Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 VIP-at, nė bankat e shkollės, pasi bėhen tė famshėm

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: VIP-at, nė bankat e shkollės, pasi bėhen tė famshėm   15/1/2008, 14:31

VIP-at shqiptarė, tė vetėdijshėm se edhe pse sot janė nė majė tė suksesit, njė ditė ndoshta u duhet tė bėjnė edhe diēka tjetėr nė jetė. Pėrpos kėsaj ėshtė edhe rėndėsia e tė shkolluarit. Por ajo qė ndoshta tė bėn pėrshtypje, ėshtė se degėt pėr tė cilat ata studiojnė tashmė nė universitete, thuajse nuk kanė lidhje fare me atė ēfarė ata bėjnė aktualisht. Kemi sjellė nė fokus disa prej tyre, qė pasi janė promovuar nė skenat dhe ekranet tona, janė ulur mes tė tjerėve nė bankat e shkollės, pėr tė marrė edhe ata statusin e studentit.

Elvana, jo vetėm kėngėtare



Elvana Gjata, njė nga kėngėtaret mė tė suksesshme tė momentit nuk lė asnjė ēast pas dore studimet e saj. Ajo ėshtė studente e vitit tė tretė tė regjisurės nė Akademinė e Arteve. Regjisura, ky ėshtė pasioni i Elvanės, tė cilėn publiku dėshiron gjithė kohės ta shohė nė skenė duke kėnduar. Por siē duket, ambiciet e saj janė pėr mė tepėr dhe nė njė tjetėr fushė tė artit, atė tė filmit. Por derisa kėngėtarja tė pėrfundojė studimet dhe tė nisė karrierėn si regjisore, neve na duhet ta shijojmė atė nėpėr skena dhe klipet e saj tė nxehta.
Juristja Zanfina Ismajli



Pėrpos koncerteve, klipeve e albumeve, Zanfina Ismajli, bukuroshja nga Kosova studion pėr Drejtėsi nė Universitetin e Prishtinės. Drejtėsia ėshtė nė fakt larg kėngės, por siē duket, kjo ėshtė zgjedhja e kėngėtares seksi, qė ta shohė veten njė ditė pse jo edhe nė njėsallė gjyqi. Kėshtu qė herė pas here kėngėtares i duhet t’i lėrė angazhimet e saj muzikore, pėr tė qenė e pranishme nė auditoret e shkollės pėr tė ndjekur leksionet e radhės.

Arkitektja e ardhshme Zajmina Vasjari



Nė vitin 2002, kohė kur bukuroshja Zajmina Vasjari do tė vendoste kurorėn e “Miss Shqipėria 2002”, kishte dy ėndrra pėr tė ardhmen: Tė vazhdonte studimet pėr arkitekturė dhe tė hynte nė botėn e muzikės. E tashmė pėr tė, kėto ėndrra janė njė realitet. Ka arritur tė promovohet si kėngėtare e njėkohėsisht tė realizojė ėndrrėn e saj pėr tė vazhduar studimet e larta nė degėn e saj tė preferuar. Ajo sot ėshtė studente nė vitin e dytė, dega Arkitekturė, nė njė prej universiteteve private tė kryeqytetit. Fakti qė ajo ėshtė njė vajzė e ekranit, duket se e ka ndihmuar jo pak edhe nė universitet. Siē ėshtė shprehur edhe ajo vetė, “dega qė unė kam zgjedhur kėrkon shumė impenjim, dhe duke qenė se unė merrem edhe me spektaklin, ka pasur raste kur mund ta kem lėnė shkollėn pak pas dore. Pėr kėtė arsye, pėr disa mungesa ose orė tė humbura, pedagogėt mė kanė toleruar”. Kėnga me tė cilėn ka pasur sukses mund tė jetė e pėrkohshme, pasi ajo tregon se “arkitekturėn e mendoj si profesionin tim nė tė ardhmen, kurse aktivitetet e tjera do tė jenė nė plan tė dytė”.

Eralda Hitaj, ėndrra njė regjisore



Brunia me sy bojėqielli qė do tė pėrfaqėsonte pėr herė tė parė Shqipėrinė nė “Miss Univers”, Eralda Hitaj, qė nė fillimet e saj nė botėn e modės do tė rrėfente se ėndrra e saj ėshtė tė bėhet njė regjisore. Ndėrsa ka kohė qė shfaqet nė njė emision nė njė televizion shqiptar, modelja bukuroshe e krahasuar me Angelina Jolie duket se po e kthen nė realitet ėndrrėn e saj. Ėshtė e dashuruar pas kinemasė dhe teatrit, ndaj ambiciet e saj lidhen vetėm me njė karrierė si regjisore, ku preferon tė bėhet e suksesshme si regjisore filmi. Ėshtė regjistruar shtatorin qė shkoi nė Akademinė e Arteve, dhe ashtu siē thotė dhe vetė, “jam e gatshme tė vė nė funksion tė gjitha energjitė e mia dhe do tė studioj e do tė punoj shumė pėr ta arritur atė qė dua”. E qė ėshtė sigurisht regjisura.
Studentja e zellshme Orinda Huta



Tashmė duket si njė kohė e largėt, kur ajo do tė ishte njė prej mjaft tė rinjve nė emisionin veror “Kėrkohet njė yll”. Zbulimi i saj aty do tė bėnte, qė mė pas tė ishte njė nga kėngėtaret e reja mjaft tė preferuara tė publikut, e sidomos pas kėngės qė u kthye nė njė hit “Tani e di”. Edhe pse kėngėt dhe sukseset e saj do tė ndiqnin njėri-tjetrin, Orinda aktualisht duket se i ėshtė larguar disi muzikės. Kjo pėr arsyen se i ėshtė pėrkushtuar tėrėsisht studimeve tė saj. Ajo ėshtė studente nė vitin e dytė nė Universitetin Evropian, ku vazhdon studimet e larta pėr Publik Relation nė kėtė universitet tė Tiranės.
Turi s’do vetėm ekranin



E rastėsisht me tė nė tė njėjtėn klasė dhe detyrimisht degė, pėr Publik Relation ėshtė edhe kėngėtari Turian Hyska, anėtar i grupit “Product 28”. Koha e tij tashmė ėshtė edhe mė e ngjeshur. Aktiviteti me grupin e tij, me tė cilin sapo ka hedhur nė treg albumin e ri “Njė kat mė lart”, puna e tij nė njė televizion nė kryeqytet dhe nga ana tjetėr studimet e larta, duket se nuk i lėnė asnjė hapėsirė boshe djalit simpatik. Megjithatė, ai ka treguar se di t’ia dalė mbanė ēdo gjėje. Dhe kėtė e ka vėrtetuar.
Xhemi Shehu, mė sė fundi studente



Ka kuptuar qė tani ėshtė koha e duhur tė ndjekė studimet e larta. Kėshtu show-girl Xhemi Shehu, ka nisur studimet pėr marrėdhėnie me publikun nė universitetin Evropian, e njėherazi duke u larguar edhe nga spektaklet, apo edhe nga projektet qė e lidhnin atė me Italinė. Tani pėr tė ėshtė vetėm shkolla. Edhe pse zėrat e pėrfshijnė atė nė njė projekt tė madh, ku kėtė fillimviti ajo do tė rishfaqet si prezantuese. Megjithatė, tashmė janė vetėm zėra. Vetė Xhemi nuk e ka pohuar njė gjė tė tillė, por e pranon se ka dėshirė qė tė shfaqet sėrish nė ekran e ndoshta me njė spektakėl edhe mė tė madh se “Portokallia”, ku ajo do tė jetė e vetme pėr tė mbizotėruar skenėn. Le tė presim atėherė.
Shpati, pse jo larg skenės



Ēuditėrisht edhe kėngėtari Shpat Kasapi ka zgjedhur njė degė qė nuk ka lidhje me atė ēfarė bėn. Nė fakt edhe pse e habitshme, ai ėshtė njė prej studentėve tė universitetit tė Shkupit, ku studion pėr Shkenca Politike. Ndoshta kjo ėshtė njė dėshirė e Shpatit pėr t’u bėrė diēka krejt ndryshe nga ajo me tė cilėn ėshtė promovuar dhe bėrė i suksesshėm ndėrkaq. Le tė urojmė qė fati ta ndjekė ashtu si edhe nė skenat muzikore.
Paloma, njė universitet tė dytė

Rudina Mneri, ose vajza e pagėzuar nga Aldo Lipe si Paloma dhe e bėrė mjaft e njohur nė emisionin “Goodmorning Albania”, duket se ka vendosur tė mos u ndahet bankave tė universitetit. Verės sė 2007-ės u dha fund studimeve pėr gazetari. Diplomimi nė kėtė degė pėr tė duket se ėshtė i pamjaftueshėm. Kėshtu qė pak muaj mė pas, ajo si shumė personazhe tė njohur qė kanė zgjedhur Universitetin Europian, nisi studimet nė degėn Shkenca-Komunikim. Njė zgjidhje kjo mjaft premtuese pėr gazetaren.
Ēili, e joshur nga diplomacia


Ēiljeta Xhilaga, kėngėtarja qė pėrveē zėrit, magjeps publikun edhe me hiret e saj, ėshtė njėherazi edhe studente nė vitin e katėrt pėr Diplomaci Evropiane. E pranon se ndihet mirė nė shkollė dhe ėshtė njė degė qė e pėlqen. Por nė fakt tė gjithėve na duket e ēuditshme dhe ndonjėherė e paimagjinueshme ta shohim Ēilin nėn lėkurėn e njė kostumi zyrtar. E kjo nė fakt do tė ndodhė nėse vetė ajo do tė braktisė njė ditė muzikėn, pėr t’iu pėrkushtuar asaj ēfarė ajo po studion. Ose ndoshta Ēili do tė zgjedhė tė shfaqet nė tė dy dimensionet.
Rezarta Shkurta, nesėr njė psikologe



Rezarta Shkurta, kėngėtarja qė nė fėmijėrinė e saj kishte studiuar pėr pikturė, do t’i habiste tė gjithė kur do tė zgjidhte tė studionte nė njė degė qė nuk ka lidhje me dy gjinitė e artit tė lartpėrmendura. Ajo ka zgjedhur Psikologjinė dhe ėshtė studente nė vitin e dytė nė Universitetin UFO. Megjithatė, ajo ia del t’i kombinojė shumė mirė, si kėngėn qė nuk e braktis pėr asnjė moment, po ashtu edhe ndjekjen e leksioneve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
 
VIP-at, nė bankat e shkollės, pasi bėhen tė famshėm
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shtypi dhe Politika :: Show Biz-
Kėrce tek: