Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 “Kukullat” me diplome juridiku!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
AdmiraL
Webmaster
Webmaster


Male
Numri i postimeve : 1911
Age : 96
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: “Kukullat” me diplome juridiku!   24/1/2008, 13:57

Vajzat qe kane mbajtur ne koke kuroren e me te bukurave te Shqiperise, e kane konsideruar veten te privilegjuara, me shume sesa me fat. Por per te pasur CV edhe me te kompletuar, shume prej tyre kane zgjedhur studimet ne fakultetin e Drejtesise, si nje profil ku mendojne se karriera eshte me e sigurt.


Edlira Mema, “Miss Shqiperia 2005”, ka devijuar nga deshira e saj per artet, kjo vetem per te studiuar Juridikun. Studentja e vitit te dyte ne nje universitet privat ketu ne Tirane, thote se ky profil eshte me i sigurt per te ardhmen e saj, madje pohon se ne te ardhmen do te kete nje zyre ligjore teresisht te sajen, brenda se ciles do te zhvilloje profesionin e juristes. Te qenit nje mis, per 21-vjecaren eshte nje privilegj qe i ka hapur qe tani dyert e karrieres.

“Qe tani kam pasur disa oferta per te punuar si juriste dhe kjo ka ardhur nga fakti qe une tashme jam person publik. Nuk pranova asnjeren, sepse une ende nuk kam marre nje diplome. Pasi kjo te ndodhe, jam tejet e sigurt qe do te kem nje vend pune te mire, dhe ketu nuk do te ndikojne vetem aftesite e mia, por edhe fakti qe une kam qene “Miss Shqiperia”, thote Edlira. Per hir te karrieres ne kete fushe, ajo braktisi edhe pasionin e vjeter, pikturen. Ndaj e bindur, Edlira thote se do te zgjidhte arkitekturen nese nuk do te studionte ne fakultetin Juridik. Por para nje karriere te sigurt, te nje juristeje sharmante, Edlira nuk preferoi “lojen me zjarrin”, ku e ardhmja profesionale ne kete profil mund te ishte nje pikepyetje e madhe.
Edhe per Silvi Skenderajn, “Miss Shqiperia 2006”, fakulteti i Juridikut nuk eshte nje zgjedhje rastesore. I ka marre seriozisht studimet, qe prej dites se pare kur shkeli ne auditoret e atij fakulteti, sepse ajo eshte vajze me kembe ne toke. “Sigurisht qe bukuria eshte nje kriter qe te hap dyert kudo, ashtu sic me ka ndihmuar mua deri tani qe te jem imazhi i nje linje transporti apo edhe te prezantoj spektakle te ndryshme. Ne profesionin e juristes duhet edhe shume zotesi, dhe kjo nuk mendoj se me mungon, por fakti qe per nje vit rresht kam mbajtur kuroren e me te bukures se Shqiperise, mbase do me lehtesoje me teper te ardhmen time profesionale”. Duke qene nje studente e nivelit te larte, per Silvin kane nisur qe tani favorizimet, por kur zotesia nderthuret me bukurine dhe famen, kjo per te eshte privilegj qe jo cdo vajze tjeter mund ta kete.
Te njejten gje pohon edhe bukuroshja tjeter e ndare mes pasionit dhe diplomes se juridikut. Vlonjatja shtatlarte qe prej 12 vitesh merret me basketboll ka preferuar nje fakultet me pak impenjiativ, por me te sigurt per pune. Sepse per “Miss Shqiperine 2005”, Suada Sherifi, te qenit nje juriste ne profesion eshte nje zgjedhje e duhur. Nje pune zyre, komode dhe e pershtatshme per karakterin e saj, beri qe ajo t’i futej fakultetit privat per Drejtesi. Prinderit kane pasur goxha ndikim ne vendimet e mia ne jete. Nuk eshte se ata vendosin vulen, por me japin sugjerime. Edhe zgjedhja e Juridikut erdhi nga fakti se ky eshte nje profesion qe ka te ardhme, qe nuk te le pa buke, ku dhe fakti i te qenit e njohur ka goxha ane pozitive”. Ndersa per vajzen bionde qe u kurorezua “Miss Albania” ne vitin 1993, cmimi nuk do te perdorej per t’u perqendruar ne boten e spektaklit. Sidorela Kola e kishte te qarte qe ne fillim ,se diploma e Juridikut do t’i hapte shume dyer ne te ardhmen. Me nje zyre ligjore te sajen, ajo ka ditur te alternoje mjaft mire aftesite me bukurine, si nje nder te parat mise shqiptare te dala nga konkurse bukurie. Tashme jeta e saj eshte e ndare edhe mes impenjimeve familjare dhe profesionit aq shume te deshiruar, per te cilin ajo hoqi dore nga artet, per t’iu perkushtuar profesionit te nje juristeje sharmante, qe shumekush e njeh si “Miss Albania 1993”. Ashtu si Sidorela, Edlira, Suada apo Silvi, miset qe kane mbajtur kuroren e bukurise pergjate nje viti mendojne se kjo do i ndihmoje per te pasur nje te ardhme profesionale me te sigurt ne fushen e drejtesise.

_________________
*AdmiraL* and «Hollywood»® - the World is MinE...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://AdmiralhackeR.hi5.com
 
“Kukullat” me diplome juridiku!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shtypi dhe Politika :: Show Biz-
Kėrce tek: