire ku realizohet mėsimi teorik, ndėrkohė qė sallat e laboratorėve janė tė pakėta, pėr tė mos thėnė se ato fare nuk ekzistojnė.
Universiteti i Evropės Jug-Lindor(UEJL), diē mė shumė ka avancuar nė kėtė drejtim. Me gjithė kėtė ėshtė herėt qė tė bėhet fjalė pėr kėrkime tė tilla nė kėtė institucion privat tė arsimit tė lartė. Kėtė e arsyeton Adelina Marku, pėrgjegjėse e Zyrės pėr Marrėdhėnie me Publikun nė UEJL, kur thekson se “Iniciativat nė kėtė drejtim janė ende pionere, pėr UEJL-nė, ngase ky universitet ėshtė nė moshė shumė tė re”. Sipas saj, mjafton tė thuhet se ėshtė krijuar vigjilencė ndaj kėsaj shtytjeje akademike, prandaj shprehė edhe optimizėm pėr kėtė. Maloku pohon se studentėt e UEJL-s kanė njė specifikė tjetėr nga studentėtė e universiteteve tė tjera. “Ata e kanė tė domosdoshėm kėrkimin shkencor, ngase e kanė pjesė tė notės dhe produkt final pėr tė diplomuar”, shprehet ajo, dhe shton se “pėr tė realizuar kėrkim shkencor varet se ēfarė qasje i jep studenti dhe ē’liri zgjedhjeje i mundėson mėsimdhėnėsi atij”. Adelina Maloku pėrfundon me konstatimin se pėr kėtė moshė qė ka ky universitet, shanset pėr t’u shkėputur nga forma klasike, apo e thatė, e mėsimnxėnies dhe mėsimdhėnies janė mė se reale, pasi qė “ky universitet pati fatin e mirė tė fillojė me punė nė njė ambient programor tė reformuar”.

Hulumtimi shkencor ėshtė shtylla kryesore ku mbėshtetet arsimi i lartė, dhe ėshtė bazė pėr t’i balancuar dijet teorike me ato praktike. U bė e qartė se pa fonde tė mjaftueshme nuk mund tė realizohen kėto hulumtime, pa tė cilat edhe nuk mund tė ketė rritje tė cilėsisė sė mėsimdhėnies, e pėr mė tepėr unifikim tė diplomave me ato tė universiteteve tė sistemit evropian. Zhvillimi i kėrkimit shkencor, paralelisht me mėsimdhėnie ėshtė kėrkesė decidive e sistemit tė Bolonjės pėr universitetet. Kjo vlenė pėr Kosovėn, nė rast se dėshiron qė t’i miratohet kėrkesa pėr anėtarėsim tė plotė nė Zonėn Evropiane tė Arsimit tė Lartė, e cila do tė shqyrtohet nė Konferencėn e pestė pėr Kartėn e Bolonjės, qė do tė mbahet nė vitin 2007 nė Berlin. Po ashtu edhe universitetet tjera jashtė Kosovės, Shqipėri e Maqedoni, duhet t’i bėjnė kujdes tė shtuar kėtij problemi, nė rast se dėshirojnė qė tė mos jenė pjesė e Librit tė Zi tė Bolonjės, siē ngjau vitin e kaluar.

Nga: Admin
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
 
BALLINA
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shkenca :: Studentėt Shqiptarė-
Kėrce tek: