Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Intervistė me muzikantin dhe kėngėtarin Pirro Ēako

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Intervistė me muzikantin dhe kėngėtarin Pirro Ēako   15/1/2008, 15:27



Tė jesh pinjoll i njė familje artistėsh, do ta konsideronit privilegj apo pėrgjegjėsi?

Mendoj se ėshtė pak nga tė dyja. Se pari, konvertohet mė shpejt privilegji, sepse ka tė bėjė me genin dhe traditėn, ndėrsa mė pas vjen natyrshėm pėrgjegjėsia si pjese e pandarė e kėrkesės profesionale pėr tė mos qenė i krahasueshėm dhe pėr tė qenė sa mė shumė vetvetja.

Sa dhe si ka ndikuar tė qenit Ēako nė formimin tuaj profesional?

Ka patur edhe raste kur femijet e artistėve nuk kanė mundur, ose nuk kanė dashur qė tė ndjekin rrugėn e prindėrve. Nė rastin tim do tė thoja me plotė gojė, se tė lindurit nė familje Ēako mė kanė dhėnė ekzistencėn dhe privilegjin qė tė quhem artist i Shqipėrisė dhe tė pėrfaqėsoj denjėsisht kėtė traditė dhe kėto vlera si njė pėrgjegjėsi dhe obligim kombėtar. Sipas meje artistėt nė pėrgjithėsi dhe pinjollėt e familjeve me emėr nė veēanti janė ato, mbi tė cilėt jo dhe aq bie barra e pėrfaqėsimit tė vlerave nacionale, se sa janė kėta tė fundit ata qė yshten nga ambicja profesionale dhe kombėtare pėr tė promovuar bashkė me emrin e tyre tė madh dhe vlera tė mėdha.

A ka patur Pirro vėshtirėsi nė rrugėn e sfidave artistike, nėse po ku ndryshojnė ato tė njė mbartėsi genesh artistėsh nga ato tė njė talenti tė rastėsishėm?

Nė se e kuptoj mirė pyetjen do t'i pėrgjigjesha se pa vėshtirėsi nuk ka sfida dhe pa sfida nuk ka suksese. Ndėrsa pėrsa i pėrket diferencės tė njė artisti mbartės genesh me njė artist tė "rastėsishėm"ose qė nuk vjen nga njė familje artistėsh, do tė thoja se ėshtė e njėjta gjė. Prindėrit e mi nuk kanė ardhur nga njė familje mbartės genesh. Ata janė bėrė artistė dhe kanė promovuar vlerat artistike falė dashurisė qė kanė patur pėr artin dhe pėrkushtimin e madh pėr tė shpėrthyer talentin nga inkubatori.Unė mendoj se ēdo njeri ėshtė mbartės i njė talenti. Por pa punėn e mjaftueshme, pa njė punė dhe pėrkushtim gati vetmohues, talenti mbetet brenda kėtij inkubatori. Eksperienca botėrorė ka shembuj tė panumėrt qė provojnė tėrėsisht njė filozofi tė tillė tė artit dhe atyrė qė kanė mishėruar me emrin dhe punėn e tyre vlera tė patjetėrsueshme, kryevepra qė do tė rrojnė pėrjetėsisht nė fondin e artė.


Si e pėrjetoni famėn e bashkėshortes tuaj, me doza xhelozie, partneriteti nė karrierė, triumfi tė pėrbashkėt, apo…?

Do tė thoja se famėn e bashkėshortes sime e kam pėrjetuar dhe vazhdoj ta pėrjetoj me sė miri. Ishin arritjet e sukseseve tė saja ato qė zgjojnė tek unė ambicjen profesionale dhe mė pas mė mėsojnė rrugėt pėr tė arritur suksesin, ku ēelėsi kryesor padyshim mbetet puna dhe vetėm puna.

Ndryshe nga personalitetet e tjerė tė artit, tė cilėt protagonizmin e kanė kthyer nė njė armė nė betejat e tyre, ēfarė motivon Pirro Ēakon artist tė qėndrojė sa mė larg kamerave dhe mikrofonave, megalomania apo rritja e natyrshme artistike?

Nuk mendoj se Pirro Ēako ka qėndruar larg mikrofonave dhe kamerave. Nė ditėt tona intervistat, emisiontet televizive si dhe videoklipet janė bėrė arma mė e fuqishme pėr t’u prezantuar me dinjitet nė sytė e zgjuar tė artdashėsve, i cili mbetet sipas meje gjykatėsi mė i mirė


Thuhet se ju i keni privuar jetės tuaj personale dhe artistike qė tė rrini pranė djalit tuaj Anthony dhe bashkėshortes. A ka risk nė jetėn e njė artisti babai i pėrkushtuar dhe bashkėshorti i devotshėm?

E kush nuk do tė bėnte sakrifica pėr familjen. Pa atė nuk do tė kishte jetė nė tokė. E si mos tė sakrifikosh pėr fėmijėn kur ai tė bėn qė tė prekėsh qiellin. Nėrsa pėrsa i pėrket riskut qė mundet tė ketė patur Pirro Ēako si baba artist, mendoj se ėshtė inegzistent. Koha po vėrteton se edhe baballarėt artistė pėrfitojnė nga ky fakt dhe janė nė gjėndje qė me tingujt qė pėrcjellin tė grumbullojnė rreth vetes shumė fansa.

Albumet tuaja spikasin pėr nivelin e lartė tė profesionalizmit, vijėn muzikore, tekstet e kėngėve, harmoninė e penelatave nė dekorin e promocionit, ky ėshtė njė trofe qė do ia dedikonit vetėm vetes apo keni dikė me tė cilin do ta ndanit kėtė triumf?

Per albumin e pare jam shprehur se ėshtė albumi i zemrės sime, ndėrsa atė tė dytin ia kam dedikuar tėrėsisht djalit tim Anthony. Ēmimin qė mora nga revista kult pėr albumin “Mos mė krahaso”, si albumi mė i mirė i vitit, ia dedikoj tė gjithė atyre qė kanė kontribuar pėr realizimin e tij dhe tė gjithė atyre qė e pėlqejnė muzikėn time.


Sa e mundimshme ėshtė tė arrish Olimpin e pėrfaqėsimit dhe kush janė shtigjet qė ka ndjekur Pirro Ēako drejt kėtij kurorėzimi?

Kjo pyetje mė bėn tė buzėqesh, sepse tė prekėsh olimpin ėshtė fjalė e madhe. Por di tė them, se suksesi personal ka ardhur nga njė punė e gjatė dhe kėmbėngulėse qė nė kohėn e pantallonave tė shkurtėra e deri sot.

A mendoni se masivizimi artistik, nėse mund ta artikulonim kėshtu tėrbimin qė ka marrė prodhimi i albumeve dhe kėngėtarėve, sipas jush ndikon negativisht nė koherencėn qė duhet tė prek edhe muzika, si dhe fushat tjera?

Mendoj se pas viteve ‘90 muzika jonė e kishte tė domosdoshme masivizimin, i cili sigurisht solli edhe shumė mosvlera. Por ē'do gjė shėrben pėr zhvillimin, mė tė mirat mbeten, tė tjerat i tret koha.

Sipas Pirro Ēakos, konkurenca pėrftohet si avantazh monetar dhe profesional nėpėrmjet duelit tė vlerave dhe pėrfaqėsimit apo mundėsive pėr promovim?

Mendoj se konkurenca ka lindur dhe do tė vdesė me njeriun. Pa atė do tė ishim tė gjithė njėsoj dhe miq tė pėrjetshėm. Por natyra ka menduar ndryshe dhe prandaj sot njeriu nuk po njeh me limite zhvillimi, e si rrjedhojė dikush me shumė, dikush me pak pėrfitojnė edhe avantazhin monetar, i cili ėshtė i lidhur ngusht me mėnyrėn e tė jetuarit qė shoqėria ka aplikuar qė nė kohėt e hershme e deri nė ditėt e sotme.

Duke hedhur njė vėshtrim nga fėmijėria juaj. Nė moshėn 9 vjeēare ndjekni kursin e parė tė kompozicionit qė u hap nė Pallatin e Pionerėve ne Tiranė. Pra ju i hyni artit. Jeta e partiturave a ka grabitur diēka nga fėmijėria dhe adoleshenca, Ka diēka qė do kishit dėshirė ta pėrmendni?

Sigurisht ē'do fėmijė nė atė moshė vė lodrat nė planin e parė, edhe une jam privuar nga ato. Por me syrin e sotem them se duhet te isha privuar akoma edhe me shume. Nuk kam dėshirė qė ta shoh botėn tė eci me shpejt se sa unė, prandaj flas kėshtu. Pėrfeksionimi pa limite ėshtė njė nga kushte pėr tė ndaluar sadopak kėtė fenomen qė heret a vonė troket pėr tė gjithė qėnien njerėzore.

Njė ndėr synimet tuaja ka qenė hapja e njė studioje regjistrimi nė Tiranė, ku pėrveē kompozimeve vetjake Pirro do tė shkruajė kėngė edhe pėr kėngėtarė tė rinj shqiptarė. Ēfarė u bė me tė?

Studio tashme ėshtė bėrė realitet dhe ka filluar nga puna. Endra ime ėshtė qė studio qė kam tė kontribojė sa mė shumė nė zhvillimin e mėtejshėm tė muzikės shqiptare. Muzikės shqiptare tė erės sė re.

Ku janė projektet e tė tashmes, tė ardhmes sė afėrt dhe asaj tė largėt, nėse ka diēka qė nuk do nguronit tė thonit, kush janė?

Nė muajin Shtator publiku do te njihet me videoklipin e ri tė kėngės “Mos mė krahaso”. Do tė jem pjesėmarrės nė “Kėnga magjike” si dhe nė “Festivalin e RTSH tė fundvitit. Ndėrsa pėr vitin 2008 shpresoj qė tė nxjerr albumin e tretė, i cili sapo ka filluar tė marrė konturet e para modeste, por pėr mua mbetet si punė tepėr inkurajuese.

Vizitoni faqen e kėngėtarit te mirėnjohur, Pirro Ēako: www.pirrocako.com
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Pirro Ēako “Diferenca ime je ti” nė albumin tim tė ri   15/1/2008, 15:29

Kėngėtari i njohur Pirro Ēako, pa dyshim qė ėshtė njė nga talentet, i cili me kontributin e tij ėshtė bėrė pjesė e rėndėsishme nė muzikėn shqiptare. Nė njė intervistė pėr gazetėn “Sot”, kėngėtari i mirėnjohur flet pėr vitin qė sapo lamė pas, emocionet si prezantues, por dhe mbi planet nė aspektin profesional, duke treguar detaje pėr realizimin e vidioklipeve dhe albumin e ri qė do tė nxjerrė. Ndalet nė rrėfimin e tij pėr muzikėn shqiptare si dhe ēfarė shpreson qė tė arrijė nė vitin 2008.
-Jemi nė ditėt e para tė vitit 2008, por unė do tė doja tė dija viti qė lamė pas si ka qenė pėr ju nga ana profesionale?
Nė aspektin profesionale viti 2007 ishte njė vit mė i qetė, por do tė thosha qė unė zakonisht njė herė nė dy vjet qė nga viti 2004 kam pasur njė album, ndėrsa viti 2007 nuk ishte viti i albumit pasi ai ishte nė vitin 2006. Ky vit qė lamė pas pėr mua ishte relativisht i qetė, njė vit akumulimi dhe ndoshta nė drejtim tė vidioklipeve ishte mė i rėndėsishėm pėr arsye sepse unė hodha nė treg dy vidioklipe siē ishte ai i kėngės “Ėngjėll apo Djall” qė doli nė muajin maj tė vitit 2007 dhe tjetri ishte vidioklipi i kėngės “Mos mė krahaso” qė doli nė shtator po tė kėtij viti. Pra, nga kjo anė ishte i pėrmbushur pasi realizimi i dy vidioklipeve nė vit ėshtė njė rendiment i mirė dhe nga kjo anė mendoj se ky vit ishte interesant.


-Thatė qė pėr sa i pėrket vidioklipeve ka qenė njė vit i suksesshėm, por si ka qenė nė drejtim tė krijimtarisė?
Pėr sa i pėrket drejtimit tė krijimtarisė ishte mė tepėr njė vit akumulimi, njė vit nė heshtje pėr t’u rinovuar pak, pėr tė gjetur ide tė reja nė kėrkim tė njė albumi tė tretė qė besoj se do tė jetė shumė mė ndryshe se albumi qė pasoi, dhe mė pas sigurisht qė pati edhe fundin e tij qė u karakterizua me Festivalin e 46 tė Kėngės nė RTSH ku unė isha edhe prezantues sė bashku me Elsa Lilėn.

-Tė ndalemi pak nė eksperiencėn tuaj si prezantues, cilat ishin emocionet qė morėt dhe mendimi juaj pėr zhvillimin e kėtij festivali?
Hera e parė pėr mua si prezantues, njė eksperiencė e re qė unė pata fatin ta prek, por unė nuk do tė jem asnjėherė mė njė prezantues i festivaleve. Unė e dhashė kontributin tim si prezantues, por nuk e shoh veten shumė nė kėtė fushė. Kėnaqėsia ėshtė diēka tjetėr dhe eksperienca ėshtė diēka tjetėr. Kėto janė gjėra apo konkluzione qė do t’i marr vetė, por nganjėherė them se ato tre ditė qė kalova atje nė fillim mu dukėn si tre shekuj, por sot qė flasim pas kaq ditėsh mė duket se nuk e kam jetuar kurrė. Pra, nė tė njėjtėn kohė njeriu i harron gjėrat, sakrificėn dhe atė pėrqendrim kaq tė madh. Kur them se nuk do t’i kthehem mė ėshtė ndoshta edhe njė arsye qė unė nuk e shoh veten nė kėtė fushė, nė prezantim. Ajo ishte si njė kompromis qė unė bėra pasi pati edhe njė prezantim ndryshe sė bashku me kolegen time qė ishte gjithashtu kėngėtare, ishte diēka spontane dhe njė gjetje, shumė njerėz e pėlqyen. Sigurisht qė aty je nė qendėr tė vėmendjes, unė e bėra njė herė prezantimin dhe mendoj se pas gjithė atyre qė ndodhėn shpresoj qė tė ketė mbetur tė paktėn shija e mirė e asaj gjėje qė ne bėmė. Le tė mbetet njė kujtim dhe pėr mua njė faqe historie qė unė nuk kisha prekur asnjėherė dhe unė bėj pjesė tashmė nė atė histori si prezantues. Pėr sa i pėrket kėngėve tė festivali unė e kam thėnė edhe herė tė tjera qė kėnga ėshtė krijimtari dhe tė gjithė pėrpiqen qė tė shkruajnė kėngė tė bukura. Nuk ėshtė e thėnė qė kompozitori kur vjen nė festival tė shkruajė kėngėn e tij mė tė bukur, ajo ėshtė me tė qėlluar, ėshtė krijimtari dhe ėshtė shumė kapriēoze pėr tė gjithė ne, kėshtu qė mua mė duket se festivali ishte shumė serioz dhe kishte njė kthim nė traditė.

-Dy vidioklipet tuaja mė tė fundit janė prezantuar para disa muajve dhe janė vlerėsuar edhe nga publiku. Na tregoni disa detaje nė realizmin e tyre?

Dy vidioklipet e mia mė tė fundit, pasi janė tre rresht deri tani, ku nė vitin 2006 doli vidioklipi i kėngės “Ah moj dashuria ime”, i cili pėr mua mbetet mė i bukuri nga kėta tė tre dhe mė pas vjen vidioklipi i kėngės “Ėngjėll apo Djall”, mė pas vjen edhe vidioklipi i kėngės mė tė fundit “Mos mė krahaso”, kėta tė tre janė tė realizuara nga njė regjisor. Tė tre janė bėrė jashtė Shqipėrisė dhe janė realizuar nė Maqedoni. Kam ndjerė njė sensacion shumė tė madh nė xhirimet e kėtyre vidioklipeve dhe e kam ndjerė veten vėrtetė artist. Gjithashtu kam pasur njė staf tė tėrė qė ka punuar dy ditė pėr mua dhe ka qenė njė organizim perfekt i punės. Ėshtė ēuar teksti, muzika dhe ėshtė punuar nė distancė ku regjisori ka gjetur motivin e vidioklipeve, ka gjetur idenė mė pas ma ka propozuar mua dhe pasi unė kam dhėnė okein ėshtė caktuar data e xhirimit. Stafi ishte i kompletuar kisha pėrkthyes, kostumierė, grimorė, pra i kisha tė gjitha dhe ēdo gjė funksiononte sahat ku asnjė minutė dhe sekondė nuk shkonte kot. Pra, jam ndjerė vėrtetė artist nė kėto vidioklipe dhe shpresoj tė kem fatin qė tė sponsorizohem ndoshta pėr ndonjė vidioklip tjetėr tė ri qė do tė desha ta bėja pėr vitin 2008.

-Ndalemi pak tek viti qė sapo ka nisur, cilat janė disa nga projektet tuaja nė aspektin profesional pėr vitin 2008?
Pėr mua viti 2008 nga ana profesionale ka filluar jo pak me kėngėn “Diferenca ime je ti” qė po jepet non stop, e cila ishte edhe kėnga pėrshėndetėse nė festival. Pra, nuk ėshtė e thėnė qė planet profesionale tė jenė vetėm me vidioklipe, duket se edhe njė duet i bukur nė sallė ka vlerėn e vet. Ėshtė njė duet qė unė e kam shumė pėr zemėr dhe do tė jetė pjesė e albumit tim tė ri pėr tė cilin unė akoma nuk e kam vendosur titullin.

-Sa kėngė do tė pėrmbajė ky album dhe kur do tė prezantohet para publikut?
Albumi do tė pėrmbajė 10 apo 11 kėngė dhe mė shumė se kaq nė kėtė album unė do tė pėrpiqem, por kam mė shumė interes tė jem vetvetja. Sigurisht qė forma mund tė jetė e ndryshme pasi ajo evolon, por unė edhe tė dua tė ndryshoj nuk ndryshoj dot vetėm po tė m’i shkruajė kėngėt njė Pirro tjetėr (qesh). Pra, ky album do tė jetė nė kontekstin e asaj qė unė shkruaj do tė jetė nėn ndjesinė time. Pra, me kėto 10 apo 11 kėngė qė do tė pėrmbajė ky album unė besoj se mund ta realizoj nė fund tė vitit 2008 dhe po nuk arrita do tė jetė pjesė e vitit 2009. Kjo ėshtė njė punė krijimtarie dhe ėshtė shumė kapriēoze.

-Po flasim pėr duete dhe deri tani tė gjitha ato qė keni realizuar kanė qenė tė suksesshėm. Por, a do tė vazhdoni tė keni pėrsėri bashkėpunime me kėngėtarė tė tjerė?
Jam i lumtur me kėtė kėngė tė parė qė realizova, e cila ishte njė duet dhe do tė ketė ndoshta edhe duete tė tjera. Mund tė kem ndoshta edhe njė tjetėr ose njė vajzė dhe njė djalė duke parė edhe nė vazhdim. Tashmė viti 2008 nisi me kėtė kėngė, por do tė desha tė bėja edhe njė singėll tė dytė diku nga muaji maj apo qershor, i cili do tė jetė edhe ai pjesė albumit tim tė ri dhe mė pas po arrita qė tė bėj edhe pjesėn tjetėr tė kėngėve do ta promovoj albumin tim nė fund tė vitit 2008. Pra, kėto janė planet e mia, por njėkohėsisht unė kam edhe njė studio muzike ku prodhoj dhe shkruaj kėngė edhe pėr tė tjerėt dhe do tė jem aktiv ndoshta edhe nė evenimente tė tjera muzikore si p.sh nė “Top Fest” ku mund tė marr pjesė si kompozitor. Ndoshta do tė jem pjesėmarrės edhe tek “Kėnga magjike”apo tek festivali i ardhshėm si kompozitor, por unė mund tė jem po si kompozitor edhe tek ndonjė album i ndonjė kėngėtari tjetėr pasi ka shumė prej tyre qė duan tė kenė njė kėngė nga unė. Kjo ėshtė njė punė shumė e rėndėsishme pėr mua pasi mė ka tėrhequr gjithmonė tė shkruaj pėr tė tjerėt dhe mė jep njė ndjesi kur e dėgjoj kėngėn tė kėnduar nga dikush tjetėr.

-Kėnga e lehtė shqiptare prezantohet nė disa festivale qė organizohen nė vendin tonė. Mendimi juaj rreth tyre?

Ka disa festivale qė zhvillohen nė vendin tonė, por unė jam njohur edhe me vende tė tjera. Nė Gjermani janė 12 festivali, Italia nuk ka festivale tė tipit sezonal ndėrsa tek ne janė katėr festivale qė janė: “ Kėnga Magjike”, Festivali nė RTSH, “Mikrofoni i artė” si dhe “Top Fest”. Unė shpresoj qė tė mbetemi tek kėto tė katėr pasi jemi njė popullsi prej rreth 3 milion banorė kėshtu qė katėr janė tė mjaftueshėm. Tė gjithė janė tė ndryshėm pėr nga forma. “Mikrofoni i artė” ėshtė mė tepėr radiofonik, “Top Fest” ėshtė shumė tendencė dhe festivali i “Kėngės magjike” pėrplas shumė rryma, i cili ruan edhe njė nuancė tė festivalit tė RTSH. Ndėrkohė qė festivali i RTSH- sė ėshtė klasiku nė llojin e tij dhe do tė mbetet gjithmonė nė kėto ujėra pasi i pėrket njė auditori njerėzish qė e kanė dashur dhe do ta duan gjithmonė, i cili ėshtė pak a shumė edhe forma e “Sanremos” dhe mendoj se ai do tė mbetet gjithmonė. Por, ka edhe festivale qė kanė krijuar atė fizionominė e vet siē ėshtė p.sh festivali i “Kėngės Magjike” ku edhe unė kam dalė si kantautor dhe si kompozitor nga ky festival ndėrkohė qė do tė kisha dėshirė tė merrja pjesė edhe nė “Top Fest” ndonėse shumė trendy do tė doja qė tė provoja forcat e mia, pra tė gjitha kėto festivale tė japin mundėsi qė tė vesh veten nė provė. Koha ikėn dhe nuk kthehet mė. Unė p.sh para 20 vjetėsh kisha mė shumė dėshirė pėr tė arritur diēka dhe sot mbase nuk e kam mė diēka tė tillė. Kur njeriu arrin atė qėllim e tij ai ndjehet mirė me atė qė ka bėrė dhe vetvetiu e shikon pak mė ndryshe. Pra katėr festivale nuk janė pak, por edhe shumė nuk janė. Ne jemi akoma nė kėrkim tė identitetit sepse ndryshoi katėrciprorisht muzika tek ne pasi mė parė ajo ishte e centralizuar dhe tė arrish tė krijosh njė identitet nuk ėshtė pak. Por, unė mendoj se kėto janė festivale qė i japin mundėsi tė rinjve qė tė promovohen fort pasi ajo ėshtė njė vitrinė, ndėrkohė qė festivali i kėngės vazhdon tė ruajė atė ndėrthurjen e mirėfilltė tė brezave pasi e ka edhe traditė. Festivali i Kėngės nė RTSH do tė funksionojė herė mė mirė apo herė mė keq, por ai do tė jetojė pasi ėshtė ndėrtuar dhe i ėshtė dhėnė ajo formulė qė do ta mbajnė breza me radhė. Prandaj them se ndoshta edhe unė do tė kujtohem pas 400 vjetėsh dhe kur tė jetė festivali i 446 do tė thonė qė nė edicionin e tij tė 46 ka qenė njė prezantues qė quhej filani dhe do tė japin disa kėngė tė miat dhe kėtu qėndron edhe bukuria e tij, kėshtu qė me pak fjalė nuk janė shumė festivale kėnge.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
 
Intervistė me muzikantin dhe kėngėtarin Pirro Ēako
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shtypi dhe Politika :: Show Biz :: Intervista-
Kėrce tek: